Author: Jeta almakos

Patrulla të përforcuara policore në qendër të Shkupit për parandalimin e vjedhjeve dhe rrahjeve gjatë kohës së festave. Prania e përforcuar policore është e dukshme këto ditë në pjesët më frekuentuese në Shkup. Patrulla policore dhe automjete, ka në kafenetë në Debar Mëhallë, në Sheshin Maqedonia, rreth dhe në qendrat tregtare. Nga policia thonë se këto patrulla janë sistemuar për parandalim të vjedhjeve, rrahjeve apo incidenteve tjera në prag të festave, kur të gjithë shkojnë në shoping, por edhe organizohen ahengje.

Lexo më Shumë

Vonë pas mesnate, rreth orës 01:35, policia ka ndaluar disa persona në një objekt hotelierik në Ilinden, ku ka pasur një përleshje mes dy grupeve të të rinjve. “Janë ndaluar I.M.(29) nga Shkupi, T.S.(32) nga fshati Shtrbovo të Resnjës dhe S.K.(28) nga fshati Oreshani i Shkupit”, njoftojnë nga MPB. Sipas kallëzimit ka nisur një debat dhe më pas I.M. i cili ishte së bashku me T.S. nga njëra anë dhe K.K.(29) nga Shkupi, i cili ishte së bashku me S.K. nga ana tjetër, K.K. ka kapur një send të mprehtë në ka sulmuar I.M. pas së cilës I.M. ka nxjerrë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu vlerëson se në rast se miratohen ndryshimet në Ligjin për Buxhet, që ndër të tjera parashikojnë që Ministria e Financave mos të vendos për punësime në sektorin publik, përfundimisht do të përmirësohet procesi ose ambienti në administratën publike. Aliu tha se në këtë mënyrë nuk do të abuzohet me numrin e të punësuarve në administratë por secili institucion publik do të realizojë punësime varësisht nevojës dhe buxhetit të paraparë. “Definitivisht do të përmirësoj procesin ose ambientin në administratën publike për dy arsye. Arsyeja e parë është humbja ose një procedurë e cila…

Lexo më Shumë

Kosova është tronditur së fundi nga disa vrasje, e ajo më e rënda ka qenë e Liridona Ademajt. Krahas kësaj, iu është bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të reagojnë dhe t’i parandalojnë këto vrasje. Për vrasjet dhe çështjet e tjera të drejtësisë, në një intervistë për gazetën “Bota sot” foli avokati Skender Musa. Se pari, Musa vlerësoi se drejtësia në Kosovë është në nivel më të lartë se në vendet e rajonit të Ballkanit, por edhe të Evropës Juglindore Megjithatë, ai kërkoi reforma dhe plane më të detajuara nga Ministria e Drejtësisë, pasi ka probleme dhe sfida që e…

Lexo më Shumë

NP “Rrugë dhe rrugica” – Shkup për nesër në urën “Bellasica” njofton për regjim të përkohshëm të komunikacionit, ku nga ora 08:00 deri në ora 12:00 do të kryhen aktivitete ndërtimore. “Për shkak të punimeve ndërtimore, ura do të mbyllet për komunikacion në të dy drejtimet dhe do të shënjohet me sinjalistikën përkatëse të komunikacionit”, njofton kompania publike. NP “Rrugë dhe rrugë” apelon që automjetet të drejtohen me kujdes, ndërsa qytetarët të kenë durim deri në përfundimin e punëve ndërtimore.

Lexo më Shumë

Në shtator të këtij viti, Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara i ka shitur dy banesa ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, të cilat i janë konfiskuar në rastin “Perandoria”. Pronarët e rinj u mbajtën sekret, por “Fokus” zbuloi se në duart e kujt ka përfunduar një nga banesat në Goricë të Ohrit. Këto ditë në Kadastër është ndryshuar pronësia e banesës, kështu që në vend të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tani shkruhet emri i Bekim Zemoskit nga Ohri. Zemoski është një biznesmen i suksesshëm, përkatësisht është pronar i kompanisë konsulente De-Invest, e cila prej vitit 2007 bashkëpunon me një numër…

Lexo më Shumë

Partia në pushtet LSDM thot se paga mesatare në Maqedoninë e Veriut  është 630 euro, ndërsa ata shtojnë se  pas anëtarësimit në BE e njejta do të rritet për 70%. Nga kjo parti thonë se masat ekonomike të Qeverisë po japin rezultat dhe se kanë arritur që prej vitit 2016, pagën mesatare në vend ta risin për 270 euro. “Paga mesatare është ngritur në gati 39.000 denarë  apo 630 euro. Që nga viti 2016, pra që nga koha e DPMNE-së, LSDM-ja e ka rritur pagën mesatare për 270 euro – nga 360 euro në 630 euro! LSDM ka treguar me…

Lexo më Shumë

Është arrestuar 60 vjeçari  me inicialet  Z.T nga Manastiri, pasi të njejtit i janë sekuestruar rreth 7 000 copë mjete piroteknike. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, është kryer bastisje në një shtëpi dhe hapësirë ndihmëse në Manastir, në pronësi të Z.T.(60) nga Manastiri, gjatë të cilës janë gjetur 4 080 copë mjete të ndryshme piroteknike – fishekzjarrë dhe pushkaliqe. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDHSME “Paraprakisht, më datë 22.12.2023 në ora 20:30 në rrugën ‘Filip i Dytë’ në Manastir, gjatë kontrollit të automjetit ‘Polo’ me targa të Manastirit, në pronësi të Z.T. , u gjetën 2 713…

Lexo më Shumë

Lidhja Evropian për Ndryshime paralajmëroi bojkotim të kuvendit dhe radikalizim nëse pushtetit vazhdon të tentoj manipulimin e zgjedhjeve të ardhmen përmes Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.  Në një brifing me gazetarët liderët e këtij koalicioni, Afrim Gashi, Izet Mexhiti dheBbilall Kasami  kërkuan që Kuvendi të votojë propozimin e tyre  për anëtar të KSHZ-së. AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS “Si koalicion dëshirojmë të njoftojmë se deri më dhjetor kemi një kërkesë konkrete që Kuvendi të votojë propozimin tonë për anëtar të KSHZ-së. Nëse nuk e votojnë, ne do të largohemi nga Parlamenti, që do të thotë do të bojkotojmë Parlamentin”. Lideri i…

Lexo më Shumë

Makina që u përfshi në aksident këtë mbrëmje në zonën e Selitës në Tiranë po eskortonte familjen e kryetares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka. Mësohet se makina e Gardës së Republikës ku ndodhej familja e kryegjyqtares, e cila po ruhet me masa shtesë, pas vendimit që Gjoka dha për ish-kryeministrin Sali Berisha, u përplas nga një makinë policie. Në dëshminë e dhënë, polici është shprehur se teksa po drejtonte makinën humbi kontrollin për shkak të shiut, duke ia lënë fajin “rrugës”. Paraprakisht, dyshohet se efektivi, që është prezantuar si polic nga Elbasani, po udhëtonte me shpejtësi tej normave…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij për fundvit u shpreh i bindur se i ashtuquajturi Front Europian do të triumfojë në zgjedhjet e ardhshme, përcjell TV21. Ahmeti tha se nuk janë të pakët ata që do t’i bashkëngjiten këtij fronti. “Prandaj unë mendoj se ky front, edhe kemi investuar edhe kemi punuar. Ky front do të konsolidohet dhe so të shënojë fitoren e radhës të BDI-së bashkë me të gjithë ata që do t’i bashkohen këtij fronti, që nuk janë pak, po se sa janë? Le ta lë që të mërzitën ata të cilët nuk e dinë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetari i degës së ASH në Likovë, Jeton Shaqiri, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, deputetët, Elmi Aziri dhe Abdulla Saliu dhe drejtorin Driton Nebiu, qëndruan në fshatin Nakushtak të Kumanovës, ku 5 vëllezër të familjes Agushi nga ky vendbanim, për herë të parë janë pajisur me shtetësi dhe dokumente personale falë ligjit të ri me të cilin përfundimisht u zgjodh çështja e personave të paevidentuar. “Bashkë me strukturat lokale dhe anëtarë të Aleancës për Shqiptarët në fshatin Nakushtat, zhvilluan edhe një bashkëbisedim për projektet, të arriturat e zyrtarëve të emëruar nga ASH, si…

Lexo më Shumë