Prokuroria e Kumanovës i shqiptoi masë për kujdes dhe përkohësisht ia morri pasaportën dhe dokumentet tjera muzikantit serb, Gjorgje David, i cili mori pjesë në aksidentin e rëndë të trafikut ku jetën humbi 46 vjeçarja nga Kumanova para pikës kufitare Tabanocë. Në aksidentin që ndodhi pardje në autostradën Kumanovë – Tabanocë, dy kilometra larg pikës kufitare, rreth orës 20:00, kanë marrë pjesë tre vetura. Siç kumtoi dje Prokuroria, sipas informacioneve të para, së pari aksident ka ndodhur mes dy automjeteve me targa vendase, për shkak se njëri prej automjeteve ka hyrë në autostradë në drejtim të palejuar. Pasi që gruaja ka dalë nga automjeti, atë e ka goditur vozitësi i cili ka drejtuar automjetin me targa serbe.
Data 01.09.2026
Aktuale
- Pirin Export: Wellness dhe SPA në shtëpi – standardi i ri për një jetë të shëndetshme dhe cilësore
- 1.014 sportistë palestinezë të vrarë nga Izraeli gjatë gjenocidit në Gaza
- Përfundon protesta në kryeqytet / Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit rikthehen te Kryeministria: Nesër më shumë!
- Tensionet rriten: Iranin godet bazat amerikane në Jordani, Trump paralajmëron hakmarrje të fortë
- Protesta antiqeveritare në ditën e 93-të, qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ramën, Ballukun dhe Berishën!
- Ambasada turke në Shkup organizon pritje solemne me rastin e Ditës së Fitores
- Gjorgjievski: 420 milionë denarë për urën dhe rrugën e re Saraj–Gjorgje Petrov
- Ambasada turke në Shkup organizon pritje solemne me rastin e Ditës së Fitores



