Author: Jeta almakos

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski thotë se shpesh ka folur për mosndëshkimin e kriminelëve dhe se sistemi gjyqësor duhet të konsolidohet. Deklarata e Spasovskit vjen pasi ambasadorja amerikane Angela Ageler, duke komentuar vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, tha se ishte sistemi që nuk e ndihmoi atë vajzë të re.  OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Këtë e them shpesh para mediave. Kur fola edhe për pandëshkueshmërinë e të gjithë atyre që grabitën shtetin, që shkatërruan popullin në periudhën e kaluar dhe ishin kryesorët në shoqëri pa mbajtur përgjegjësi si dhe kur fola për konsolidimin e sistemit gjyqësor.…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, morën pjesë sot në prezantimin e helikopterit me pajisjet e reja të ndihmës emergjente mjekësore.Në prononcimin e tij për media, Mexhiti theksoi se po bëhet një hap i rëndësishëm për qytetarët tanë, për mbrojtjen e pacientëve dhe për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor. “Me këtë bashkëpunim mes dy ministrive të Shëndetësisë dhe Punëve të Brendshme, mundësojmë veprimin e përbashkët të pjesëtarëve të njësisë së helikopterëve pranë MPB-së dhe institucioneve shëndetësore, pra përdorimin e helikopterit për transportin e pacientëve. Helikopteri ka pajisje mjekësore për transportin ajror dhe SPQ…

Lexo më Shumë

“Pse LSDM nuk i kërkoi Scholz-it, i cili vjen nga partia e tyre simotër, kur të vendosen negociatat për Maqedoninë, të largohet kryeministri i Bullgarisë, siç kërkoi kryeministri Orban për rastin me Ukrainën”, pyetën mëngjesin e sotëm nga partia e VMRO-DPMNE-së. Sipas tyre, nëse kjo nuk ndodh, është e qartë se Bullgaria nuk është arsyeja e vetme për bllokimin e integrimeve në BE, por krimi dhe marrëzia e qeverisë. “Fillimi i negociatave për Ukrainën dhe Moldavinë është për t’u përshëndetur dhe dëshmi se edhe Maqedonia mund të ecë përpara me një qeveri që do të luftojë kundër krimit dhe korrupsionit…

Lexo më Shumë

Ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda mbetet në rrugët Mavrovë-Hanet e Mavrovës dhe Strumicë-Berovë. Ndalimi u fut nga dje për shkak të reshjeve të mëdha të borës. Në rrugën Strumicë-Berovë, një ekip i ndërmarrjes publike po ashtu ka punuar dje për heqjen e drurëve të rënë në rrugë. Në pjesën tjetër të rrugëve në mbarë vendin, sipas informacioneve të mëngjesit të Shoqatës së Automjeteve të Maqedonisë, qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht me lagështirë. Intensiteti i komunikacionit jashtë vendbanimeve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe…

Lexo më Shumë

Në një njoftim të rëndësishëm nga Forumi “Më shumë për të gjithë” në Kërçovë, Nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, prezantoi masën e re të 9-të kundër krizës, duke ofruar mbështetje financiare për paga më të larta për punëtorët në ndërmarrjet private. Llukarevska theksoi se kjo masë shënon një angazhim të vazhdueshëm për të përmirësuar kushtet ekonomike të punëtorëve dhe ofron liri nga kontributet për punëdhënësit. Pjesa e rritjes së pagave do të paguhet vetëm në formë tatimi personal, sqaroi ajo. Masa nënkupton lirim nga kontributet për punëdhënësit, për pjesën e rritjes së pagave, dhe ata do të duhet të paguajnë…

Lexo më Shumë

Sot (16.12.2023) rreth orës 14:00 në zonën e Bit Pazarit, zyrtarët policorë të stacionit policor të Bit Pazarit kanë privuar nga liria M.R.(33) nga Shkupi, njoftojnë nga MPB. “Gjatë kontrollit të stallës së tij të improvizuar, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e madhe e lëndëve të ndryshme piroteknike. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për tregti të paligjshme në SPB Shkup do të bëjë kallëzim nga neni 396 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftimin e MBP-së.

Lexo më Shumë

Fatime Fetai, prokurorja e Prokurorisë së Lartë të Shkupit, por e njohur si ish-prokurorja e Speciales është një nga kandidatet që ka konkurruar për postin e kryeprokurores së përgjithshme të Maqedonisë së Veriut. Përpos saj në garë janë edhe prokurorja Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore dhe Ljupço Kocevski nga Prokuroria Publike Republikane. Konkursi për zëvendësimin e kryeprokurorit të deritanishëm, Lubomir Jovevski u shpall në fund të muajit të kaluar, ndërsa zgjedhja e pasardhësit të ri pritet të zgjedhet brenda një periudhe të shkurtër.

Lexo më Shumë

Blerta Jonuzi u zgjodh kryetare e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH) – dega në Çair. “Aleanca për Shqiptarët mbetet shpresa e vetme për të ardhmen dhe FRASH, struktura e vetme që rritet dhe gjithnjë e më shumë i besojnë të rinjtë. Sonte me një prezencë masovike, mbajti punimet Kuvendi i FRASH – Çair ku kuvendarët zgjodhën për kryetare Blerta Jonuzi, e diplomuar në drejtimin banka dhe financa, aktualisht ndjek studimet për master në drejtimin marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare. Pas kuvendit të sotëm, FRASH vazhdon me anëtarësimet e reja dhe zgjerimin e strukturave në të gjitha nivelet. Rinia është vetë…

Lexo më Shumë

BDI-dega Çair ka mbajtur mbledhje, ku në fjalimin e tij Grubi dhe Osmani thanë që kjo degë ka qenë e uzurpuar dhe nuk u dha mundësinë të gjithve por vetëm një grupacioni. Grubi mes tjerash tha se rreth i ngushtë që e ka uzurpuar degën e Çairit deri dje, nga tani e tutje do të çlirohet. ”Shif sa tri djem, vajza jashtë ka gjithashtu, kush ju dha mundësinë bre me e demostru veten me e shfaq veten se sa dini, sa mundeni ma shumë se na, jeni ma t’mir se na se ju kemi uzurpu ju kemi ngulfat, kush ka…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, shpalli sot se të gjithë punonjësit meritojnë një pagë dinjitoze, duke përfshirë sektorin publik dhe privat. “Të gjithë meritojnë një pagë të mirë, pavarësisht nëse janë të punësuar në sektorin publik apo privat. Për këtë arsye kemi ofruar mbështetje financiare për subvencionimin e kontributeve të punëtorëve të rinj dhe ekzistues, për rritjen e pagave të punëtorëve nga 3.000 – 9.000 denarë në sektorin privat”, tha Bytyqi. Bytyqi theksoi rëndësinë e punëtorëve në ekonominë dhe shtetin e tyre, duke bërë të ditur se përmes pakos së masave janë ndarë 492 milionë euro për mbështetje direkte në…

Lexo më Shumë

Ardhja e Sekretarit të Shtetit Entoni Blinken në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup është shumë domethënëse, veçanërisht për punën e përfunduar me sukses të “jashtëzakonshme” të Ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ekipit të tij dhe ekipit të OSBE-së në Vjenë, thotë ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler. Në një intervistë për emisionin “Stadion” në Kanalin 77, Ageler tha se mbajtja e Këshillit Ministror të OSBE-së ishte një detyrë serioze e vështirë, veçanërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Megjithatë, ambasadorja thekson se vendi arriti të sjellë të gjithë liderët nga e gjithë bota, përfshirë sekretarin Blinken,…

Lexo më Shumë

Në letrën e kryeparlamentarit Talat Xhaferi për nominimin e anëtarit të KSHZ-së dërguar pesë partive politike shqiptare nga opozita, ka përpjekje për manipulim të ri, akuzon deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli në një prononcim për TV21. Sipas tij, kërkesën për nominimin e anëtarit të KSHZ-së, Xhaferi është dashur t’ua drejtojë vetëm Besës dhe Alternativës dhe jo partive tjera të sapoformuara. “Sipas Kodit Zgjedhor, zoti Xhaferi duhej t’iu kishte dërguar letër vetëm Lëvizjes Besa dhe Alternativës. Sepse sipas Kodit Zgjedhor neni 2 dhe neni 27 do të shihni se aty kërkohen vetëm partitë politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet…

Lexo më Shumë