Author: Jeta almakos

Gazetari Miliam Zeka foli në lidhje vrasjen që Naim Murseli planifikoi dhe kreu ndaj bashkëshortes së tij Liridona Ademaj. Zeka tha se shumë pista të pavërteta po hidhen mbi ngjarjen. Gazetari pohon se pas ngjarjes, shumë mesazhe i kanë ardhur nga shqiptarët e diasporës të cilët i kanë treguar mesazhet me Naim Murselin, ku ky i fundit u kërkonte lekë borxh. “Unë nuk po mundem ta deshifroj vrasjen, por diçka e kam shumë të sigurt, e kam me fakte, që ky njeri u ka kërkuar shumë personave para borxh. Kam SMS nga një amerikan, ku ky i thotë: “A mundesh…

Lexo më Shumë

Politikani dhe aktivisti serb, Aleksander Arsenijeviq është shoqëruar sot në Polici. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Drjetorit të Policisë për Veri, Veton Elshani, duke thënë se Arsenijeviq është shoqëruar në Polici dhe se aty i janë dhënë dy tiketa, një për moszbatim të urdhrave të Policit dhe tjetra për mungesë të regjistrimit të automjetit. “E kemi shoqërua deri në stacion ku i janë dhënë dy tiketa njëra për moszbatim të urdhrave të Policit e tjetra për mungesë regjistrimi të Automjetit”, ka thënë Elshani për Express. Elshani ka thënë se të njëjtit i janë konfiskuar…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë dërgoi në Turqi kërkesën për ekstradimin e Ljupço Palevskit, e cila përmes MPJ-së, në rrugë diplomatike do tu përcillet autoriteteve turke. Dokument origjinal është dërguar përmes DHL deri te Ministria e Drejtësisë së Republikës së Turqisë dhe në verzion të skenuar është dërguar në INTERPOL. Presim bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë, procesim në kohë dhe veprim nga ana e tyre në periudhë më të shkurtër të mundshme. Ministri Krenar Lloga ka nënshkruar dje kërkesën për ekstradim, me të cilën filloi procedura e ekstradimit të Ljupço Palevskit. Gjatë ditës së sotme, të gjitha shkresat dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe prokuroria zbuluan më shumë detaje tronditëse për vrasjen e tmerrshme të vogëlushes Vanja Gjorçevska dhe Pançet Zhezovski, të cilat tronditën vendin dhe rajonin. Tashmë dihet se të dyshuarit e kapën 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska në hyrje të shkollës. E kanë lidhur dhe e kanë futur në një çantë dhe më pas janë larguar me veturën “Citroen” të cilën e kishin vjedhur më parë nga Pançet Zhezovsko. Siç tha Oliver Spasovski, ministri i Policisë së Maqedonisë së Veriut, i dyshuari kryesor Ljupço Palevski-Palco, ka marrë informacione për lëvizjet e vajzës së mitur…

Lexo më Shumë

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi urdhër-arrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje sulmin e armatosur në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës. Lajmin e konfirmoi Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Ai tha se urdhri është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNIMK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, shkruan REL. Meqë Kosova nuk është anëtare e Interpol-it, urdhërarrestet ndërkombëtare lëshohen në këtë mënyrë. Çka ndodhi në Banjskë? Më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në…

Lexo më Shumë

Lidhja Evropiane për Ndryshim ka akuzuar partitë në pushtet se kanë caktuar 24 prillin dhe 8 majin për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, me qëllim që të diaspora shqiptare të mos mund të merr plotësisht pjesë në zgjedhje, shkruan Alsat. Opozita vlerëson se zgjedhjet parlamentare janë caktuar me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, për të manipuluar në të njëjtën kohë të dy ciklet zgjedhore. Opozita ka reaguar edhe shkelje të kushtetutës për anëtarin e KSHZ-së që i takon asaj. Por pavarësisht këtyre veprimeve, opozita thotë se partitë në pushtet nuk do të mund ta pengojnë fitoren në zgjedhje të Lidhjes…

Lexo më Shumë

Gjatë një prononcimi për “Zërin e Amerikës” Profesorja e Fakultetit të Sigurisë në Shkup, Frosina Remenski, sipas informacioneve jozyrtare që I posedon, thotë se te grupi I implikuar në dy vrasjet ekzistojnë lista likuidimi, lista për zhvatje dhe frikësime, si dhe lista për rrëmbime. Ajo propozon zgjerimin e hetimeve për grupin e Lupço Palevskit. “Ky grup, sipas informatave të mia jozyrtare, ka pasur plane më të mëdha. Kanë ekzituar lista likuidimi, zhvatjesh, frikësime, lista për rrëmbime, që do të thotë se është sfidë për organet hetuese, sfidë për policinë, për shërbimet e sigurisë, që t`i zbulojnë planet dhe t`I prezantojnë…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela P. Aggeler tha se në Maqedoninë e Veriut ka epidemi të korrupsionit, shkruan TV21. Aggeler theksoi se do të ketë emra të tjerë nga vendi ynë në të ashtuquajturën listë e zezë amerikane. “Mund të ju siguroj të gjithëve se do të ketë emra tjerë. Nuk kam ndonjë kohë të caktuar, por siç e përmendëm në kumtesën tonë, ka epidemi të korrupsionit në këtë vend, dhe emrat do të vazhdojnë, deri sa kjo të adresohet”, tha Aggeler. TV21: A është z.Angjushev emri i fundit për këtë vit? “Nuk do të parashikoj se çfarë…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në diskutimin e tij në panelin me temën “Korrupsioni në Arsimin e Lartë”, tha se perceptimet e larta për korrupsionin në arsimin e lartë janë të disfatshme. Korrupsioni në institucionet e arsimit të lartë, i shkatërron vlerat shoqërore, përmes pasigurisë në zbatimin dhe konsistencës së standardeve dhe dobësimit të institucioneve, e që në fund manifestohet në rënien e cilësisë së jetës. Format e korrupsionit në arsimin e lartë mund të jenë të ndryshme, nga ryshfeti aktiv dhe pasiv, deri te tregtia me ndikim, abuzimet në prokurimet publike, procedurat e përzgjedhjes, punësimi dhe avancimi, akreditimi, si…

Lexo më Shumë

Ish zv.kryeministri Koço Angjushev mbeti pa postin e konsullit të nderit të Maltës në Maqedoni, vetëm dy ditë pas futjes së tij në listën e zezë amerikane. Informacionin e jep media lokale “Times of Malta” duke cituar zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme të Maltës, shkruan Alsat. “Duke pasur parasysh këto zhvillime, ministria ndërpret emërimin e tij menjëherë dhe me kujdes i ndjek zhvillimet më të reja”, thonë nga Ministria e Jashtme e Maltës. Shumë shpejt pas publikimit të këtij lajmi, ish zv.kryeministri Angjushev nga ana tjetër, nëpërmes komunikatës njoftoi mediat që gjoja se vendimi për tërheqje ka qenë i tij.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot morën pjesë në një manifestim me rastin e prezantimit të pajisjeve të reja laboratorike dhe rezultateve të projekteve kërkimore-shkencore në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Në këtë ngjarje, Kryeministri Kovaçevski në një deklaratë për media theksoi se pajisjet e reja laboratorike dhe projektet kërkimore-shkencore të Fakultetit të Farmacisë kanë kontribut të rëndësishëm në veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe në përgjithësi në zhvillimin e industrisë farmaceutike. Me pajisjet në vlerë prej 450 mijë eurosh, të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu ka njoftuar se sot në seancën e qeverisë së RMV-së janë miratiar pesë propozim ligje të propozuara nga ai, që janë shumë të rëndësishme për reformën në Administratën Publike dhe Transformimin Digjital të shtetit, përcjell INA. Më poshtë këto janë ligjet e miratuara: 1.Ligji për nëpunësit administrativ 2. Ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe 3. Ligji për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative dhe transformim digjital 4.Propozim Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbimeve elektronike 5.Propozim Ligji për përkryerje profesionale dhe trajnim të nënpunsve administrativ.…

Lexo më Shumë