Një grup intetelektualësh shqiptar nga Maqedonia e Veriut përmes një letre të hapur, i kanë bërë thirrje Aleancës për Shqiptarët që të mos bëjë koalicion parazgjedhor me BDI-në. Më poshtë mund ta lexoni të plotë thirrjen e tyre. Të interesuar për perspektivën e shqiptarëve dhe të të gjithë qytetarëve të RMV-së, duke ndjekur rrethanat aktuale politike në vend, ne të poshtëshënuarit, drejtohemi me këtë APEL: ALEANCË SHQIPTARE, THUAJI JO BDI-së! Në vigjilje të mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit të Përgjithshëm të Alencës për Shqiptarët, kemi një porosi shumë miqësore dhe dashamirëse për kuvendarët e nderuar të kësaj partie, nga të…
Author: Jeta almakos
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përsëritur qëndrimin e tij, se Fronti Evropian është bashkimi që do të anëtarësojë vendin në BE. Para të rinjve në Tetovë, ai tha se anëtarësimi në BE do të ndihmojë kthimin e rinisë në vendlindje. “Pse Front për Evropë. Po shërbim më të madh kombit, shtetit nuk mundemi t’i bëjmë se sa ta anëtarësojmë në Bashkimin Europian. Sepse duke u anëtarësuar në BE, mund të ndalim pakësimin e njerëzve, rinia po ikin, po largohen. Me anëtarësimin në BE mund të planifikohet për kthimin e atyre që janë jashtë, sepse anëtarësimi në BE ka beneficione,…
Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski sot realizoi takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në të cilin siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, u shpreh kënaqësia nga dialogu i vazhdueshëm politik, si dhe zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve. Siç kumtuan nga kabineti i Pendarovskit, dy presidentët theksuan se si aleatë të NATO-s, dy shtetet janë të gatshme për pasurim të bashkëpunimit të ndërsjellt, me qëllim të kontributit më aktiv për prosperitet, stabilitet dhe siguri të rajonit dhe të komunitetit ndërkombëtar. “Presidenti Pendarovski dhe presidenti Begaj këmbyen mendime dhe informata për integrimet evropiane, si dhe për epilogun nga Samiti…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski deklaroi se janë duke u menduar seriozisht për hapat e mëtutjeshëm që ata si opozitë do t’i ndërmarrin në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në qeverinë teknike në të cilën do të marrin një ministër të Punëve të Brendshme, një ministër të Punës dhe Politikës Sociale dhe tre zëvëndë ministra në financa, bujqësi dhe në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. ALEKSANDAR NIKOLLOSKI, NËNKRYETAR I VMRO-DPMNE-SË “Qeveria e përballur me rejtingun e ulët dhe humbjen e sigurtë në zgjedhje po përpiqet të bëjë çdo manipulim jo për të fituar zgjedhjet, por për të manipuluar për një…
Ambasadorja amerikane Angella Ageler, përsërit edhe një herë se në Maqedoni ka epidemi korrupsioni. E ftuar në emisionin “Stadium” në Kanalin 77 ajo u shpreh se qëllimi nuk është që SHBA të ketë listë të zezë, madje ajo thotë se më mirë të mos e ketë atë listë, pra të mos ketë krim dhe korrupsion, por aktualisht, potencon se ka ende shumë kandidatë për listën e zezë. Ajo thotë se nuk e kanë rolin e institucioneve për përndjekje në vend, dhe se shpreson që do të ketë njerëz në organet e rendit dhe drejtësisë që do të punojnë në ato…
Qëndrimi jashtëzakonisht poshtërues i prokurores Iskra Haxhi-Vasileva ndaj subjektit të akuzës, me tallje lexoi emrat e pacientëve. Pas kërkesës së gjyqtares, dhe sipas KPP-së, provat materiale janë paraqitur të plota dhe menjëherë, edhe pse prokurorja Haxhi Vasileva ishte kundër kësaj procedure, ajo sërish ka filluar leximin e provave materiale. Në të njëjtën kohë ajo lexoi me nënqeshje emrat e pacientëve që trajtoheshin në klinikën Zhan Mitrev. Pas vetëm një paraqitjeje të pjesshme të materialeve, të cilat i janë dorëzuar prokurorisë me kërkesë të saj, ajo u lodh dhe tha “uff, u lodha duke lexuar, le ta vazhdojmë seancën herë tjetër”.…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një tubim në Tetovë duke folur për shanset e vendit për t’u bërë pjesë e BE-së potencoi se përfitimet janë të shumta. Ai shtoi se me anëtarësimin në BE mund të planifikohet edhe kthimi i atyre që janë larguar në të gjitha këto vite, sidomos kthimi i të rinjve. “Unë nuk kam hequr dorë nga ato hapa që i filluam 20 vjet përpara, për ti bërë bashkë shqiptarët, ku para një viti dolëm me qëndrim për frontin shqiptar për Evropë. Shërbim më të madh nuk mund t’i bëjmë vendit sesa anëtarësimi në BE. Sepse…
Një grup themeluesish nga PDE (PArtia Demokratike Evropiane) ka bërë të ditur se largohen nga ky subjekt i sapoformuar. Valon Bela, si përfaqësues i këtij grupi bëri të ditur se ndëpresun veprimtarinë në PDE që udhëhiqet nga Arjanit Hoxha. “Informojmë të gjithë qytetarët se ndrëpresim unanimisht veprimtarinë politike në Partinë Demokratike Evropiane. Shkelja e parimeve, mungesa e transparencës, llogaridhënies dhe keqmenaxhimit me strukturat partiake ishin disa nga shkaqet për këtë vendim. Në foto, themelues të PDE, përfaqësues të Grupit Inicues dhe koordinatorë nga komunat përkatëse, anëtarë të forumit të gruas, këshilltar komunal, aktivist dhe kolegë të respektuar”, ka shkruar Bela.…
“Ministria e Punëve të Brendshme mund ta zgjerojë hetimin për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, për të zbuluar me saktësi motivet e aktit të rëndë”. Këtë e tha ministri Oliver Spasovski në një intervistë për televizionin “Kanal 5”. Ai theksoi se Turqisë i është kërkuar që të dorëzojë të dhënat daktiloskopike, linjat papilare, të cilat janë dorëzuar dhe do t’i dorëzohen Prokurorisë Publike dhe së shpejti pritet të arrijë materiali për analizën e ADN-së përmes asistencës juridike ndërkombëtare. “Edhe pse Maqedonia i posedon të dhënat biometrike për çdo qytetar të vendit, në këtë rrjedhë të procedurës është e…
Deri në ditën e fundit të mvylljes të konkursit për Prokuror Publik të Shtetit, në Kuvend kanë mbërritur tri kandidatura, ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë afat per kandidaturat që eventualisht janë dërguar me postë. Në garë deri më tani janë Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë e Shkupit, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore dhe Ljupço Kocevski nga Prokuroria Publike Republikane. Konkursin për prokuror të ri të shtetit Kuvendi e shpalli më 27 nëntor, një muaj para skadimit të mandatit të prkurorit aktual Ljubomir Joveskit, edhe pse ai tashmë në shtator e kishte njoftuar Kuvendin se mandati i përfundon në…
Ministri Azir Aliu sot nga Konferenca Botërore e Radio komunikacionit të ITU-së (WRC-23) na ka dhënë një super lajm, për një tjetër investim të rëndësishëm të tijin për Maqedoninë e Veriut. Ministri Aliu i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Dubai ka firmosur Aktin Përfundimtarë për marrjen e pozitës në orbitë të Maqedonisë së Veriut. “Me nënshkrimin e Akteve Përfundimtare, përcaktohet mënyra e përdorimit të përbashkët të spektrit të radio frekuencave dhe orbitës satelitore. Procesi i koordinimit për të marrë të njëjtin pozicion në orbitë në shërbimin satelitor fiks dhe atë të transmetimit ishte i gjatë, por në fund NE…
MPB Maqedoni njofton se sot (15.12.2023) zyrtarët policorë me urdhër të Gjykatës së Gostivarit kanë konfiskuar marihuanë nga një person juridik në fshatin Vrapçisht, me sasi përgjithshme prej 4341 kilogramë në vlerë prej mbi 10 milionë euro. Sasia e marihuanës është konfiskuar pas vendimit të Qeverisë së RMV-së për heqjen e autorizimit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore të personit juridik, për shkak të parregullsive të konstatuara në operim. “Gjegjësisht, në periudhën e kaluar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike dhe DPB Gostivar në koordinim me Komisionin për vlerësimin e plotësimit të kushteve në aspektin e hapësirës, pajisjeve…

