Author: Jeta almakos

Në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar Ligji për praktikat e padrejta tregtare, njofton zv. kryeministri, Fatmir Bytyqi, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Me ligjin rregullohen kushtet dhe mënyra se si do të bëhet tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore. Rregullohen 26 praktika të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore Nuk do të lejohet përdorimi i fuqisë së një kompanie të caktuar ndaj kompanive të tjera Presim që të ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore, e me këtë edhe në cilësinë e produkteve. Tarifat e ngarkuara aktualisht në marrëdhëniet kontraktuale midis blerësit…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së dhe i komunës së Gostivarit, Arben Taravari është ndneruar  me çmimin “Albanian Grand Exellence 2023” në një event të njohur që organizohet çdo vit në Shqipëri. Ky çmim ndahet çdo vit për personalitetet e suksesshme në fusha të ndryshme. Ndarjen e çmimit e ka bërë të ditur Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Faleminderit Shqipëri! Faleminderit Albanian Exellence 🙏”. Sivjet ishte përvjetori i 11 i këtij manifestimi mbarëkombëtarë që u mbajt në Tiranë.

Lexo më Shumë

Një muaj para qeverisë teknike kompania shtetërore EMV ka shpallur konkurs për punësimin e më shumë se 500 punëtorëve. Pagat janë nga 30.000 deri në 60.000 denarë, varësisht nga pozita e ofruar. Kërkohen profile të ndryshme për vende pune, nga inxhinierë, elektricistë, kontabilistë, mirëmbajtës të higjienës e deri te mjeshtër, korrierë, shoferë dhe sekretare për Oslomej, TEC Manastir, S.H.E. “Drini i Zi- Strugë. Por si erdhi nevoja për të gjithë këto punësime pikërisht në prag të zgjedhjeve? Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski punësimet me zgjedhjet nuk lidhen sepse sipas tij ka shumë kohë deri në maj. “Unë nuk do të thosha…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij tradicional në Kuvend, kritikoi qeverisjen e institucioneve të shtetit, duke thënë se kanë krijuar një atmosferë të korrupsionit endemik që kërcënon vitalitetin e shtetit. Sipas tij, arsyja është neglizhenca e korrupsionit nëpër institucionet dhe sipas tij zgjidhja e kësaj qëndron tek spastrimi I gjyqtarëve, qe duhet të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme. STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT “Fatkeqësisht, të krijohet përshtypja se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë luftëtarë më të zellshëm kundër korrupsionit në vendin tonë sesa institucionet tona. Megjithatë, sanksionet e huaja nuk janë të mjaftueshme, jo vetëm…

Lexo më Shumë

Janë bërë 8 vjet që nga vrasja e Donjeta Pajazitajt. Por vrasja e saj, mbetet pa autorë, ndërkohë familjarë të saj, kanë thënë se u janë zbehur shpresat se do të ketë epilog përfundimtar ky rast, megjithëse janë në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese. Në Bjeshkët e Strellcit të komunës së Deçanit dyshohet se qëndroi për rreth 6 javë trupi i Donjeta Pajazitajt, gjatë vitit 2015. Pas 6 javësh, trupi i 24 vjeçares së vrarë ishte gjetur. Tetë vjet më vonë, ende nuk dihet se si kishte ndodhur rasti, dhe më e rëndësishmja, kush ishte autori i vrasjes. Familja…

Lexo më Shumë

Deputeti Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët vlerësoi sot se presidentin Stevo Pendarovski e kanë aleat në angazhimin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe për reformimin e sistemit gjyqësor. “Domethënë, në mënyrë eksplicite presidenti e tha atë që ne e kemi thënë jo njëherë por dhjetëra herë dhe për çka angazhohej gjithashtu ministri jonë i të Drejtësisë. Ky është konstatimi im”, tha Snopçe. Ai shfaqi kënaqësi që Pendarovski në fjalimin para deputetëve i ka bërë thirrje përbërjes së ardhshme parlamentare që të angazhohet për largimin e të gjithë prokurorëve dhe gjykatësve për të cilët ka dyshime se…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka njoftuar sot se aplikimi për mbështetje financiare për nxënësit do të jetë deri me 24 dhjetor, respektivisht edhe 6 ditë. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mund të aplikojnë që të marrin nga 1200 deri në 1800 denarë në muaj, për 6 muajt e ardhshëm. Një ndër kushtet për shfrytëzimin e kësaj mase është që prindërit e fëmijëve të kenë të ardhura mujore nën 50.000 denarë. JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS “Nxënës të dashur të shkollave fillore dhe të mesme, a jeni gati për lajm të bukur? Nëse të…

Lexo më Shumë

Ne kemi një kornizë të qartë negociuese, nuk është thënë se ka kushte të reja përveç ndryshimeve kushtetuese, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke komentuar deklaratën e zëvendëskryeministres dhe ministres së Jashtme bullgare Maria Gabriel se kusht për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit nuk janë vetëm ndryshimet kushtetuese, por edhe respektimi i Marrëveshjes për Miqësinë dhe Fqinjësinë e Mirë dhe dy protokollet. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Ajo nuk tha se ka kushte të reja. Ne kemi një kornizë shumë të qartë negociuese. Ajo kornizë ka obligime për Bashkimin Evropian dhe Maqedoninë. Ne, në Bruksel, në samitin e fundit të Ballkanit…

Lexo më Shumë

Ne veprojmë për të gjitha kërkesat menjëherë dhe ato marrin përgjigje. Procesi i ekstradimit është duke vazhduar dhe gjithçka është ashtu siç duhet, deklaroi ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në lidhje me ekstradimin e të dyshuarit kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Ljupço Palevskit, i cili ndodhet në paraburgim në Turqi. KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË “Deri më tani, përveç asaj që është paralajmëruar nga ne, nuk ka asgjë shtesë. Kur do që do të kemi informata të reja do të njoftoheni me kohë”. Ndërkohë, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski të hënën tha se Ljupço Palevski, nuk…

Lexo më Shumë

Nëse opozitës shqiptare nuk i jepet anëtari në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, VMRO-DPMNE do të shqyrtojë tërheqjen e përfaqësuesve të vet nga KSHZ. Kështu ka deklaruar lideri i partisë opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski, i cili tha se që në fillim “po shihet që dikush po tenton që të ketë proces zgjedhor të paligjshëm. HRISTIJAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE “Më duhet ta pranoj, nëse vazhdojnë të sillen kështu, ende po konsultohem me bashkëpunëtorët, por mendoj që nuk ka çka kërkon as VMRO-DPMNE në punën e KSHZ-së. Atëherë le të realizojnë zgjedhje BDI, Ali Ahmeti, Zeçeviq, Mariçiq, Kovaçevski, Spasovski, dhe të shohim në çfarë…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski po e përfundon mandatin e tij si kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut  në mënyrë të padëshiruar.Kështu deklaruan nga Lidhja Evropiane për Ndryshim. Sipas tyre, në fund të mandatit, presidenti Pendarovski ishte një president me deklarata mirë të ambalazhuara, por mbetet pa rezultate dhe i dështuar në praktikë. Ata gjithashtu akuzojnë të parin e shtetit se  gjatë gjithë kohës e ka mbajtur veten si president i të gjithëve, por sipas LEN  realisht ka lënë shumë për të dëshiruar që ta meritojë këtë atribut. LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM “E kemi dëgjuar presidentin Pendarovski të flasë…

Lexo më Shumë

Në konkursin për pasardhësin e Lubomir Joveskit në pozitën e prokurorit publik shtetëror janë paraqitur tre kandidatë. Interesim kanë shprehur Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë e Shkupit, Lidia Raiçeviq nga Prokuroria Publike në Shkup si dhe Lupço Kocevski nga Prokuroria Republikane. “Në situatë kur besimi në gjyqësi është në nivelin më të ulët, ndërsa arsyet për këtë mund të tejkalohen, e shoh si sfidë të jem në krye të Prokurorisë Publik”, tha Fetai. Ndërsa prokurori Kocevski, për të cilin opinioni nuk di shumë, thotë se me përvojën e tij mund të kontribuojë në përmirësimin e situatës. Tani pritet që…

Lexo më Shumë