Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga dhe kryeministri Dimitar Kovacevski , personave të paevidentuar ua dorëzoi certifikatat nga libri amë të të lindurve. “Zero persona të paregjistruar! Vendi i parë në Evropë dhe i dyti në botë në zgjidhjen e problemit të personave të paregjistruar. Këta njerëz nuk do të jenë më të margjinalizuar, të diskriminuar, të privuar nga qasja në mbrojtje shëndetësore dhe sociale, arsim dhe qasje në drejtësi”, theksoi sot ministri i drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga. Ai sot së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, drejtorin e DULA-së, Emir Sulejmani, Sekretarin Shtetëror në MD, Muhamed Toçi dhe…
Author: Jeta almakos
Narrativa se do të ketë ndryshime kushtetuese ka kohë që po ndodh, jo që nga ky vit, por ne kemi mbetur në qëndrimin se nuk do të pranojmë ndryshim të Kushtetutës me një diktat të tillë, tha Vladi Misajloski, nënkryetar i OBRM-PDUKM në një paraqitje mysafire në televizionin Alfa. Sipas Misajlovskit, qeveria gënjen shumë dhe thotë me sloganin se tani është koha për ndryshimin e Kushtetutës. “Tani nuk mund të jetë momenti për ndryshim, qeveria ka dashur të tregojë se është një gjë normale. Pse? Sepse me komisionin historik, sidomos pala bullgare kërkon të na imponojë se ne jemi krijim…
Kryetari Boban Stefkovski ka njoftuar për thirrjen publike në faqen e tij zyrtare në Facebook ku ka shkruar: Thirrje publike për dekorimin më të bukur të Vitit të Ri! Me rastin e festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve i ftoj banorët e komunës së Gazi Babës që bashkërisht të zbukurojmë hapësirën në të cilën jetojmë dhe punojmë me kontributin tonë në dekorimin e Vitit të Ri. Për këtë qëllim, komuna ka ndarë çmime në të holla për oborret e dekoruara më bukur, tarracat, hapësirat e përbashkëta para objektit (bashkësia e qiramarrësve), hapësira përballë një subjekti afarist, kopshtet dhe shkollat…
Komandanti i KFOR’it në Kosovë, Ozkan Ulutas, ka vizituar Maqedoninë e Veriut. Ai është takuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant, Vasko Gjurchinovski. Ulutas ka dekalruar se Maqedona e Veriut jep kontribut thelbësor për KFOR’in dhe sigurinë rajonale. ”Duke përfunduar një vizitë të shkëlqyer në Maqedoninë e Veriut. Komandanti i #KFOR-it, gjeneralmajor Özkan ULUTAŞ falënderon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant, Vasko GJURCHINOVSKI, për mikpritjen e tij të ngrohtë dhe njohuritë e tij. Maqedonia e Veriut jep kontribut kyç për KFOR-in dhe sigurinë rajonale”. “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij në OKB, për të mirën e sigurisë së…
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski të martën do të mbajë fjalimin tradicional të fundvitit, ndërkaq nëse në Kuvend ka kuorum, mund të mbahen vazhdimet e mbledhjeve. Për më 22 dhjetor është caktuar mbledhja e rregullt në të cilën do të fillojë debati për Buxhetin për vitin 2024, informoi sot në takim me koordinuesit e grupeve të deputetëve kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Mbledhja për pyetje të deputetëve, e fundit për këtë vit, do të mbahet të enjten më 28 dhjetor, ndërsa Kuvendi do të punojë deri të premten, 29 dhjetor. Mbledhja e parë e ardhshme do të jetë më 9…
Gazetarja Evis Ahmeti foli në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik, në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi, vrasjen e Liridona Ademajt, ku i dyshuar kryesor është bashkëshorti i saj Naim Murseli që tashmë është i arrestuar. Në një intervistë për emisionin “Review” , ajo theksoi se mes dy familjeve nuk do të ketë gjakmarrjeve për shkak të fëmijëve, por dhe për shkak të lidhjeve të tjera familjare që kanë. Më tej ajo shtoi se Shaban Murseli babai i Naimit, ka ndërprerë çdo komunikim me mediat pasi ia ka ndalur shteti suedez duke qenë se fëmijët janë…
Në ndërtesën e komunës së Gostivarit pasditen e sotme është mbajtur takimi i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas informacioneve, dy liderët e partive kanë diskutuar për koalicion të mundshëm të dy partive politike shqiptare që janë pjesë e Qeverisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ali Ahmeti pas takimit tha se të gjitha opsionet janë të hapura. “Kemi biseduar, opsionet janë të hapura, ka qenë një bisedë shumë miqësore, do të takohemi sërish. Ne do të shohim, do të diskutojmë opsionet, vizionin, ngjarjet. Në kuadër të…
Në janar pritet të nënshkruhet marrëveshja për bashkëfinancim të tunelit për rrugën Tetovë-Prizren thotë zv/ministri i transportit Bekim Rexhepi. Sipas tij tashmë bisedimet me palën kosovare kanë përfunduar edhe kjo ka kaluar edhe në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. “Tash më kanë përfunduar bisedimet dhe draft versioni për marrëveshjen ka kaluar në qeveri dhe është çështje kohe që kur do të nënshkruhet kjo marrëveshje. Ne jemi çdo ditë në komunikim me kolegun tim, zv/ministrin e Kosovës dhe shpresojë që në janar do të kemi një ditë kur do të nënshkruhet kjo marrëveshje për bashkëfinancim”- deklaroi Bekim Rexhepi- Zv/Ministër I Transportit.…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka pritur në takim në Gostivar, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin. Siç mësohet, temë e diskutimit të takimit ka qenë bashkëpunimi i mundshëm i dy partive politike shqiptare, të cilat janë pjesë e Qeverisë. Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, pas përfundimit të takimit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se të gjitha opsionet për një bashkëpunim të mundshëm në zgjedhje janë të hapura, por vendimi do të merret nga organet partiake. “Kemi biseduar, por opsionet janë të hapura. Bisedë tepër miqësore. Do të vazhdojmë. Do të takohemi…
Joint Commission International ka dorëzuar akreditimin zyrtar në Klinikën Zhan Mitrev, duke konfirmuar se klinika është një qendër shëndetësore me standardet mė të larta sa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit për sigurinë e pacientëve. Akreditimi i marrë nga JCI konsiderohet si standard i artë në kujdesin shëndetësor global dhe Klinika Zhan Mitrev këtë certifikatë e ka marrë për herë të tretë. “Qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë krenarë që institucioni juaj ështė i përqëndruar në këtë qëllim sfidues, që vazhdimisht të rrisë cilësinë dhe sigurinë e pacientëve në nivelin më të lartë”, thuhet në letrën kredenciale dërguar Dr. Mitrevit. Puna e Klinikës Zhan Mitrev është vlerësuar nga një komision i përbërë nga tre anëtare të Joint Commission International, të cilët kanë vlerësuar 1200 elemente matës dhe sipasraportit, në vlerësimin përfundimtar thuhet se janë plotësuar të gjitha kushtet për marrjen e certifikatës me Vulën e Artë. Pas vlerësimit të punës…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, së bashku me homologun e tij të Shqipërisë, Igli Hasani, sot kanë bërë pranim-dorëzimin e kryesimin të OSBE-së dhe Kartën e Adriatikut, ku nga 1 janari këtë kryesim do ta marrë Shqipëria. Ministri Osmani deklaroi se në kontekst të vështirë gjeopolitik dhe të sigurisë, i shkaktuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës, ka qenë e rëndësishme që t’i mobilizojnë kapacitet e kësaj plaforme, që sipas Osmanit, të krijojnë një dinamikë të re që do të kontribonte pozitivishtë në stabilitetin e rajonit. BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË MAQEDONISË SË VERIUT “Ajo se…
Një intervistë e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, për gazetën greke “Avgi”, sjell shqetësime dhe sfida për perspektivën evropiane të vendit dhe Ballkanit Perëndimor. Ai tha se në mungesë të përmbushjes së ëndrrës evropiane të fqinjësisë, kërcënohet humbja e mundësisë për një brez të tërë. Ai shpreh keqardhje për mungesën e progresit, duke fajësuar shtetet kandidate dhe vetë Bashkimin Evropian për këtë ngërç. “Duhet të na thonë sinqerisht se cili është afati dhe cili është qëllimi. Integrim i plotë? Integrimi në tregun e brendshëm? Cilado qoftë oferta e BE-së, ajo duhet të jetë në gjendje…

