Për herë të tretë, Vula e Artë nga Joint Commission International për Klinikën Zhan Mitrev. Me këtë riçertifikim është vërtetuar edhe një herë se institucioni shëndetësor ka standardet më të larta përsa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit për sigurinë e pacientëve. “Nga analiza e bërë konstatuam se Klinika Zhan Mitrev ka kapacitet dhe potencial për të qenë Mayo Clinic jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë. Ka një kapacitet të madh në sallat e operacionit dhe ekspertizën e personelit mjekësor, një sistem funksional për regjistrimin elektronik të të dhënave shëndetësore, përkushtim dhe profesionalizëm të madh të…
Author: Jeta almakos
Minoritetit maqedonas në Bullgari u ndalohet e drejta për tubime dhe për shoqërim. Për shkak të kësaj ka shqetësim, thuhet në raportin e ri të Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit Racor në Kombet e Bashkuara (OKB). “Komiteti merr parasysh shpjegimin e dhënë nga delegacioni i shtetit anëtar se të gjithë qytetarët e tij kanë të drejtën e vetëidentifikimit, duke përfshirë maqedonasit dhe pomakët (maqedonas të besimit islam). Megjithatë, Komiteti është i shqetësuar nga raportet se anëtarëve të grupeve minoritare maqedonase u ndalohet të ushtrojnë lirshëm të drejtën e tyre për lirinë e tubimit dhe lirinë e shoqërimit.”- Vërejtje nga OKB-ja…
Një polic ka vdekur në vendin e tij të punës në pikën kufitare në Jarinje. Polici, Rexhep Sejdiu ka vdekur sot teksa shërbente në pikën kufitare në Jarinje në ndërrimin e natës. Vdekjen e policit në vendin e punës e ka konfirmuar për Reporteri.net zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani. “Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinje. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, ka thënë Elshani. Polici tashmë i ndjerë ishte pjesë e Njësive Speciale të Policisë Kufitare. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion…
Qytetarët të pakënaqur me masat antikrizë: Masa e ngrirjeve të çmimeve të produkteve ushqimore mund të vazhdohet edhe në muajin janar. Me qëllim të mos shkaktimit të tronditjeve të reja gjatë festave të fund të vitit dhe në fillim të vitit tjetër, pritet që qeveria të mbaj të ngrira çmimet e produkteve ushqimoreve dhe pijeve joalkoolike në tregun me shumicë e pakicë. Por qytetarët thonë se me afrimin e festave veçmë kanë filluar të rriten edhe çmimet, sidomos ato që nuk janë në marzhën e garantuar, por edhe në shitore të vogla e tregje të gjelbra pa kuponë fiskal. “Më…
Në urimin me rastin e festës së sotme, zv. kryeministri, Bojan Mariçiq kujton postulatin kyç të Deklaratës Universale të OKB-së të 10 dhjetorit 1948: “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejtat.” “Në një kohë kur bota është e ekspozuar ndaj akteve të rënda, dramatike, tragjike ushtarake dhe terroriste, kur e drejta e parë dhe më e rëndësishme e njeriut, e drejta për jetën, është e kërcënuar, ne duhet të avokojmë fuqishëm për zgjidhjen paqësore të konflikteve përmes dialogut dhe diplomaci, për tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Prandaj, le të pranojmë të mos flasim…
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në njoftimin e tij në rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut thekson se “zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të realizohet pa stabilitet dhe siguri, si kushte për realizimin e një të drejtat e njeriut – e drejta për një jetë dinjitoze”. “Si nënshkrues i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe si një vend që ka pranuar si të vetat 17 synimet globale të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm, vendi ynë ka përafruar prioritetet e tij kombëtare të zhvillimit, kuadrin për respektimin dhe promovimin e të…
MPB njofton se sot kanë ndaluar një 20-vjeçar nga Kumanova për shkak se tak ai është gjetur lëndë narkotike. “Sot (10.12.2023) në ora 00:05 në rrethinën e Qendrës, zyrtarë policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup e kanë ndaluar M.D.(20) nga Kumanova. Pasi i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.
Sot ka ndërruar jetë në moshë të re aktivisti i Aleancës për Shqiptarët, Emri Bislimi nga Sellca e Tetovës. Me këtë rast, Lideri i ASH, Arben Taravari dhe Ziadin Sela i kanë shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmive. “Na mërziti lajmi i mëngjesit të sotëm për ikjen nga kjo botë të anëtarit tonë nga Sellca e Tetovës, Emri Bislimi. Emriu ishte gjithherë i gatshëm për të ndihmuar për të mirën e përgjithshme dhe një kontribues i pashoq në Aleancën për Shaiptarët. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, Zoti e bëftë të Xhenetit!”, ka shkruar Taravari. “Na këpute zemrën Emri…
Prokuroria apelon sërish që të mos përhapet dezinformata në lidhje me vrasjen e Vanjës, veçanërisht ato që kanë publikuar disa nga mediat serbe dhe kroate, ndërsa mediat e Maqedonisë kanë përcjellë disa nga artikujt që përhapin teori të ndryshme konspirative. “Prokuroria Themelore Shkup është në komunikim dhe shkëmbim të vazhdueshëm të të dhënave me Institutin e Mjekësisë Ligjore. Raporti i autopsisë ende nuk është përgatitur dhe nuk dorëzuar në prokurori. Aktualisht janë nën hetim veprimet e të gjithë të përfshirëve, për të cilat mblidhen çdo ditë provat verbale dhe materiale dhe krahasohen me njëra-tjetrën. Prokuroria Publike apelon që të mos…
Kompanitë e huaja kanë marrë rreth 20 milion euro ndihmë nga shteti, ka deklaruar drejtori i Zonave Industriale Zhvillimore Teknologjike, Jovan Despotovski. Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ai është prononcuar edhe për shkaqet e ngecjes së investimeve – për makinat elektrike në Tetovë, gurthemeli i së cilës është vënë para 16 muajsh. JOVAN DESPOTOVSKI, DREJTOR I ZONAVE INDUSTRIALE ZHVILLIMORE TEKNOLOGJIKE “Po përpiqemi t`i ndihmojmë kompanisë që të sigurojë imput cilësor nga aspekti i projektit bazë konform rregullativës sonë, për shkak se projektet me të cilët erdhën këtu duket se janë të adaptuar për tregjet e Evropës Perëndimore, respektivisht…
“PARTITË NACIONALISTE MAQEDONASE NË MUNGESË TË IDEVE GISHTIN E DREJTOJNË TE SHQIPTARËT” Retorika e VMRO-DPMNE-së ndaj BDI-së dhe tentativat e kohëve të fundit që rasteve të ndjeshme, sikurse ajo e vrasjes së dyfishtë, t`i jepet konotacion etnik, sipas Ministrit të Jashtëm dhe Nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, sic njofton KlanM, bëhen për qëllime elektorale, por jo vetëm. “Gjithmonë shqiptarët janë përdorur si temë rezerve për të krijuar pozicione më të mira elektorale për partitë nacionaliste maqedonase. VMRO-DPMNE veçanërisht po shquhet me këtë tendencë, gjithmonë para zgjedhjeve, për të krijuar tensione etnike, për të mbuluar mospasjen e kapacitetit për të mos…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, bashkë me Presidentin bullgar, Rumen Radev, Presidentin e Azerbejxhanit, Ilham Alijev dhe shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuel Zhiofre, kanë lëshuar në përdorim interkonjeksionin e gazit Serbi – Bullgari, njofton KlanM. Presidenti serb, ka paralajmëruar edhe ndërtimin e interkonjeksionit të gazit edhe drejt Maqedonisë së Veriut. “Do të ndërtojmë edhe në të ardhmen Infrastrukturë gazi dhe energjetike. Ka hyrë edhe në planin e Komisionerit Varhelji. Do të ndërtojmë interkonjeksion gazi edhe drejt Maqedonisë. Shpresoj që në Bosnjë e Hercegovinë të dakordohen që edhe atje të ndërtojmë” – tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë. Gjatë…

