Sipas projeksioneve të Entit Shtetëror të Statistikave, deri në vitin 2070 popullsia do të zvogëlohet nga 1.8 në 1.2 milion banorë. Kështu bëri të ditur presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe fajin për këtë e vendos tek migracioni dhe korrupsioni në vend. Stevo Pendarovski, president “Nga tre parametrat demografik-nataliteti, mortaliteti de migracioni, më shqetësues është i treti. Të paktën tani, rënia e popullsisë është shumë më tepër për shkak të shkallës së lartë të emigrimit, sesa shkallës së ulët të natalitetit. Raporti botëror i migracionit për vitin 2020 e rendit Maqedoninë e Veriut në mesin e 20 vendeve me shkallën…
Author: Jeta almakos
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka njoftuar sot se javën e ardhshme pacientëve do t’u jepet ilaçi Trikafta. “Më duhet të them se pjesa më e madhe e publikut, përfshirë edhe mediat, ishin skeptikë se do të ndodhte blerja e Trikafta, këtu po ju njoftoj se Trikafta do të vijë javën e ardhshme. Ilaçet do t’u jepen pacientëve, atyre 12 pacientëve që i kishim kur erdha unë si ministër i Shëndetësisë, për ta do të ketë edhe në dy muaj dhe do ta vazhdojmë, kjo do të thotë që terapia sigurisht që deri në prill do të jetë në dispozicion,…
Sot, kur në të njëjtën kohë po mbahet Samiti i liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe kur kemi mundur të marrim lajme të mira për integrimin tonë të mëtejshëm në këtë familje të madhe dhe të begatë, mungesa e vizionit dhe lidershipit është duke na penguar, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. “Ne duhet të jemi pragmatikë dhe të mençur, gjë që nuk është e panjohur për ne në Maqedoninë e Veriut. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës tregoi vullnetin tonë për të kaluar në një proces që edhe pse i vështirë për shumëkënd, kishte një qëllim më të…
Fatmir Mexhiti, ka folur në një panel diskutimi me temën “Së bashku në parandalimin e rezistencës antibakteriale”. Ministri ka adresuar shqetësimet lidhur me rezistencën antibakteriale dhe ka theksuar angazhimin e vendit për të luftuar këtë kërcënim serioz për shëndetin publik. Ministri ka përmendur sfidat dhe progresin që është bërë në zbutjen e rezistencës antibakteriale në Maqedoninë e Veriut. “Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ne përballemi me një sfidë shqetësuese në formën e rezistencës antibakteriale, e cila kërcënon hapat që kemi bërë në të kaluarën duke zbatuar Strategjinë e Rezistencës Antibakteriale. Kjo rezistencë tashmë po bën dëmin e saj në shëndetin publik,…
Bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, projektet që i zbaton Këshilli i Evropës dhe agjenda e reformave, ishin në fokusin e takimit të ministrit të drejtësisë, Krenar Lloga me Klaus Neukrich, drejtor për koordinimin e programeve në kuadër të Këshillit të Evropës. “Forcimi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, promovimi i antidiskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve të rrezikuara, sistem më efikas i ndihmës juridike falas, forcimi i kapaciteteve të sistemit ndëshkues korrektues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë vetëm disa nga fushat në të cilat do të punohet në mënyrë intensive gjatë periudhës së ardhshme. Informova për aktivitetet…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka zhvilluar një takim me veprimtaren e njohur dhe profeshoreshën e Univeristetit të Tetovës, Myqereme Rusi. “Çka do që të them për biografinë profesionale e kombëtare si dhe kontributin e zonjës Myqereme Rusi do të ishte pak dhe e pamjaftushme. Atë që dua ta theksoj është se takimet si ky sonte, vetëm na japin edhe më shumë elan dhe energji që përfundimisht në vendin tonë të sjellim NDRYSHIMIN E MADH që të gjithë e presin! Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë me Prof. Myqereme, e cila në të gjitha proceset e rëndësishme kombëtare ishte aty, me…
Shuma minimale për K-15 është rreth 14.700 denarë (40 për qind nga paga mesatare në tremujorin e fundit), ndërsa shuma maksimale është 100 për qind e pagës mesatare, pra pak më shumë se 36.850 denarë. Fundi i vitit është afati ligjor kur kompanitë dhe punëdhënësit kanë detyrimin për të paguar regresin apo e ashtuquajtur K-15. Sipas ligjit, çdo punëmarrës me të paktën gjashtë muaj shërbim të vazhdueshëm pranë punëdhënësit ka të drejtën e K-15, pavarësisht nëse është për një kohë të caktuar apo të pacaktuar. K-15 prej 10.000 denarë këtë vit për herë të parë marrin 138.000 punëtorë në sektorin…
Aleanca për Shqiptarët është partia me rritjen më të madhe të transparencës, thuhet në raportin e publikuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) për analizën e faqeve zyrtare të partive politike dhe të dhënave të publikuara në to. Sipas hulumtimit të IRI-t, Aleanca për Shqiptarët është partia e vetme që nga viti 2021 deri në tetor 2023 ka shënuar ngritje për tre nivele duke u radhitur në grupin e partive në krye të listës së transparencës. “Sipas rezultateve të marra nga Indeksi i transparencës së partive politike (2023), mund të konkludojmë se ka një përmirësim të dukshëm të transparencës aktive të…
Naser Pajaziti Ikja e rinisë nuk ndalohet me fjalë e thirrje boshe, as duke bërë shqiponjën me duar e marifetllëqe nga politikanë kopallaxhi që shtiren dhe fshihen pas kostumit të mashtruesit perfid. Bota ka ecur larg dhe të rinjtë e kanë detektu këtë maskarallëk! Populli këtu është i lodhur dhe një shumicë e konsiderueshme mbijeton me një rrogë minimaliste dhe nga djersa e mërgatës që ende ndan një copë paraje për familjen. Mosni me kopallaxhi, dyftyrësh e katërftyrësh, por me njerëz të ditur, të shkolluar dhe me programe e oferta konkrete si më poshtë: – konfiskimi i pasurisë së vjedhur,…
Hiç më larg se dje ne banorët e Çairit ishim dëshmitarë të goditjeve të ashpra që ua bën ministrat e BDI-së 10.000 nxënësve tanë dhe 10 shkollave tona, duke ua shkurtu bllok dotacionet për arsimin fillor. Dhe dje prapë na goditën duke votuar kundër projektit tonë për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit në Dizhon të Çairit. Pikërisht këta qeveritarë të BDI-së, po mbrëmë erdhën në Çair për të demonstruar forcë me gjithë ato vetura super luksoze e me bodi-garde. E pas gjithë kësaj më vjen në mend vetëm një pyetje për ministrat e BDI-së: A HIÇ BRE SPO…
Javën e ardhshme ose më së voni deri në fund të vitit do të jetë gati zgjidhja ligjore me të cilën Qeveria propozon që të mos ketë rritje të pagave të funksionerëve në muajin mars dhe do të dorëzohet në Kuvend, njoftoi sot zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi. FATMIR BYTYQI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE “Zgjidhjen ligjore nëse jo javën e ardhshme, sigurisht deri në fund të vitit do t’ia dorëzojmë qeverisë. Në Kuvend do të mbeten 61 deputetë, të cilët do të kenë guxim ta votojnë zgjidhjen ligjore. Nuk ka mundësi për një zgjidhje tjetër. Thashë që qëndroj rreptësisht…
Analisti dhe botuesi i gazetës LAJM, Fejzi Hajdari ka komentuar zhvillimet lidhur me paralelen shqipe në shkollën fillore “Todor Janev” të Komunës Çashkë të Velesit, kur për të tretën javë me rradhë prindërit maqedonas të nxënësve të kësaj shkolle protestojnë kundër mësimit në gjuhën shqipe dhe në shenjë proteste i kanë ndaluar fëmijët e tyre nga procesi mësimor. “Kjo që po ndodh në Çashkë paraqet një akt fashizoid nga pridërit maqedonas. Raste të tilla kemi patur edhe kur politikanë e deputetë maqedonas që kanë qëndruar prapa studentëve maqedonas kundër arsimit shqip. Në ato tubime janë kërkuar edhe dhoma gazi për…

