Rezultati katastrofik i Qeverisë në shumë fusha do të çojë në ndryshimin e saj në Maqedoninë e Veriut, parashikon shefi i zyrës së fondacionit gjerman Konrad Adenauer në Shkup, Daniel Braun.
Në një intervistë për radion gjermane Deutschlandfunk. Arsyeja për këtë është situata katastrofike në shumë sektorë në vend, thotë Braun, fondacioni i të cilit konsiderohet i afërt me partinë konservatore gjermane CDU, duke shtuar se temat më të rëndësishme të zgjedhjeve do të jenë problemet e brendshme politike, jo anëtarësimi në BE.
“Tema e korrupsionit, gjendja e keqe e sistemit shëndetësor, ndotja e ajrit, mjedisi, arsimi dhe ekonomia. BE-ja nuk është tema kryesore”, thotë Braun për Deutschlandfunk.
Braun parashikon një ndryshim të Qeverisë dhe jep shembuj se pse kjo do të ndodhë.
“Mendoj se ndryshimi i Qeverisë është shumë i mundshëm. Ndryshimi i Qeverisë vjen para së gjithash për faktin se bilanci i Qeverisë është katastrofik në shumë fusha. Korrupsioni dhe mosfunksionimi i shtetit shihet kudo. Personalisht si përgjegjëse zyre më prek thuajse çdo ditë, kur bëhet fjalë për dokumente etj. Ja një shembull: marrëveshja me Greqinë dhe ndryshimi i emrit parashikonte lëshimin e dokumenteve të reja identifikimi gjatë periudhës pesëvjeçare të tranzicionit. Qeveria humbi afatin. Në fillim të vitit, një milion qytetarë ishin të bllokuar brenda dhe jashtë vendit sepse nuk kishin më dokumente të vlefshme udhëtimi”, thotë Braun.
Garancitë për kërkesat bullgare
Megjithatë, Braun është optimist se ndryshimi i Qeverisë nuk do të thotë ndryshim në kursin pro-evropian të vendit.
“Të gjitha këto janë gjëra që kanë një ndikim shumë negativ dhe nëse ka ndryshim të Qeverisë, për mendimin tim, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se vendi nuk do të ketë më kurs pro-evropian, sepse VMRO-DPMNE-ja nuk ka thënë kurrë se nuk duan ndryshim kushtetues për pakicën bullgare. Frika e madhe – në të cilën VMRO-DPMNE ka mbështetje të madhe te maqedonasit etnikë – është se ky ndryshim kushtetues nuk do të jetë kërkesa e fundit për vendin nga Bullgaria dhe se procesi i anëtarësimit do të lejë hapësirë për kërkesa të reja në nivele të shumta. VMRO-DPMNE kërkon garanci të mëtejshme se kjo është me të vërtetë kërkesa e fundit politiko-identitare nga Bullgaria dhe është diçka për të cilën ka mbështetje të gjerë në popullatën maqedonase etnike në vend”, ka deklaruar Braun.
Marrëdhëniet me Bullgarinë dhe çështja nëse vendi do të ndryshojë Kushtetutën për të përfshirë bullgarët në të do të jenë vendimtare në periudhën e ardhshme. Sipas Braun, nuk përjashtohet që marrëdhëniet mes dy vendeve të përshkallëzohen në drejtim negativ. I pyetur nëse ardhja e VMRO-DPMNE-së do të ndezë tensionet me Bullgarinë, Braun përgjigjet me një kundërpyetje:
“Çfarë do të thotë të përkeqësosh tensionet?” Bullgaria e bëri relativisht të qartë se çfarë të priste. Fatkeqësisht, në Bullgari ka edhe politikanë të rëndësishëm që flasin relativisht hapur për këtë, se kjo mund të mos jetë kërkesa e fundit dhe në këtë drejtim, po, ndoshta marrëdhëniet do të vazhdojnë të përshkallëzohen. Por kjo është edhe për shkak të kësaj asimetrie të fuqisë. Maqedonia e Veriut varet nga parimi i unanimitet që Bullgaria të heqë veton e saj dhe në parim nuk ka zgjidhje tjetër veçse të mbështetet në vullnetin e mirë të Bullgarisë për të siguruar që kjo të ndodhë”, shtoi Daniel Braun, shefi i zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup, në një intervistë për Deutschlandfunk.