Author: Jeta almakos

Më shumë se 500 milionë euro janë dhënë për realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore në shkallë të gjerë në infrastrukturën hekurudhore. Pesëqind milionë euro janë paraparë për realizimin e fazës së tretë të hekurudhës së Korridorit 8 drejt Republikës së Bullgarisë dhe 7,5 milionë euro për ndërtimin e kalimit të përbashkët hekurudhor në Tabanoc. Mjetet për realizimin e këtyre projekteve sigurohen përmes Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor – VBIF dhe programit IPA. Zgjidhjet ligjore për realizimin e këtyre mjeteve financiare janë miratuar dje në Kuvend, ndërsa sot kanë…

Lexo më Shumë

Sot, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në panel-diskutimin e njohur të Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR) me temë: “Si të binden evropianët për zgjerimin e BE-së”. Diskutimi u bazua në hulumtimin e ECFR-së, i publikuar në gjashtë vende anëtare të BE-së para Samitit të Unionit. “Sot, më shumë se kurrë më parë, ekziston një imperativ gjeopolitik për zgjerimin e BE-së. Të mos harrojmë se edhe Ballkani është në “vijën e zjarrit” duke mbrojtur vlerat liberale të Perëndimit, duke u bërë njëkohësisht edhe cak i ndikimeve të huaja dashakeqëse me pasoja të mëdha për të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në një pronocim për gazetën LAJM, ka thënë se Talat Xhaferit si kryeministër në Qeverinë teknike të RMV-së, do të ketë për detyrë vetëm organizimin e zgjedhjeve të vitit 2024 dhe asnjë kompetencë tjetër politike. Mexhiti ka dilema të shumta për Xhaferin, pasi e akuzoi atë se gjatë kohës si kryetar Kuvendi ka përgatitur skenare për falsifikimin e zgjedhjeve. “Premtimi ka qenë për kryeministër, jo kryeministër teknik. Kryeministri teknik është post simbolik, ndonjëherë edhe simbolika është e mirë, por mbetet aty. Do të ketë vetëm një qëllim për të organizuar zgjedhjet e ardhshme. Por,…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri Bojan Mariçiq në konferencën e sotme “Politikat për promovimin e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit në Maqedoninë e Veriut” tha se Qeveria e Maqedonisë është plotësisht e përkushtuar për integrimin evropian të vendit dhe gatishmërinë e saj të përgjithshme për të ndërmarrë obligimet e anëtarësimit të plotë në vitin 2030. “Ndërmjetësimi dhe arbitrazhi janë një shtyllë e rëndësishme për përmirësimin e qasjes në drejtësi, duke u ofruar bizneseve në Maqedoninë e Veriut një mënyrë më të shpejtë, shpesh më të lirë dhe më fleksibël për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në krahasim me mënyrën tradicionale gjyqësore të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Kjo jo…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti pas emërimit të tij premtoi se të gjithë të punësuarit me kontratë në vepër në shëndetësi do të marrin vendim pune gjatë mandatit të tij, mirëpo ky premtim ende nuk është realizuar, përcjell TV21. Ministri Mexhiti tha se tashmë gjashtë-shtatë muaj për këtë bisedohet me ministrin e Financave. “Prej këtu do të drejtoj kritikat në Ministrinë e Financave. Tashmë gjashtë-shtatë muaj kam negociuar me ministrin e Financave. Kryeministri më emëroi mua, Ministër i Financave dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kemi bërë grupe dhe kemi punuar për të njëjtën. Unë…

Lexo më Shumë

Deri në momentin e votimit të Qeverisë teknike, unë mund ta bartë postin e kryetarit të Kuvendit, bëri të ditur Talat Xhaferi në ClickPlus. Ai sqaroi se si shkon procedura e zgjedhjes së kryeministrit teknik. “Unë duke qenë kryetar mund të bart postin e kryeministrit, por me seancën të udhëheq kryetari i ri. Deri në komentin që konstatohet zgjedhja e qeverisë dhe marrjen e detyrës, nuk ka problem që unë të bart postin e kryetarit. Deri në momentin e votimit, atëherë në fund ka një fjali që thotë se deputetit i ndërpritet mandati sepse nuk mund të bartë dy funksione”,…

Lexo më Shumë

 Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski mendon që ditëve të ardhshme t’i dërgojë mesazh presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për ekstradim të Lupço Palevskit, i dyshuari i parë për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, që të ndodhë sa më shpejtë. Pendarovski në intervistë për 360 Gradë thotë se nuk duhet të lejohet që procesi të zgjasë tejmase. “Kjo është punë e ministrit të Drejtësisë i cili këtë e ka bërë (dërgoi kërkesë për ekstradim), megjithatë rasti është voluminoz që të lëmë ashtu të zhvillohet përmes disa korridorëve burokratikë dhe ajo Zot mos thuaj të zgjasë me muaj ose me…

Lexo më Shumë

Besim Hoda, përfaqësues i OVL UÇK-së në një intervistë për Alsat ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të BDI-së dhe kreut të kësaj partie Ali Ahmeti. Ai tha se BDI-së dhe Ahmetit i kanë haruar ushtarët e UÇK-së, ata që i sollën në pushtet. “Unë do të isha shumë dakord dhe do ta kisha votuar BDI-në i pari në zgjedhjet tjera nëse kryeministri i cili pretendohet që të jetë nga 28 janari do të merrte përsipër ta realizonte ligjin për familjet e dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së, meqenëse BDI-ja vjen dhe gjithmonë thirret në fushatë se është një parti…

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski tha se partia e tij në ditët në vijim do të vendosë nëse do të marrin pjesë në qeverinë teknike. Sipas tij, OBRM-PDUKM duhet të merr pjesë në qeverinë teknike në mënyrë që ta shfuqizojë pushtetin e LSDM-së dhe BDI-së, ndërse ministrat e kësaj partie, thotë Milloshoski, do të keni mundësi ta shndërrojnë qeverinë më transparente. “Vlerësoj se ministri i MPB-së, MPPS-së dhe tre zëvendësit në bujqësi, financa dhe MSHIA do të ishin investim i mirë që të zvogëlohen malverzimet e LSDM-së dhe BDI-së”, tha Milloshoski duke shtuar se jo më kot Fatmir…

Lexo më Shumë

Anëtarësimi në BE do të sjellë përfitime praktike dhe të prekshme në të gjitha fushat – qëndrueshmëri energjetike, mbrojtje të mjedisit jetësor, përmirësim të cilësisë së ajrit, mirëqenie ekonomike dhe përmirësim të standardit jetësor, potencoi sonte ambasadori evropian David Geer përmes video-fjalimit në ngjarjen e tetë përfundimtare të fushatës “Ne jemi Evropë” në Kumanovë. Sipas Geer, anëtarësimi në BE do të sjellë përfitime praktike, energjia është gjithashtu kyçe në luftën kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa burimet e rinovueshme janë një element qendror në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. Siç tha, qëndrueshmëria e sektorit të energjisë po bëhet më e rëndësishme me krizën…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në intervistën e tij për “360 gradë” në pyetjen nëse do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale, u shpreh se mundësitë e tij për të kandiduar edhe për një mandat janë më të mëdha se moskandidimi. Sipas tij, në marrjen e vendimit të tij vendimtare do të jetë mbështetja e subjekteve politike dhe mbështetja e qytetarëve. “Në vitin 2014 kandidaturën time e kanë mbështetur 18 parti politike, në vitin 2019 më kanë mbështetur 31 parti politike. Përsëri, vetëm me mbështetjen e partive politike nuk ke mundësi të jesh president. Nevojiten qytetarët të cilët nuk kanë…

Lexo më Shumë

Zëvendës drejtori i Drejtorisë së doganave, Muharrem Hasani bashkë me drejtorin Bogoev dhe drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Shërbimit Doganor të Republikës së Koresë, Yun-Shik Kim, u takuan sot në kuadër të projektit për implementimin e sistemit për menaxhim me rrezikun dhe depos së të dhënave, i cili financohet nga një grant me vlerë 4.8 milionë dollarë nga qeveria Koreane. “Vendosja e këtij sistemi i cili do të përdorë inteligjencën artificiale, do të përmirësojë analizën e rrezikut në punën e Drejtorisë së doganave. Përdorimi i inteligjencës artificiale për përzgjedhjen e deklaratave të dyshimta për kontroll është në interes të mbledhjes…

Lexo më Shumë