Policia e Tetovës ka bërë të ditur se me datë 29.12.2022 në ora 16:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin L.M. (21) nga Tetova informon Tetovasot. Gjatë bastisjes së kryer në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me urdhër të gjykatës, iu gjetën dhe sekuestruan marihuanë dhe 6 fishekë të kalibrave të ndryshëm armësh.
Personi është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.Ts