Për të gjithë ata që kanë problem me peshën e tepërt apo diabetin e tipit 2 dhe kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale tani e kanë mundësinë që të kryejnë kontrolle falas tek dy mjekët më të njohur nga Turqia. Bëhet fjalë për qendrën Glow Medicare e cila më datë 23 në Tetovë do të hap dyert për çdo qytetar i cili dëshiron të takohet me specialistët Prof.Dr Barish Bayraktar dhe Dr. Çagri Bilgiç. Të gjithë ata që janë të interesuar mund të paraqiten në numrat më poshtë ku mund të informohen për çdo gjë që mund t’ju interesojë. @gloëmedicare.nmk +389…
Author: Jeta almakos
Banorët e fshatit Kondovë, pjesa e vjetër e fshatit ankohen për mos transparencën e EVN-së pasiqë gati 1 javë po përballen me probleme me energjinë elektrike ku në këto netë të ftohta që sipas banorëve për Klan M thonë se ka pleq dhe fëmijë poashtu edhe paisje të amvisërisë që po dëmtohen. Kërkojnë urgjentisht të rregullohet problemi, sepse disa herë vjen dhe ndalet dhe nuk po gjendet zgjidhje ku ekipe të EVN-së largohen duke mos e sanuar si duhet problemin. /KlanMacedonia/
OBRM-PDUKM ka kritikuar Qeverinë për ndihmën financiare prej 1.200 denarëve për nxënësit, duke e quajtur nënvlerësim për shkak se me to nuk mund të paguhet as vaktet mujore. Nga atje thonë se Qeveria BDI dhe LSD po i shndërron shkollat në shërbime sociale, të cilat në vend që të merren me edukimin, po merren me punë sociale. Ky është një tjetër nga efektet katastrofike të kësaj Qeverie, u shpreh ajo, duke e quajtur masën qeveritare ryshfet parazgjedhor. “Prandaj, meqenëse kjo po ndodh në dëm të arsimit, apelojmë menjëherë në këtë moment Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që të marrë përgjegjësi…
Duke folur për kandidimin e tij të dytë të mundshëm, presidenti Stevo Pendarovski sonte në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanalin 5 tha se deri në fund të shkurtit të 2024 qytetarët mund ta presin përgjigjen përfundimtare se a do ti hyjë garës për president të vendit. Sipas Pendarovskit, nëse ka konsensus siç tha ai mes Maqedonisë partiake dhe jopartiake, nuk ka rëndësi se kush do të jetë kundërshtari i palës tjetër.(INA)
Kryetarja Danella Arsovska thotë se dekorimi i Vitit të Ri është financuar përmes një thirrje publike, e cila është shpallur publikisht. “Kjo është thënë disa herë, është shpjeguar në detaje dhe është paraqitur në mënyrë transparente për publikun. Prandaj, çdo “lajm” tjetër është tentativë manipulimi, sensacionalizmi dhe spekulimi. Dallimi, megjithatë, mes organizimit të sivjetshëm të dekorimit të qytetit dhe viteve të kaluara është se tani kemi 10 herë më pak shpenzime se ato që janë shpenzuar në dy dekadat e fundit, ndryshimi është se këtë vit paratë për këtë qëllim nuk janë marrë nga e njëjta kompani që ka marrë…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast me fatalitet, që ka ndodhur në autoambulancën e Ndihmës së shpejtë, por që është denoncuar nga Klinika e Toksikologjisë. Klinika e ka denoncuar rastin 4 ditë pasi ka ndodhur rasti. “Më 21.12.2023, nga ana e policëve të Qendrës dhe Bit Pazar është vepruar në bazë të denoncimit nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” se më 17.12.2023 në Klinikën e Toksikologjisë është pranuar një person i gjinisë mashkullore, i cili ishte sjell nga ekipi i Ndihmës së shpejtë ku edhe kishte vdekur. Pas masave të ndërmarra nga policët është konstatuar se…
Familja e Liridona Ademajt, gruas që u vra më 29 nëntor në Prishtinë, ka kërkuar një takim urgjent me Prokurorinë, për të marrë informacion mbi hetimet dhe zhvillimet lidhur me rastin. Këtë e ka komentuar avokati, Arbër Jashari, i cili ka thënë se kërkesa e familjes ka ndodhur, pasi që është “terrorizuar” me informata edhe spekulative dhe “kjo ua ka rritë shqetësimin duke menduar se çka po bëhet”. “Mendoj që prokurori i ka njoftuar për çështjet kryesore. Por këtu çështja është se është bërë shumë zhurmë, dhe ajo familje ditëve të fundit ka qenë e “terrorizuar” me shumë informata, ndoshta…
Familja e Liridona Ademajt, 30-vjeçares që u vra më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Prishtinës, i është drejtuar me një letër Prokurorisë, përmes së cilës ka kërkuar takim urgjent, që të informohen rreth rastit. Letrën e ka publikuar në Facebook vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, i cili ka thënë se zyrtarisht ende nuk janë informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kanë nga raportimet në media. “Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohemi rreth rastit të vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj. Ne jemi…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se ditën e djeshme ka qenë në rrezik jeta e një polici në veri të Mitrovicës. Ai nuk ka dhënë shumë detaje për këtë rast, por sipas Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës një person ka tentuar të godasë me veturë një zyrtar policor. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se zyrtari policor ishte në kryerje të detyrës, dhe i dyshuari gjatë tentimit që të godasë zyrtarin policor ka goditur veturën e policisë. Ministri Sveçla në Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut derisa foli për sulmin në…
Prokuroria Publike njofton se do të formojë lëndë kundër kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në lidhje me 30.000 euro të shpenzuara për dekorim, për të cilat nuk ishte shpallur tender. Mirëpo, nga atje thonë se autoriteti i Policisë Financiare është kompetent për të vepruar i pari. “Në funksion të pretendimeve të paraqitura në rastin konkret, Drejtoria e Policisë Financiare, si autoritet përgjegjës për zbulimin e veprave të mundshme kriminale dhe kontrollin e flukseve financiare, ka autoritetin për të hetuar të gjitha rrethanat dhe për të paraqitur një raport apo kallëzim përkatës. Nëse Policia Financiare nuk vepron, prokuroria do…
Drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev, ka njoftuar se po ndërmarrin hapa thelbësorë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në fushën e doganave. Bogoev përmendi se dixhitalizimi i Doganave është në një fazë të avancuar dhe se po punojnë në një projekt bashkëpunimi me Doganën Koreane për zbatimin e një sistemi të ri për analizën e rrezikut dhe një magazinë të dhënash. “Pres që në pranverën e vitit të ardhshëm të fillojë implementimi i sistemit të kamerave inteligjente së bashku me softuerin e njohjes së targave, si dhe instalimi i kamerave të trupit që do të ndihmojnë në…
Qytetarët në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, Shkup, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thanë se po i vuajnë pasojat e shkallës së lartë të ndotjes gjatë këtij dhjetori. Marko Ivanov tha se sapo ka zbritur në aeroportin e Shkupit nga Holanda është përballur me ajrin e rënduar nga ndotja. “Në momentin që hapen dyert e aeroplanit dhe dilni në aeroportin e Shkupit ndihet ajri rëndë nga grimcat e dëmshme dhe vështirësohet frymëmarrja”, u shpreh ai. Luan Mehmeti tha për REL-in se djali i tij 9 vjeç vuan nga inflamacioni kronik i mushkërive dhe ndotja e ajrit këtë sëmundje…

