“Përshëndetje! Viti 2022 ishte një vit i vështirë për të gjithë botën, por historia ka treguar që e mira triumfon gjithnjë, dhe ndaj në emrin e partisë Aleanca për Shqiptarët, në emrin e Komunës së Gostivarit, në emrin tim personal uroj që viti 2023 të shkruhet si vit i njerëzve të mirë! Qofshi të gëzuar e plot paqe në çdo ditë të vitit të Ri!” Shkruan Taravari.
Author: Jeta almakos
Tregu i punës ka një etje të madhe për punëtorë, sidomos për punëtorë të kualifikuar. Firmat ankohen se punëtorë nuk ka, por punëtorët janë bërë të zgjar. Pa i parë në kontratë kushtet e punës dhe pagën, nuk pranojnë të punojnë. Bazuar edhe në hulumtime gjeneratat ndryshojnë dhe ato kanë specifikat e tyre por vërehet vetëdijësim I ngritur në kërkesat e punëtorëve, thonë ekspertët. “E para që i kushtohet shumë rëndësi është ngritja në karierë, ngritja profesionale, mundësia për t’u ngrit profesionalisht në një industri. Pastaj faktor tjetër shumë i rëndësishëm mundësia e përmbushjes profesionale. Çdo i punësuar i gjeneratës…
Vendit tonë asnjë e keqe nuk i ka ndodhur nga Marrëveshja e Ohrit, përkundrazi shteti e vendi u forcuan, fituan më shumë kredibilitet ndërkombëtar. Kështu u shpreh sot lideri i BDI-së Ali Ahmeti në prag të festave të fundvitit. Ai po ashtu tha se, asnjë e keqe nuk i ka ndodhur vendit edhe me firmosjen e Marrëveshjes së Prespës. “Përkundrazi veni u anëtarësua në Aleancës e NATO-s.Po të mos ishim anëtarë të NATO-s, paramendoni çfarë do të na gjente nga Rusia!”, deklaroi Ahmeti. “Ne nuk jemi kundër popujve, por jemi kundër pushtuesve”, u shpreh Ahmeti.
Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në Shkup, më saktësisht në Karposh. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit. Nuk ka ndalesa në trafik. Sipas informacioneve të para nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Përqindja e punonjësve shqiptarë vazhdon të jetë e vogël, ndërsa ngjitja e shkallëve të karrierës, kualifikimet, avancimet në detyrë kanë ngecur në vend prej shumë vitesh, madje po shkojnë drejt regresit. ”Të izoluar, të nënçmuar dhe pa perspektivë”, kështu e përshkruajnë situatën disa punonjës shqiptarë. Kjo është arsyeja që largimi nga ky institucion konsiderohet si një nga veprimet më të domosdoshme Konkurset e fundit të punësimeve dhe avancimeve që po zhvillohen në Entin Shtetëror të Statistikave kanë shumë pak gjasa të ndryshojnë pasqyrën e përfaqësimit të drejtë etnik brenda këtij institucioni. Përqindja e punonjësve shqiptarë vazhdon të jetë e vogël,…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar vitin e ri, me lutjen për paqen dhe dashurinë. Rama në urimin e tij tha se gjatë këtij viti ka bërë aq sa ka mundur dhe poqëse do të kishte mundësi të bëj më shumë, atë do ta bënte. “Ky ka qenë një tjetër vit tejet i vështirë, si inflacioni i luftës dhe çmendja e çmimit të energjisë e kanë bërë një vit të zymtë për mbarë Evropën. Kemi pasur edhe ditë të mira, në mes tyre edhe ditë historike si finalja e parë evropiane në Shqipëri apo Samiti i parë i BE-së,…
Shkupi ishte në mesin e dhjetë qyteteve botërore me ajrin më të ndotur pasditen e sotme, në fund të ditës së fundit të vitit 2022. Rreth orës 16:00 ishte në vendin e tetë, dhe rreth orës 17:00 ishte në vendin e 9-të sipas shkallës së ndotjes. Instrumentet matëse në faqen ndërkombëtare të internetit IQAir matën një indeks të ndotjes së ajrit prej 174 dhe ajri u etiketua “i pashëndetshëm”. Në botë, ajrin më të ndotur e kanë thithur banorët e Ulaanbaatar të Mongolisë, ku ka pasur një indeks 477. Sot pasdite, në Shkup ka pasur zona ku ajri ishte tepër…
Derisa qytetarët dhe turistët shijojnë koncerte spektakolare dhe fishekzjarre e projeksione lazer në kryeqytetet kryesore botërore, imazhi nga sheshi i Shkupit është i zbehtë. Kështu ishte edhe në ditën e fundit të këtij viti 2022. Mungoi edhe ardhja spektakolare e Babadimrit, të cilin më të vegjlit mezi e prisnin. Dhe më të vjetrit janë shpërndarë nëpër markete, e pas festave të përditshme nëpër kafene. Megjithatë, në shesh është ngritur një skenë, ndaj një pjesë e madhe e yjeve të estradës vendase u organizuan vetëm për të performuar me iniciativën e tyre./TV21
Pastrimi i deponisë së vogël me lindan në Ohis është njëri nga aktivitetet më të rëndësishme ekologjike që shënuan vitin 2022, ndërsa vitin që po kalon do ta mbajmë mend edhe për fitoren e vogël por të rëndësishme të ekologjisë ndaj biznesit, anulimi i koncesioneve për hidrocentrale të vogla në Sharr. Megjithatë, mbrojtja e natyrës edhe më tej nuk është ana jonë e fortë, ndërsa kjo më së miri shihet përmes faktit se këto objekte energjetike janë paraparë edhe në Parkun Nacional të Mavrovës. Ndërkaq, shembulli i rajonit të Ohrit, pasuria jonë më e madhe natyrore dhe kulturore, e mbrojtur…
Jana dhe Sofija e ndajnë vendin e parë si emëra më të shpeshtë femëror, ndërsa te emrat mashkullor epërsi bindëse ka emri Lluka – 213 prindër kanë emëruar fëmijën me këtë emër, tregojnë të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës. Në vitin 2021 në mesin e emërave më të popullarizuar te foshnjet femra janë Jana, Sofija, Ana, Mila, Hana, Bisera, Melek, Alina…, ndërsa te foshnjet meshkuj emërat më të shpeshtë janë Lluka, Damjan, Mihail, Marko, Ajan, Amar, Hamza… Si emra specifik të cilët prindërit ua kanë vendosur foshnjeve të tyre janë Anika, Inara, Asja, Bora, Dua, Oleg, Jan,…
Aleanca për Shqiprarët përmes një postimi ka uruar qytetarët duke kuktuar që viti 2022 ishte vit i sfidave për të gjithë ne duke uruar që citi 2023 të jetë vit më i qetë, shkruan Top24 Viti 2022 ishte një vit i sfidave si për ne, ashtu edhe për të gjithë qytetarët e vendit dhe mbarë botën. Bashkërisht kaluam shumë momente të vështira, nga disa prej tyre dolëm shumë më të fuqishëm, në të tjera morëm shumë mësim dhe përvojë. Urojmë që Viti i Ri 2023 të jetë më i qetë, të jetojmë në paqë dhe harmoni, të kemi shëndet e…
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se, mbrëmë në orën 23 në rrugën “Pero Nakov” policia ka privuar nga liria personin D.A. (56) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka shkaktuar zjarrin në strehimoren “Ranka Milanoviq” në Shkup, ku ka qëndruar, me çka është djegur një pjesë e objektit. “Nga ana e Brigadës së Zjarrfikësve zjarri është shuar, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit do të vijojë paraqitje përkatëse”, informuan nga MPB. Për zjarrin mbrëmë në Facebook informoi edhe kryetari i Gazi Babës, Boban Stefkovski. Ai theksoi se, në…

