Author: Jeta almakos

Vetëm dhjetë ditë para Vitit të Ri, në vend të një Struge të dekoruar, ajo është në terr të plotë. Qytetarët kërkojnë nga Merko ta dekorojë qytetin, në të kundërtën atë do ta bëjnë vet. Nuk ka asnjë llambë të vetme dekorative në qytet, megjithëse Këshilli Komunal ndau pak më shumë se 16 mijë euro për dekorime. Qytetarët thonë se ky është një turp për Strugën, si qytet turistik, përcjell Alsat. “Duhej të dekorohej, por ndoshta po planifikojnë këto ditë deri më 30.12. Jemi pak me vonesë, por që duhej të ishte zbukuruar – duhej të ishte, sepse është Viti Ri…

Lexo më Shumë

Policia ka  sekuestruar rreth 7 000 mjete piroteknike në rrethinën e Gostivarit dhe ka arrestuar  tre persona. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nëpunësit policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme  Tetovë – Njësia policore Gallate, të martën kanë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 6.964 mjete   të ndryshme piroteknike, kryesisht pushkaliqe,  në tri objekte tregtare në fshatrat e Gostivarit, Negotinë dhe Dobridoll. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Përkatësisht, në periudhën prej orës 16:50 deri në ora 19:10, nëpunësit  policorë e kanë privuar nga liria I.D.(61), të cilit i janë sekuestruar  3.826 mjete piroteknike dhe H.J. (49) me 2.895 mjete…

Lexo më Shumë

Do të protestojmë dhe do t’i shfrytzojmë të gjitha të drejtat tona demokratike dhe nuk do të lejojmë të organizohen zgjedhje jofer dhe jodemokratike në vend dhe nuk do të lejojmë të shkohet në zgjedhje nëse opozita shqiptare nuk ka anëtar në KSHZ. Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ai vlerëson se në këtë rast kryetari i Kuvendit e ka shkelur ligjin. BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA “Ligji është i qartë dhe parasheh që çdo ndryshim të strukturave të partive në pozitë dhe opozitë, në afat prej 30 ditëve kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë partitë…

Lexo më Shumë

Lidhja Europiane për Ndryshim ka dalë me reagim në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar dhënien e certifikatave të lindjes me përkatësi etnike. Nga ky koalicion thonë se “ndjenja e humbjes së pushtetut ua ka fshirë të gjithë ndjenjë njerëzore pushtetarëve”. Ja reagimi i plotë i Lidhjes Europiane për Ndryshim: Pushtetarët për çdo ditë po tërbohen. Ndjenja e humbjes së pushtetit ua ka fshirë të gjithë ndjenjën njerëzore. Aq shumë kanë dalë nga kontrolli saqë janë të gatshëm të luajnë edhe me ndjenjat e qytetatëve më të shtypur për tre dekada. Me paturpësinë më të madhe Kryeministri,…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese njoftoi se nga sot, 20 dhjetor deri në marrjen e vendimit përfundimtar,  në certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes  nuk do të shënohet grafa e etnisë. Kushtetuesja  thekson  se kjo është një masë e përkohshme. Gjykata Kushteteuese vlerëson se përkatësia etnike është një ndjenjë personale, të dhëna empirike të paverifikueshme dhe liria e shprehjes e përcaktuar me Kushtetutë. GJYKATA KUSHTETUESE “Nga pretendimet në iniciativë, sipas kërkuesit, ndjenja e përkatësisë etnike është ndjenjë personale e qytetarit dhe nuk mund të vërtetohet me dokument publik, d.m.th. me një dokument të lëshuar nga një autoritet shtetëror, kryesisht për faktin se liria…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që t’i dërgojë letër Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën kërkohet mendim me shkrim për kandidatët e paraqitur nga Shpallja për emërimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këshilli i PP-së, në pajtim me afatet ligjore, duhet t’i japë Qeverisë mendim pozitiv ose negativ në afat prej 15 ditësh, pas çka Qeveria i propozon Kuvendit njërin nga kandidatët, i cili ka marrë mendim pozitiv. Në shpalljen për prokuror të ri publik shtetëror janë paraqitur tre kandidatë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjell vendim që për 33 organizata joqeveritare të ndahen nga 600 mijë denarë, transmeton TV21. “Përkrahim veprimtarinë e sektorit civil në shërbim të së mirës së përgjithshme! Në seancën e Qeverisë miratuam vendimin sipas të cilit 33 organizatave joqeveritare ju ndahen nga 600.000 denarë për realizimin e projekteve me të cilat kanë aplikuar në thirrjen e shpallur publike për mbështetje financiare nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Ju uroj punë të mbarë shoqatave të përzgjedhura dhe realizim dinamik të projekteve të tyre nga…

Lexo më Shumë

Të nderuara media, të nderuar qytetarë, jemi para Jush për ta shprehur indinjatën tonë të thellë për shkak të goditjes së rëndë dhe të ultë që Ministria e Arsimit ia bën arsimit në Komunën e Çairit, por edhe në atë të Tetovës e Studeniçanit. Bëhet fjalë për shkurtimin e bllok dotacioneve për shkollat e këtyre komunave, të cilat tashmë edhe zogjtë e malit e dinë se pse po e pësojnë kaq rëndë. Opozitarizmi në demokraci është vlerë, kurse te ne, sipas logjikës së qeverisë BDI-LSDM, na qenka antivlerë. Ndaj, sipas tyre, hakmarrja është masa më e mirë e disiplinimit dhe…

Lexo më Shumë

Nën masa të rrepta sigurie kanë dalë në gjykatën e Elbasanit, Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit, të vënë në akuzë për shpërdorim detyre lidhur me vrasjen e Arben Lleshit dhe plagosjen e Indrit Shaqes. Vetëm 1 prej zyrtarëve të burgut u la në arrest shtëpi, ndërsa pjesa tjetër e të ndaluarve në masën e sigurisë arrest me burg. Mes tyre dhe drejtori i komanduar, Kamber Hoxha i cili në seancë tha se ka dërguar disa shkresa për mos funksionimin e sistemit të monitorimit. Ndalur tek ngjarja e së premtes, Tv Klan ka siguruar dosjen e plotë…

Lexo më Shumë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka arritur shifrën e shtatë milion pasagjerëve për vitin 2023, duke shënuar rekordin më të lart historike që ky aeroport ka pasur brenda një viti. Pasagjeri i 7-miliontë udhëtoi nga Tirana në Pragë, me linjën ajrore Wizz Air, duke shënuar një moment të rëndësishëm në suksesin e vazhdueshëm të aeroportit. Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve pasqyron suksesin e nismave strategjike të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që synojnë rritjen e fluturimeve lidhëse dhe aksesit. “Jemi krenarë për dyfishimin e pasagjerëve në TIA, në krahasim me vitin 2019 dhe me rritjen prej 35% në krahasim me…

Lexo më Shumë

Një 58 vjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit ka ndërruar jetë duke ecur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. “Me datë 19.12.2023 në ora 01.25 në SPB Shkup, nga ana e Urgjencës Mjekësore është raportuar se në Çarshinë e Vjetër të Shkupit kanë konstatuar vdekjen e një personi mashkull pa gjurmë të dukshme dhune. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë dhe është konstatuar se bëhet fjalë për A.T.(58) nga fshati Çegran i Gostivarit. Sipas raportit ai duke i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, më pas është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë, njofton MPB. Me urdhër të prokurorit publik, trupi…

Lexo më Shumë

Përpara festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, të gjitha qytetet e botës garojnë tradicionalisht se kush do të ketë dekorimin më të bukur. Mirëpo, bredhi në Shkup në një kohë të shkurtër u bë objekt talljeje. Bredhi i vendosur për festat e fundvitit në qendër të kryeqytetit maqedon u bë viral në rrjetet sociale. Përveç që bredhi nuk është zbukuruar plotësisht, veçanërisht në pjesën e sipërme, ai është vendosur edhe shtrembër.  Ka mjaftuar kaq që në rrjetet sociale të shpërthejnë talljet. Facebook

Lexo më Shumë