Komisioni Rregullativ për Energji, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,50% në krahasim me vendimin e datës 18.12.2023. Nga 23.12.2023, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: “Eurosuper BS-95” benzina motorike – 76.50 (dena/litër) Benzina motorike “Eurosuper BS-98” – 78.50 (denar/litër) Naftë karburant “eurodiesel BS (D-E V)” – 73.00 (denarë/litër) Vaj ekstra-lehtë 1 (EL-1) – 72.50 (denar/litër) “mazut M-1 NS” – 41.937 (denar/kilogram) Çmimet me pakicë të benzinës “eurosuper BS-95”…
Author: Jeta almakos
Qeveria në seancën e sotme vendosi që deri në fund të vitit fermerët të marrin paradhënie 30 për qind të subvencioneve, risi e paraparë me modelin e ri të subvencionimit, kumtoi ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Me këtë, siç theksohet, 40.000 fermerë do të paguhen 750 milionë denarë, përkatësisht 400 milionë denarë do të paguhen për prodhuesit e kulturave bujqësore, 70 milionë për kopshtarinë, 130 milionë denarë për pemëtarët dhe 150 milionë denarë pagesë për vreshtarët. Siç kumtoi MBPEU-ja, prodhuesit e qumështit deri në fund të vitit në llogaritë e tyre do t’i marrin shpërblimet për qumështin…
Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, njofton për realizimin e punëve ndërtimore për rindërtimin e klonit Iskra në çerdhen 25 Maj në Çento. Pas 50 vitesh po kryejmë një rikonstruksion të plotë të klonit Iskra në JUDG 25 maj në Cento. Kam vizituar klonin Iskra në kopshtin 25 maj në Çento, ku inspektuam punimet e ndërtimit për rikonstruksionin e ambienteve rekreative. Rikonstruksioni i pjesës së dikurshme të këtij kloni të kopshtit po bëhet për herë të parë pas 50 vitesh nga ekzistenca e kopshtit. Në kuadër të punimeve…
Nga muaji mars i vitit 2024 paga minimale do të jetë 22.500 denarë, që edhe dyfishim i pagës minimale në krahasim me vitin 2017. Nga viti 2017 paga minimale plot katër herë është rritur, përkatësisht paga u rrit në 12.000 denarë, më pas kishte rritje në 15.200 denarë, 18.000 denarë dhe kjo e fundit 20.150 denarë. “Në mars paga minimale do të jetë 22.500 denarë, ndërsa rritje pritet të ketë edhe paga mesatare”, u shpreh Bytyqi kur paralajmëroi rritjen e pagës minimale. Gjatë muajit mars, po ashtu pritet të rriten edhe pensionet në Maqedoni.
Policia Financiare të hënën do të hyjë në hapësirat e Bashkisë së Shkupit dhe do të kontrollojë se sa para janë shpenzuar për zbukurimin e kryeqytetit dhe cila kompani ka fituar tenderin për zbukurimin e Shkupit. Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska thotë se ajo nuk ka bë gabim në procedurë. “Politikanët e korruptuar më së shumti dëshirojnë të gaboj, por unë nuk gaboj”, tha Arsovska e cila theksoi se zbukurimi ka kushtuar 30 mijë euro. Ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov tashmë ka kërkuar dorëheqje nga Arsovska dhe zgjedhjet për kryetar në Shkup të mbahen bashkë me zgjedhjet presidenciale…
Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko edhe pse ka shpallur se ka ngrirë aktivitetet partiake pas përfshirjes së tij në “Listën e zezë Amerikane”, ai sërish është i pranishëm në çdo aktivitet partiak. Së fundi ka marrë pjesë edhe në takimin e fundvitit të organizuar sot nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në njëri nga hotelet e Shkupit.
“Vetëvendosje do të pjesë pjesë e zgjedhjeve të majit të 2024 në Maqedoninë e Veriut”, paralajmëroi sot kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në takimin me mediat bashkë krerët e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe të Alternativës, Afrim Gashi, përcjell INA. “Kësaj here nuk e kemi vetem mbështetjen, por ata janë partnerë dhe pjesë e zgjedhjeve”, theksoi Mexhiti. Sipas krerëve të Lidhjes Evropiane për Ndryshim(LEN), edhe kandidati për president mund të jetë nga Vetëvendosje.
Prokuroria Themelore Publike informoi se I kanë pranuar rezultatet e autopsisë për Vanja Gjorçevskën dhe Pançe Zhezovskin, të cilët më 3 dhjetor u gjetën të vdekur në rrethinën e Shkupit dhe Velesit. Fjala është për gjetje që janë pjesë e hetimit që Prokuroria Themelore Publike Shkup e zhvillon kundër Ljupço Palevski-Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e Gjorçevskës dhe Pançes dhe pesë të dyshuarve të tjerë. Hetimi për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi filloi në fillim të këtij muaji dhe në të, përveç Palevskit, i cili dyshohet për veprat penale “rrëmbim” dhe “vrasje në…
Këshilli i prokurorëve e zgjodhi Prokuroren Sonja Simovska për ushtrues detyre të krye prokurorit publik. Zgjedhja e saj pasoi për shkak se kryeprokurori Ljubomr Joveski po pensionohet dhe se partnerët e koalicionit nuk arritën të kuptohen se kush do të jetë prokuror i ri. Pas qartësimit se deri në fund të vitit nuk do të mund të ketë përzgjedhje të prokurorit të ri publik, u realizua mënyra e emërimit të ushtruesit të detyrës. Në këtë seancë për këtë detyrë u votua Sonja Simovska ndërsa mandati i saj nuk do të zgjasë më shumë se gjashtë muaj. Sipas informacioneve, në garë…
Instituti IDEA ka publikuar një raport-analizë të numrit të shfrytëzuesve të shtesave për fëmijën e tretë dhe të katërt gjatë periudhës 2013-2023, si dhe natalitetit në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat tregojnë që popullsia e Maqedonisë së Veriut ka pësuar ndryshime të konsiderueshme në dekadën e fundit, si nga struktura e moshës ashtu edhe për nga përbërja etnike. Si pasojë e natalitetit të ulët dhe migrimti të lartë, popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket dhe po tkurret, ndërsa proporcioni i etnive gradualisht po ndryshon si pasojë e shkallëve të ndryshmee të natalitetit tek etnitë përkatëse. Analita e…
Instituti për sëmundje të mushkërive te fëmijët – “Kozle” me vendim të Qeverisë është shndërruar në Klinikë Universitare për sëmundje respiratore te fëmijët. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij bëri të ditur se Qeveria në seancën e tetorit e ka marrë këtë vendim dhe theksoi se “Kozle” për 7 dekada ka dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Kozle” për më shumë se 70 vjet është simbol i profesionalizmit dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve, dhe me zgjerimin e veprimtarisë meriton të përmirësohet dhe të hapen mundësi për zhvillim të mëtejmë të këtij institucioni. Me këtë vendim mundësohet zgjerimi i veprimtarisë…
Në Frontin për Evropë nuk ka humbës, por ka vetëm fitues, andaj bashkohuni të gjithë këtij Fronti. Kështu deklaroi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në pritjen e fundvitit i cili organizoi me bashkëpartiakët e tij. Duke folur për vitin i cili po përfundon, Ahmeti përmendi disa të arritura të cilat siç tha ai, e kanë vulën e BDI-së. Ai madje përsëri e ka përmendur se më së shumë se dy parti janë shumë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Ne 20 vjet bëjmë përpjeke për një Frontë të tillë, sepse…

