Sipas të dhënave të publikuara nga AQAir, indeksi i cilësisë së ajrit në kryeqytet në mbrëmje është 162, që tregon një nivel të rrezikshëm për shëndetin. Në të njëjtën kohë, përqendrimi i grimcave të imta të pluhurit PM 2.5, të cilat depërtojnë thellë në mushkëri dhe mund të dëmtojnë përgjithmonë shëndetin, është 15.2 herë më i lartë se vlera e konsideruar e lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sonte, Sarajeva është qyteti që është ngjitur në krye të listës, përpara Dhakës në Bangladesh dhe Kalkutës dhe Delhit të Indisë. Përkundër faktit se përqendrimi i grimcave është shumë mbi…
Author: Jeta almakos
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se babai i Naim Murselit ka ndryshuar qartë qëndrim në lidhje me vrasjen e 30-vjeçares, Liridona, duke tentuar të nxjerrë djalin e tij të pafajshëm, ndërsa mediat kosovare raportojnë se ky i fundit ka pranuar fajin. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Zeka ka publikuar disa mesazhe, të cilat sipas tij janë të bashkëshortit të 30-vjeçares, Naim Murselit, ku ai duket se i kërkon para borxh një të huaji dhe ndër të tjera, shprehet se ish-presidenti Behgjet Pacolli i ka dhënë hua 30 mijë euro. “Kur baba behet…
Kuvendi sot pasdite e filloi mbledhjen e 136-të, ndërsa më pas deputetët votuan për disa ligje nga mbledhja e 129-të, 131-të, 103-të dhe 111-të. Në kuadër të mbledhjes së 136-të u votua nevoja për sjellje të propozim – ligjeve me procedurë të shkurtuar, mes të cilave edhe detyrimet me kredi të Programit për qëndrueshmëri dhe rezistencë, për financim të Projektit të dytë për avancim të shërbimeve sociale, si dhe për Propozimin për mbështetje financiare për kategoritë e ndjeshme sociale të qytetarëve. Me propozimin e ri për mbështetje financiare për kategoritë e ndjeshme sociale të qytetarëve, i cili është përgatitur së…
Në lidhje me rastin e vrasjeve të së miturës Vanja Gjorçevska dhe të Pançe Zhezovskit, në shumë media në vend dhe në rrjetet sociale janë publikuar shumë informacione të gabuara, lajme të rreme dhe dezinformata. Me 03.12.2023, Petar Bogojeski, kryetar i partisë “Koncepti Maqedonas” botoi dezinformata se vrasësit e të miturës janë liruar, duke pyetur “a janë liruar të dyshuarit nga stacioni policor dhe a janë tashmë të bartur në Kosovë?!? “. Mirëpo të njëjtën ditë MPB njoftoi se “përkundër spekulimeve dhe dezinformatave se ky rast ka prapavijë etnike, ju njoftojmë se të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase”. Gjithashtu, portali Euromapres paralajmëroi për akuza…
Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase. Ngjarja ndodhi në Fushë Kosovë. I dyshuari vjen nga komuna e Drenasit.
Avokati Tomë Gashi ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku hodhi dritë mbi petendimet e qarkulluara në media se ka pasur tentativa për të dëmtuar vrasësit e Liridonës në burg. Gashi, duke folur në cilësinë e avokatit, tha se praktikisht kjo është e pamundur në burgun e sigurisë së lartë ku ata po mbahen. Avokati teksa evidentoi kushtet e mira të burgut, kritikoi organet ligjzbatuese që i ka lejuar tre të dyshuarit të jenë në të njëjtat ambiente. Sipas tij, Naim Murseli, Granit Plava, dhe Kushtrim Kokalla mund të bisedojnë me njëri tjetërin gjatë daljeve për ajrim…
Nga Bashkia e Shkupit reaguan ndaj lajmeve se Shkupi nuk është stolisur në prag të festave të vitit të ri. “Të njëjtit persona demantohen për çdo vjet. Jo nga ne, por nga qytetarët të cilët fotografohen me stolisjet për vitin e ri. Edhe këtë vit, stolisja do të kushtojë më pak”, thonë nga Bashkia e Shkupit. Ata shtojnë se dikush duhet të përgjigjet se si është shpenzuar nga 90 deri 245 mijë euro për stolisje dhe tani shpenzohen 30 mijë euro. “Vitin e kaluar, në kohën e krizës energjetike dhe ekonomike, qyteti u stolis pa shpenzime shtesë, ndërsa shpenzimet për…
Solo artisti i mirënjohur nga Shkupi, Mustafa Imeri-Tafa, nga sot është pjesë e Lëvizjes Demokratike. Anëtarësimi në LD i këngëtarit të njohur, u bë në kuadër të iniciativës për kyçjen e kuadrove profesionale në parti. Mustafa Imeri është shef katedre i paraleleve shqipe në Shkollën fillore dhe të mesme të Muzikës në Shkup ‘Ilija Nikolovski Luj’, ndërsa në LD do të jetë i angazhuar në Departamentin e Kulturës, e së bashku me ekipin e artistëve të tjerë do të punojë në zhvillimin e programit të Kulturës në Lëvizjen Demokratike.
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov kërkoi nga MPB-ja që të dërgojë deri në Kuvend informacione për vrasjen e Vanja Gjorçeskës dhe Pançe Zhezhoskit ku do të përfshihen të gjitha aspektet lidhur me vrasjen e tyre, duke përfshirë edhe masat dhe aktivitetet e MPB-së dhe shërbimeve tjera për siguri. “Krahas të gjitha apeleve që të mos politizohen këto raste, për çdo ditë ballafaqohemi me LSDM-në dhe kryeministrin që relativizojnë dhe ta çojnë përgjegjësinë te parti tjera politike dhe individë”, thonë nga LDM. Nga atje shtojnë se Kuvendi duhet të diskutojë edhe përgjegjësinë politike të funksionarëve. Partia e Pavle Trajanovit thotë…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaron në mënyrë të prerë, gjatë qeverisë teknike, është e rregulluar me ligj se cilat pozita ndryshohen. Në pyetjen se a do të ndërrohet zëvendës kryeministri, pasi edhe kryeministri do të jetë shqiptarë, Kovaçevski u përgjigj se nuk mund të bëhen improvizime kur ka definime të dizpozitave ligjore. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Nga VMRO-DPMNE duhet të propozojnë ministër në MPB, në Punë dhe Politikë Sociale dhe partitë e tjera politike, ashtu siç qëndron në ligj, tani flasim për ato që janë në pushtet, propozojnë zëvendësministra në Punën dhe Politikën Sociale, kurse nga VMRO-DPMNE propozojnë zëvendës ministër në Ministrinë…
Zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyçi, beson se vendi do t’i rikthehet normave normale të inflacionit në vitin e ardhshëm, pavarësisht se siç thotë ai, do të jetë një vit rikuperimi nga të gjitha problmet ekonomike që kanë ndodhur ose tashmë po ndodhin që nga viti 2020. FATMIR BYTYQI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE “Të dhënat e fundit tregojnë se tendenca dhe trendi i uljes së inflacionit po na shpien tashmë atje ku ishim. Presim që viti i ardhshëm të jetë në nivelin 2 deri në 2.5 % të inflacionit dhe në të njëjtën rritje të jetë edhe Bruto Prodhimi Vendor,…
Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ka ndarë 40 bursa të reja për vitin akademik 2023/2024. Ky fondacion për të gjashtëmbëdhjetën vit radhazi ndan 40 bursa për studentë në Fakultetin e Farmacisë dhe Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Zhivko Mukaetov, kryetar i Fondacionit “Trajçe Mukaetov” dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Alkaloid”, deklaroi se në kohë të tilla specifike të mbushura me sfida të mëdha, si për kompanitë, ashtu edhe për individët, e veçanërisht për të rinjtë, është nder të jesh pjesë e një historie të vazhdueshme pozitive të edukimit, përkushtimit ndaj shkencës dhe rezultateve të larta në fushën…

