Author: Jeta almakos

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi sot se me depozitimin e instrumenteve për ratifikimin e Marrëveshjes për statusin juridik të NATO-s, marrëveshja ka hyrë në fuqi për Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Më 4 dhjetor 2023, Republika e Maqedonisë së Veriut depozitoi instrumentet për ratifikimin e Marrëveshjes për statusin e Organizatës të Marrëveshjes së Atlantikut të Veriut, përfaqësuesve kombëtarë dhe personelit ndërkombëtar”, tha Blinken. Sipas pikës 26, paragrafi 2, Marrëveshja e NATO-s ka hyrë në fuqi për Republikën e Maqedonisë së Veriut më 4 dhjetor 2023, thuhet në njoftimin depozitues të Departamentit të Shtetit. Qershorin e kaluar, Maqedonia…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesj e UNICEF-it në vendin tonë, Patricia di Xhovani, u ka bërë thirrje liderëve të partive politike që të angazhohen që reformat strukturore në arsim të bëhen prioritet ndërpartiak kombëtar, përcjell KlanM. Këto komente vijnë pas publikimit të rezultateve të testimit PISA, ku nxënësit e Maqedonisë së Veriut rangohen në vendin e 71-të nga 80 vende pjesëmarrëse. “Vendi duhet të alarmohet seriozisht nga rezultatet më të fundit nga Programi i OECD për Vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve (PISA), që tregojnë një ngecje në rezultatet e mësimit të nxënësve në lexim, matematikë dhe shkencë. Partitë të bëhen bashkë dhe të nisin menjëherë…

Lexo më Shumë

Më datë 06.12.2023 në ora 16.00 në SPB Shkup, nga IEVP Burgu Idrizovë, është raportuar se më datë 05.12.2023 rreth orës 08.30, në repartin gjysmë të hapur të institucionit, i dënuari N.D. është sulmuar nga disa persona të tjerë të dënuar. Nga MPB thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Grupi i Ljupço Palevskit, jozyrtarisht, kishte lista për zhvatje dhe likuidime, deklaroi profesoresha e fakultetit të sigurisë, Frosina Remenski. Ajo në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se ai grup, sipas informacioneve të saj jozyrtare, kishte plane dhe lista më të mëdha. Ajo theksoi se duhet  të zgjerohet hetimi për këtë grup sepse veprimet e tyre janë të barabarta me terrorizëm dhe kanë një të kaluar kriminale për të cilën është dashur të reagohet shumë më herët. FROSINA REMENSKI, PROFESORESHË E FAKULTETIT TË SIGURISË “Ai grup, sipas informacioneve të mia jozyrtare, kishte plane shumë më të mëdha. Kishte lista…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, kanë komentuar deklaratën e kreut të opozitës maqedonase, Hrisitjan Micksoki, i cili mbrëmë në “Intervistë në SHENJA” tha se kanë informacione rreth vrasjes së 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe se së shpejti opinioni do ta dijë të vërtetën. Kovaçevski dhe Spasovski thonë se fshehja e dëshmive është vepër penale, prandaj të njëjtat duhet të dorzohen në organet kompetente. Dimitar Kovaçevski “Sa i përket komentit të liderit të opozitës, ai në shumë raste ka vepruar si hulumtues dhe si prokuror. Megjithatë, fshehja e dëshmive, për të cilat thotë se i…

Lexo më Shumë

Pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzjës, është deklaruar për herë të parë nëna e Vanjas, Zorica Gjorçevska. Për portalin serb “Republika”, ajo është shprehur se ende nuk e ka të qartë atë që ka ndodhur. Për babain e vajzës që po ashtu akuzohet për rrëmbimin e saj, ajo ka thënë se me të janë të ndarë prej 5 vitesh dhe nuk e ka ditur që ka borxhe bixhozi, sepse nuk është përzier në jetën e tij. Zorica Gjorçevska, nëna e Vanja Gjorçevskas “Prej 5 vitesh jemi të ndarë dhe nuk e di se çfarë ka bërë dhe me…

Lexo më Shumë

Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski deklaroi se partia e tij pretendon që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare  të garojnë për të fituar 61 deputetë. Gjatë debatit në “Intervistë në SHENJA” ai u shpreh se për herë të parë tentojnë që nga pozita e opizës të fitojnë shumicën parlamentare. Ndërsa, në bllokun shqiptar, Mickoski thotë se BDI dhe Alenaca për Shqiptarët do të befasohen nga rezultatet e opozitës shqiptare, apo nga treshja Kasami, Mexhiti dhe Gashi” Hristijan Mickoski “Vlerësojmë se edhe pas 20 viteve është mirë edhe për BDI-në të jetë në opozitë. Ka dy opsione. Njëra është një pjesë e…

Lexo më Shumë

Avokati i popullit, Naser Ziberi,  duke  prezantuar   Raportit  për monitorimin e zbatimit të parimit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të të punësuarve në sektorin publik për vitin 2022, deklaroi se karakteristike për disa institucione është se kanë punësuar persona vetëm nga komuniteti shumicë, ndërsa te disa edhe nga komuniteti i dytë etnik sipas madhësisë, dhe nuk kanë punësuar njerëz nga komunitetet më të vogla, ose kanë punësuar vetëm një numër të vogël, ndërkohë që nuk ka përqindje të caktuar të përfaqësimit, veçanërisht në kuadrin udhëheqës të komuniteteve më të vogla. NASER ZIBERI,AVOKAT I POPULLIT “Krahasuar me vitin e kaluar,…

Lexo më Shumë

Rreth 4000 studentë do të marrin vauçerë për pushime në qytetet turistike të vendit, deklaroi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e përbashkët për media me ministrin e arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri , pas takimit me studentët.  Bekteshi tha se për këtë masë janë paraprë rreth 64 milionë denarë. Ai njoftoi se në masën e ndihmës së kompanive mikro dhe të vogla si kriteruim do të shtohet  ndihma edhe për kompanitë të cilat janë të krijuara nga studentët aktiv, apo të cilët pretendojnë ti krijojnë gjatë  periudhës sa do të jetë e shoallur thirja publike. KRESHNIK BEKTESHI, MINISTER…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga realizoi takim me ambasadorin e ri të Republikës së Austrisë, Martin Pamer. Ministri Lloga, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, i uroi mirëseardhje ambasadorit Pamer dhe shprehi besimin se marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në periudhën e ardhshme. “Ambasadori Pamer shprehi interesim për ndryshimet kushtetuese dhe situatën në gjyqësor. Ai u informua për agjendën legjislative të Ministrisë së Drejtësisë, nevojën e digjitalizimit, Kodin e ri Penal”, thonë nga MD. Ministri Lloga, shtojnë nga atje, tha se vetëm me Këshill të ri Gjyqësor, me Prokuror të ri Publik dhe…

Lexo më Shumë

Besimi i qytetarëve tek institucionet kalon nga i ulët në të moderuar dhe nuk ka asnjë institucion në vend që gëzon besim të lartë. Shprehur në shkallën nga 1 deri në 10, Qeveria me 2.8, Parlamenti me 2.7, partitë politike 2.5, Prokuroria publike 2.5 dhe gjykatat 2.4 janë institucionet në të cilat qytetarët kanë besimin më të ulët. Presidenti i shtetit ka besim në 3.5, policia 3.8 dhe pushteti lokal 3.7 gëzojnë besim të moderuar ndërsa institucioni me besimin më të lartë është ushtria 4.9. Mediat 3.5 dhe organizatat joqeveritare 3.5 gjithashtu kanë besim të ulët deri në të moderuar,…

Lexo më Shumë

Gazetari Miliam Zeka foli në lidhje vrasjen që Naim Murseli planifikoi dhe kreu ndaj bashkëshortes së tij Liridona Ademaj. Zeka tha se shumë pista të pavërteta po hidhen mbi ngjarjen. Gazetari pohon se pas ngjarjes, shumë mesazhe i kanë ardhur nga shqiptarët e diasporës të cilët i kanë treguar mesazhet me Naim Murselin, ku ky i fundit u kërkonte lekë borxh. “Unë nuk po mundem ta deshifroj vrasjen, por diçka e kam shumë të sigurt, e kam me fakte, që ky njeri u ka kërkuar shumë personave para borxh. Kam SMS nga një amerikan, ku ky i thotë: “A mundesh…

Lexo më Shumë