Pas kontrollit të kryer nga doganierët e njësisë doganore të Ohrit dhe Aeroportit të Shkupit, është parandaluar tentim për kontrabandim të 84 orëve Casio, si dhe 7.560 bizhuterive, njoftojnë nga Doganat e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Orët e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti në njësinë doganore të Ohrit, i cili ishte i regjistruar për doganim importues. Gjegjësisht, në deklaratën e importit janë deklaruar 66 ora dore të markës Casio, por gjatë kontrollit të mallit janë konstatuar tejkalim i produkteve të cilat nuk mbuloheshin me deklaratë, përkatësisht 84 orë të padeklaruara të së njëjtës markë”, thonë nga Doganata.…
Author: Jeta almakos
Oliver Spasovski është i obliguar t’i përgjigjet opinionit në vend pse më 4 dhjetor në konferencën e tij për shtyp, ai gënjeu se automjeti i Pançes, në të cilin u rrëmbye Vanja, nuk ishte regjistruar në sistemin e kamerave “Qyteti i sigurt” para datës 27 nëntor, gjegjësisht një ditë para vrasjen, thotë Dragan Kovaçki, deputet nga VMRO-DPMNE. \“Ne e pyesim ministrin Spasovski për disa ditë rresht dhe ai nuk pranon të përgjigjet për dështimin e dukshëm dhe fatal të MPB-së, pasojë e të cilit është rrëmbimi dhe vrasja e vajzës Vanja. Publikisht e pyesim ministrin Spasovski nëse automjeti është regjistruar…
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, deklaroi se shteti suedez po punon ngushtë me autoritetet e Kosovës për hetimin e rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, të cilin e cilësoi si “mister”.Liridona Murseli u vra më 29 nëntor në Prishtinë, në një inskenim si grabitje që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Për rastin, përveç tij janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë dorasi. “Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës. Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka…
Një rast jo i zakonshëm është denoncuar në polici, nga një 36-vjeçar i fshatit Sellcë të Tetovës. Ai deklaroi se bashkëshortja e tij 31-vjeçare është larguar nga shtëpia e prindërve të saj, transmeton TV21. “Më datë 07.12.2023 në ora 16.00 А.А.(36) nga fshati Sellcë, e Tetovës, ka deklaruar se nga shtëpia e prindërve të saj në fshatin Zherovjan, Tetovë, është larguar bashkëshortja e rij K.A.(31). Ndërmerren masat për gjetjen e personit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ende nuk dihet se kur do të ekstradohet i dyshuari për vrasjen e Vanja Gjorçeskës nga Turqia. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga pret që procedura e ekstradimit të zhvillohet shpejtë dhe Palevski të përgjigjet para organeve të shtetit. “Unë besoj se për një kohë relativisht të shkurtë do të kemi përgjigje pozitive dhe i dyshuari do të jetë këtu”, tha Lloga. Sipas profesorit universitar, Gordan Kalajxhiev, e gjithë procedura e ekstradimit mund të zgjasë më shumë se një muaj për shkak se ka shumë institucione që duhet ta miratojnë. “Procedura për fat të keq do të zgjasë më gjatë. Nuk…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme vazhdoi me aksionin për dënimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë. “Vetëm sot në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë gjobitur 921 shoferë, prej të cilëve 37 janë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse 4 të tjerë kanë qenë me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thonë nga policia. Ata shtojnë 461 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 460 jashtë vendbanimit. MPB bën të ditur se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.…
VMRO-DPMNE përmes një kumtese të lëshuar për media thonë se ashtu sikur Kovaçevski i cili ka dezertuar nga armata edhe Talat Xhaferi ka dezertuar në vitin 2001 për të kaluar në UÇK. “Despoti i Forinës do të mbahet mend për shkeljen e ligjeve dhe procedurave dhe për mënyrën joligjore në të cilën zgjodh. Ai refuzonte nismat për referendum duke u vendosur në pozitën e një gjykatësi të Gjykatës së Lartë dhe më pas vendoste flamuj evropian të gjitha ligjeve me të cilat BDI dhe LSDM e vodhën popullin”, thonë nga VMRO-DPMNE. Ata shtojnë se Talat Xhaferi po ashtu do të…
Gazetari Leonard Kerquku, ka thënë se dikush është në siklet të madh, pas vrasjes makabre të Liridona Ademajt.Ai ka kërkuar nga institucionet vendore, që të kenë kujdes dhe vëmendje maksimale në këtë rast. “Institucionet e Kosovës duhet me pas kujdes dhe vëmendje maksimale në rastin e vrasjes makabre të Liridonës. Aktualisht, ka shenja që tregojnë se dikush është në siklet të madh…Kriminelët duhet të kenë gjykim të drejtë dhe dënim meritor. Shteti dhe shoqëria duhet mi bo sytë katër në këtë fazë kur mblidhen dhe administrohen provat”, ka shkruar Kerquku në një postim në Facebook. Mbrëmjen e 29 nëntorit, i…
Hetimet e Prokurorisë së Kosovës për vrasjen e Liridona Murselit vijojnë, ku po hapen pista të reja për motivet e vrasjes dhe ndalimin e procesit të divorcit. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Now, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka bërë të ditur se hetimet mund të shtrihen dhe në Suedi. Sipas tij do të shihen të gjitha lidhjet e biznesit dhe transaksionet që Murseli mund të ketë në atë shtet, si dhe do të analizohen pistat që kanë çuar në këtë planifikim afatgjatë, apo nëse ka persona të tjerë të përfshirë. “Hetimi do të vijojë me persona të…
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se vrasja e Liridonës fsheh një mister shumë të madh, për faktin se ajo është kryer në mënyrë shumë të nxituar. Komentet Lala i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se ka pasur edhe tentativa të mëhershme të Naim Murselit për të ekzekutuar Liridonën dhe ngjarjen donte ta paraqiste si aksident. Ajo tha gjithashtu se nuk i beson babait të Naimit, pasi sipas saj, dalja e tij për media në një mënyrë aq të nxituar, të krijon idenë se ai ka dashur ta mbrojë të birin. “Fakti që babai nxitoi të fliste për këtë çështje,…
Kryesia Qendrore e BDI-së ka mbajtur mbledhjen e radhës në selinë në Reçicë të vogël ku edhe ka diskutuar për zhvillimet politike ne vend dhe ka vendosur unanimisht që për kryeministër të nominohet, kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi. Në diskutimin për zgjedhjet e dyfishta që pritet të mbahen, kryesia gjithashtu ka vendosur që pozitën e shefit të shtabit t’ia besojë, Fatmir Besimit, që ka qenë në këtë pozitë tre ciklet e fundit zgjedhore. Në këtë mbledhje kryesia ka vendosur që të gjitha kompetencat për koalicionimet dhe bashkëpunimet që pritet të bëhen në zgjedhjet parlamentare po edhe ato presidenciale t’ia…
Brenda tre muajve të parë të vitit të ardhshëm, në Kosovë pritet të ngritet aktakuzë kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i dyshuar për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë. Burime të REL-it thonë se hetimet e këtij rasti janë duke vazhduar në mënyrë intensive, ndërsa aktakuzat për personat e përfshirë do të kompletohen gjatë vitit 2024. Njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë thonë se rasti i Banjskës është ndër më komplekset për sistemin e drejtësisë dhe, si i tillë, kërkon kohë dhe kujdes për t’u shqyrtuar. Më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e…

