Një veturë e tipit BMW mëngjesin e sotëm ka hyrë në korsinë për në rrugën kryesore dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion tip “Stayer”, në makinë udhëtonin tre persona shtetas të Maqesonisë, ku si pasojë ka humbur jetën 41 vjeçari S.E. i cili njëherit është edhe prindi i lojtarit të njohur të klubit futbollistik Shkëndija, si dhe pasagjeri tjetër 26 vjeçar D.J. i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Vetura e cila është aksidentuar mëngjesin e sotëm në rrugën Plovdiv – Karlovë siç raportojnê mediat bullgare e gjithë pjesa e përparme e makinës pothuajse është e…
Author: Jeta almakos
Komisioni Evropian nënshkroi sot rishikimin e marrëveshjeve dypalëshe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit Anti-Terrorist për Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i marrëveshjes së rinovuar është forcimi i bashkëpunimit në fushën e luftimit të terrorizmit, parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, tha Komisioni. Marrëveshjet u nënshkruan nga Komisionerja për Punë të Brendshme, Ilva Johanson, Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledar Çuçi dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski. “Kjo marrëveshje na mundëson bashkëpunim të ngushtë. Ajo që është e re në këto marrëveshje të rishikuara është…
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pritet të nisë të hënën një vizitë në Kosovë. Ai do të jetë i shoqëruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Vizita e tyre vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Më 6 dhjetor, disa grupe të qytetarëve serbë kanë penguar hyrjen e zyrtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor në zyrat e këtij institucioni në veri, dhe kanë shkaktuar incidente me armë zjarri në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, komuna me shumicë serbe. Zgjedhjet për komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Zubin…
Policia e Kosovës është sulmuar në veri të vendit, raporton Gazeta Blic. “Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”, thuhet në njoftim. Kumtesa e Policisë: NJOFTIM PËR MEDIA Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë…
Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte në vizitë të parë në Komandën Supreme të Forcave të NATO-s për Evropë në Mons, të Belgjikës, ku pati takim me komandantin suprem të forcave të NATO-s dhe të trupave të SHBA-së në Evropë, gjeneral Kristofer Kavoli. Pas takimit me Kavolin, presidenti Pendarovski kishte një brifing të shkurtë me gazetarët nga Maqedonia e Veriut, të cilët janë mysafirë në Departamentin e Diplomacisë Publike në NATO. Gjatë kësaj theksoi se temë e bisedimeve me Kavolin ishte lufta në Ukrainë dhe ndihma joushtarake të cilën Aleanca ua jep forcave ukrainase, si dhe për kontributin të cilin Maqedonia…
Kryeministri Rama ka postuar dy ballinat e dy gazetave më të mëdha në Gjermani të cilat i bëjnë jehonë samitit të Tiranës. Rama shprehet krenar për mbresat që ka lënë Shqipëria si vendi mikpritës i Samitit BE-Ballkani Perëndimor. “Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht”, shkruan Kryeministri në Facebook./Tv Klan
Aksident i rëndë sonte në autostradën Tetovë-Shkup, afër mbikalimit në Trebosh.
Kryetari i partisë politike VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe nënkryetari i partisë Timço Mutsunski, sot kanë realizuar takim me ambasadorin e Kanadasë, Xhajls Norman, ku kanë diskutuar për korrupsionin, krimin, ekonominë dhe të gjitha zhvillimet aktuale në vend, njoftojnë nga VMRO-DPMNE. “Mickoski e ka theksuar shqetësimin për shkallën e lartë të krimit dhe korrupsionit në vend dhe kapacitetin e dobët të qeverisë së LSDM-së për të luftuar krimin e organizuar, duke theksuar se në gjashtë vitet e fundit që kur LSDM-ja është në pushtet, vendi fundoset në krim dhe faktet flasin për atë se zyrtarë të lartë të qeverisë akuzohen për…
Dita e tretë që disa prej udhëkryqeve kryesore të Shkupit janë bllokuar nga protesta e kompanive të autobusëve privatë. Pas tre ditësh heshtjeje, më në fund dikush nga Qyteti i Shkupit doli për të folur për këtë çështje. Sekretari i Qytetit të Shkupit Goran Gligorov i bëri thirrje MPB-së me kompetencat që ka të ndërmarrë masa, sepse sipas tij një interes privat po e dëmton qytetin dhe qytetarët. Po Gligorov pasi lexoi atë që kishte shkruar, iku, duke mos pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Nga ana tjetër, Drejtori i “Slloboda Prevoz” Lenin Jovanovski sot tregoi se tërhiqët nga organizimi…
Për herë të parë Maqedonia dhe Bullgaria nderuan zyrtarisht një person historik – Shën Klimentin e Ohrit, për të cilin historianët paraprakisht kishin rënë dakord për një tekst të përbashkët. Në prag të festës së nesërme, shefat e diplomacisë, Bujar Osmani dhe Nikolaj Milkov, vendosën lule para bibliotekës kombëtare në Shkup, e cila mban emrin e shenjtorit, por mediat nuk ishin të ftuar. Në konferencën për shtyp më herët, ministri bullgar Milkov, tha se për këtë festë të përbashkët të të dyja vendeve është meritë e Komisionit të Përbashkët i Historisë, puna e të cilit, shtoi ai, është e rëndësishme…
Nën moton “Deri në një miliardë dhe më përtej”, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani dhe homologu i tij bullgar, Nikollaj Milkov sot në Shkup hapen Forumin e Biznesit. Ata po ashtu nënshkruan disa marveshje dhe memorandume bashkëpunimi mes dy shteteve, në fushën e biznesit. Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se mbi 150 kompani dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit, janë të interesuara për bashkëpunim të ndërsjellë mes dy vendeve. BUJAR OSMANI-MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME “Para nesh është një dekadë në të cilën parashikimet tona janë që…
Policia në Tiranë e ka arrestuar gjatë mbrëmjes së kaluar Ismail Morinën, i njohur ndryshe edhe si Ballist Morina, dhe i cili kishte hedhur me dron një flamur në ndeshjen Shqipëri-Serbi në Beograd. Shkaku i arrestimit pretendohet të jetë një status i tij në Facebook ku përmendej edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Edhe pse tha se s’do të shkonte, Vuçiq tashmë ka arritur në Tiranë. “Kam marrë vesh që Vuçiqi don me ardhë në samit nesër, ia kishin pasë mbushë mendjen pasi i kishin ofru do karamele ZANA. Unë sapo zbrita në aeroportin NANA TEREZË, nji palë syze t’moçme…

