LSDM do të duhet të analizojë nëse në zgjedhjet parlamentare do të shkojë me lista të përbashkëta me BDI-në edhe pse paraprakisht u paralajmërua se edhe kjo zgjidhje nuk përjashtohet. Kryeministri Kovaçevski në intervistën e djeshme 360 gradë, tha se tani është shumë e vështirë që të jepet përgjigje nëse ky opsion është i pranueshëm, megjithatë shtoi se i njëjti nuk përjashtohet. “Ky debat është objekt i analizës, megjithatë duhet bërë analiza të mira në aspekt të studimeve empirike, se çka do të thoshte kjo. E dyta, në lidhje me harmonizimin e programeve, të vlerave, dhe në lidhje me harmonizimin…
Author: Jeta almakos
Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka bërë të ditur pas mbledhjes së sotme të BDI-së në Tetovë, se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të jetë kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut nga 28 janari i vitit të ardhshëm deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërsa kryetari i ri i Kuvendi do të propozohet nga partnerët e koalicionit qeveritar. Po ashtu, në këtë mbledhje u caktua edhe Shefi i Shtabit Qendror i BDI-së për zgjedhjet e vitit 2024, dhe ai do të jetë ministri aktual i Financave, Fatmir Besimi. Ndërsa është autorizuar kryetari i kësaj force politike…
I ati dhe të dyshuarit tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçeskës (14) nuk janë pritur mirë nga të burgosurit tjerë në burgun e Shkupit. Drejtori i burgut, Filip Andov nuk konfirmoi e as demantoi informacionet se nuk janë pritur mirë nga të burgosurit tjerë dhe thekson se siguria është nën kontroll dhe se qasje deri te katër të dyshuarit është e kufizuar. “Ata janë të ndarë nga të paraburgosurit tjerë. Jo secili zyrtar në burg ka qasje në ato hapësira. Aty mund të hysh me kartelë të posaçme që i mbajnë disa rojtarë të caktuar. Ata kontrollohen vazhdimisht…
Prokuroria e Shkupit ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 33 vjeçari nga Shkupi, i cili në veturën Audi Q5 ka mbajtur armë zjarri në mënyrë të paligjëshme. Atë ditë I dyshuari ia ka drejtuar armën tre personave dhe ka gjuajtur një plumb në ajër para ndërtesës ku ai banon dhe njërin nga tre personat e ka goditur me shuplakë në fytyrë. PROKURORIA PUBLIKE “Ka filluar hetimi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 3. Ndaj…
Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka iniciuar procedurë kundër personit i cili dyshohet se ka kryer vepra penale ngacmim seksual , rrezikim të sigurisë dhe përndjekje, njoftojnë nga prokuroria themelore publike Shkup. Prokuroria sqaron se gjatë muajit nëntor, i dyshuari vazhdimisht ka shpërndarë shkrime dhe ka pasur transmetime të drejtpërdrejta në profilin e tij në Facebook duke kërcënuar se do të sulmojë jetën e prokurores publike themelore të Prokurorisë Publike Prilep dhe anëtarëve të familjes së saj të ngushtë. PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE SHKUP “Synimi i tij ishte ta shqetësonte dhe frikësonte atë, në bazë të gjinisë, statusit personal, familjar dhe…
Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, në një intervistë për emisionin “RTK Prime”, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është vlera më e madhe kombëtare dhe ajo nuk mund të njolloset. “UÇK-ja është vlera më e madhe që tregon se ne shqiptarët luftuam për vetveten, sepse gjithmonë të tjerë na kanë përdorur, prandaj UÇK-ja është edhe simbol i kësaj që shqiptaria për herë të parë bëri diçka për vetveten. Në këtë kontekst ai shqiptar që lejon të njollosët ky simbol i krenarisë, trimërisë dhe lirisë sonë, ai me të vërtet ka probleme të mëdha me veten”, ka deklaruar Mehmeti. Duke…
Gjuajtje me armë janë regjistruar në Bit Pazar të Shkupit, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. Një 33-vjeçar nga Shkupi, me iniciale I.R. ka gjuajtur me armë disa plumba në ajër dhe pas kontrollit që i është bërë nga policia, është kapur armë e kalibrit 9mm me kornizë me 13 plumba dhe një kornizë me 17 plumba. Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes që lamë pas, ndërkaq personi është mbajtur në polici për zbardhjen e rastit.
Vendimi për futjen e ish zëvendëskryeministrit Koço Angjushev në listën e zezë të SHBA-ve nuk është marrë me lehtësi por është në bazë të ligjeve amerikane. Kështu u përgjigj ambasadorja amerikane Angela Ageler kur u pyet si e komenton pakënaqësinë dhe mospajtimin e Angjushevit për vendimin e Departamentit amerikan. Sipas Ageler, Angjushev dhe të tjerët kanë të drejtë të ankohen. “Ka opsione të ndryshme por mendoj se gjëja më e rëndësishme është se ne i kemi vendosur ato sanksione. Angjushev dhe të tjerët kanë të drejtë të paraqesin pakënaqësi por këto vendime nuk janë martë me lehtësi por në bazë…
Një vajzë e mitur është goditur sonte nga një automjet në bulevardin “Serbia”, te stacioni i benzinës “Llukoill”, në Komunën Aerodrom. Vajza është dërguar në spital, ndërsa ekipe të MPB-së po kryejnë hetim në vendin e fatkeqësisë. Nga MPB-ja për MIA-n thanë se ekspertiza ende nuk ka përfunduar dhe se informacione shtesë do të ketë pas përfundimit të saj.
Zv. kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pasdite realizoi takim pune me Komisionerin për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës, Margaritis Schinas. Në fokus të takimit ishte përfundimi me sukses i procesit të skriningut për Maqedoninë e Veriut dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në drejtim të zbatimit të reformave për realizimin me sukses të rrugës sonë integruese evropiane. “Mbështetja që marrim nga partnerët tanë strategjikë nga Komisioni Evropian është ana më e fortë e bashkëpunimit tonë. Hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren janë përgjegjësia për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe zbatimi i reformave për…
Avokati Tomë Gashi ka folur për rastin tragjik të vrasjes së Liridona Ademajt, e që dyshohet se është porositur nga Naim Murseli dhe ekzekutuar nga Granit Plava. Tomë Gashi ka thënë se do të ishte fundi i botës nëse Naim Murseli do të kishte një mendje aq kriminale, dhe shton se do të jetë tepër e vështirë të zbulohet motivi, për të mos thënë kurrë. Megjithatë avokati Gashi aludon se Murseli është frikësuar nga diçka shumë më e madhe. Avokati thotë se ajo çka ka ndodhur në periferi të Prishtinës është një rast çmendurie dhe potencon se Naim Murseli s’ka…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim shkëlqesinë e saj, ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, Petra Drexler. Në takim u bisedua rreth projekteve të realizuara në Komunën e Gostivari si partneriteti i SHFK “Ismail Qemali” me Goethe Institute, zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve me shkollat që realizohen me GIZ-n gjerman si dhe Memorandum bashkëpunimin për shkëmbimin e nxënësve me qytetin e Oberhausen. Po ashtu u vizitua Qendra për Autizëm “Blue Puzzle” ku u promovua këndi i lojërave që u financua me mjetet e Ambasadës së Gjermanisë si dhe Qendrën për resurse “ICan”.

