Një grabitje ka ndodhur në njërën nga komunat e Shkupit – Aerodrom. Një punëtore është rrahur nga dy persona dhe më pas ia kanë marrë paratë. Kryerësit e veprës penale mbeten të pakapshëm për organet e rendit, transmeton TV21.
“Më datë 09.01.2024 në ora 20.50 në SPB Shkup është denoncuar se në një market në rajonin e komunës së Aerodromit dy persona e kanë rrahur një punëtore dhe ia kanë marrë paratë. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit” – thuhet në njoftimin e MPB-s.