Gjatë një deklarate qeveritare në Parlamentin Gjerman për Samitin e BE-së në Bruksel, kancelari gjerman Olaf Scholz, bëri thirrje, ndër të tjera, për më shumë mbështetje dhe vlerësim për vendet e Ballkanit Perëndimor. Scholz kujtoi në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili fillon punimet të mërkurën në Bruksel, se “prej 20 vjetësh, vende si Shqipëria, Bosnja-Herzegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë në pritje për t’u bërë pjesë e BE-së” dhe shtoi se tani “ka ardhur koha që të gjithë të shohin panoramën e përgjithshme, si kandidatët, ashtu edhe vendet anëtare të BE-së”. Sipas kancelarit…
Author: Jeta almakos
Procedura për ekstradimin e Ljupço Palevskit, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, do të zgjasë disa muaj, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. së RMV-së Nga atje sqarojnë se procedura e ekstradimit nga ana jonë është e njëjtë për të gjitha vendet. “Nga dita e arrestimit kemi qenë në koordinim me SMPS-Interpol, si dhe me Prokurorinë Publike të Shkupit. Në orën 9:20 morëm njoftimin zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe hapëm një rast. Kërkesa për ekstradim ishte gati, ministri e firmosi dhe u përkthye po atë ditë. Para se ta bëjmë këtë, ne kemi…
Në kuadër të Konferencës së shteteve anëtare nënshkruese të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, ka marre pjesë në panelin me temë: “Fuqia e barazisë gjinore dhe përfshirjen në luftën kundër korrupsionit”, e mbajtur në Atlanta, SHBA. Në fjalimin e saj, Zëvendëskryeministrja theksoi rëndësinë e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të barabarta si parakusht për drejtësi në shoqëri. Ajo argumentoi se një sistem i drejtë dhe i barabartë, pa dallim gjinie apo baze tjetër, do të ndihmojë në uljen e rrezikut të korrupsionit dhe në marrjen e vendimeve…
Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar e udhëhequr nga Driton Nebiu ka publikuar sot shpalljen për shitjen e dy parcelave në Vodno, të konfiskuara më parë nga ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov në rastin “Perandoria”, përcjell INA. Bëhet fjalë për tokë të pandërtuar me sipërfaqe 3880 m2 dhe pyll me sipërfaqe 634.38 m2, të cilat ndodhen në një lokacion në Vodno në Komunën Qendër, të konfiskuar me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit. Nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara thonë se me shitjen e këtyre patundshmërive në buxhetin e shtetit do të…
Presidenti Stevo Pendarovski gjatë ditës së djeshme ka dërguar porosi deri te kabineti i kolegut të tij turk Rexhep Taip Erdogan në lidhje me ekstradimin e të dyshuarit kryesor për vrasjen e dyfishtë Lupço Palevski. Nga kabineti i Pendarovskit nuk japin më shumë detaje për përmbajtjen e porosisë. Presidenti Pendarovski në intervistën për “360 gradë” të hënën tha se gjatë ditëve të ardhshme mendon t’i dërgojë porosi presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për ekstradimin e Lupço Palevskit si i dyshuar kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit që kjo të ndodhë sa më shpejtë.
Çashka është Komuna ku dëshmohet se Demokracia në vend ka ngelur në klasë dhe se Maqedonia e Veriut është vend që do e përsërisë vitin për integrim në Bashkimin Evropian. Kjo që ndodh me paralelen shqipe në Çashkë është skandaloze, komuniste dhe diktatoriale, njejtë si në kohën e Jugosllavisë dikur, e si tani në Rusi e Serbi. Në këtë mënyrë, shqiptarëve vetëm në ish-Jugosljavinë e Karagjiqit e të Millosheviqit nuk u është mundësuar mësimi në gjuhën shqipe. E për fat të keq, shumë politikan në pushtet, si maqedonas por edhe shqiptarë, burojnë nga shkollat politike dhe shërbimet e ish-jogosllavisë, të…
Në Maqedoninë e Veriut ka një epidemi korrupsioni, e pranishme në të gjitha poret e shoqërisë, tha ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler. Ajo në një takim me gazetarët theksoi se në 32 vitet e fundit, për sa kohë që kemi marrëdhënie të ndërsjella, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë pothuajse 500 milionë dollarë për sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Maqedoninë e Veriut dhe sërish ata shohin një vend plot korrupsion. Ageler vlerëson se në 10 vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të korrupsionit në vend dhe thotë se “lista e zezë” e SHBA-së, në të…
Bekim Qoku Çfarë i detyron disa shqiptarë që postimet e tyre nëpër rrjetet sociale t’i shkruajnë e botojnë në gjuhën maqedonase, sidomos në këtë kohë kur Google translate përkthen çdo tekst në çdo gjuhë të botës? Shkrimi është akt politik. Edhe si formë, pa përmbajtje, ai jep mesazh. Jo rastësisht, Kongresi i Manastirit debatoi për tri lloje shkrime, dhe aspak jo rastësisht shkrimi cirilik i maqedonishtes mbrohet dhe sanksionohet me ligj të veçantë. Ja disa nga hamendësimet e mundshme përse disa zgjedhin shkrimin dhe gjuhën maqedonase për të shprehur mendimin, mbase edhe qëndrimin e tyre në hapësirat publike: 1. Nëse…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka mbajtur një fjalim në një eveniment solemn përshëndetës, ku kanë qenë të pranishëm përfaqësues të Qeverisë, Ombudsmanja e Kroacisë, Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut dhe delegacioni i BE-së në Shkup. Xhaferi ka theksuar rëndësinë e të drejtave dhe lirive të njeriut si parime dhe standarde të ndërtuara në të kaluarën, të cilat ndihmojnë në ndërtimin e të ardhmes së civilizimit njerëzor. Ai ka shtuar se çdo shoqëri dhe shtet që synon demokracinë duhet të kultivojë dhe të mbrojë këto vlera. “Ombudsmani është institucion për mbrojtjen e…
Gazetari Igli Çelmeta, ka folur në lidhje me hetimet për vrasjen e Liridona Ademajt në Kosovë. Çelmeta tha se hetimet vijonë për zbardhjen e të vërtetës, ndërsa tha se babai i Naim Murselit, i cili porositi vrasjen e bashkëshortes, di të vërtetën për ngjarjen dhe se kjo është zbuluar nga takimi që ka bërë me të birin në burg. Ai tha gjithashtu se edhe familjet Murseli e Ademaj e dinë të vërtetën, por heshtin për të respektuar të ndjerën. “Nga takimi që ka bërë me djalin në burg, nga pamjet dhe audiot rezulton se ky person e di të vërtetën…
Avokati Tomë Gashi ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e Liridona Ademajt në Prishtinë. Ai tha se Naim Murseli në momentin e krimit, kur mori fëmijët dhe i nxori nga makina, fëmijëve u ka folur në suedisht. “Me fëmijët thuhet se ka komunikuar në gjuhën suedeze dhe fëmijët as që e kanë ditur se çfarë ka ndodhur me nënën e tyre. Kur kanë komunikuar me autoritetet, fëmijët kanë menduar se nëna e tyre ka mbetur në makinë. Vrasësi i është afruar dhe lehtësisht e ka goditur. Nuk dihet nëse ka ndodhur edhe grabitja e simuluar. Ishte fare e lehtë…
Një djalë 25-vjeçar, i cili u shpall i zhdukur më 4 shtator, është gjetur dje në Dibër. Siç informojnë nga SPB Ohër, djali është me origjinë nga fshati Trebishtë, Komuna e Mavrovës. “Dje në ora 13:00, gjatë kontrollit të automjetit “Opel” me targa të Shkupit, në rrugën “8 Shtatori” në Dibër, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme – Dibër kanë konstatuar I.J.(25) nga fshati Trebisht, Komuna e Mavrovës Rostushë, i cili u raportua i zhdukur më 4 shtator – konfirmoi për “Fockus” SPB Ohër, përcjell Telegrafi. Ata shtojnë se vetura në të cilën është gjetur personi nuk raportohet…

