Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu njoftoi sot se Maqedonia Veriut për dy deri në tre vjet mund të ketë satelitin e saj në hapësirë. “Do të thotë shumë për shtetin, por edhe për dixhitalizimin e shoqërisë. Të kesh një pozicion orbital në hapësirë është një faktor i rëndësishëm për dy gjëra një ditë duhet të mendojmë për satelitin tonë. Do të ofrojë të dhëna më të besueshme për qytetarët, transformim më të lirë të dixhitalizimit në shoqëri dhe prestigj. Ajo do të zgjasë. Për momentin kemi rënë dakord për koordinatat për vendin tonë dhe ato janë të…
Author: Jeta almakos
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka ngritur kallëzim në departamentin kompetent të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për kërcënim të drejtpërdrejtë me jetë ndaj themeluesit të “Civil Media”, Xhabir Deralla. Kallëzimi vjen pas kërcënimit të drejtpërdrejtë ndaj kolegut Deralla në formën e një komenti në kolumnën e tij të publikuar në faqen zyrtare në Facebook të “Nova TV Web”, ku një profil i quajtur Aleksandar Antiç shkruante këtë koment: “Bëhu i dukshëm, ndyrësirë, kurdoherë plumbi do të arrijë” SHGM hyri në kontakt me personin kontaktues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përgjegjës për sulmet ndaj gazetarëve, ku ka…
EVN ka bërë të ditur se në 25 lokacione nëpër Shkup do të vendosë stacione mbushëse për makinat elektrike. Në shpjegimin e propozim-vendimit thuhet se qëllimi i këtij projekti është në përputhje me aktivitetet e ndërmarra nga Qyteti i Shkupit në drejtim të inkurajimit të përdorimit të alternative të tjera të transportit, duke promovuar stacionet për mbushjen e automjeteve elektrike. Kjo siç thuhet do të ndikoj në përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e ajrit. Në 25 lokacione në Shkup do të vendosen po aq stacione për mbushjen e makinave elektrike. Të enjten, këshilltarët bashkiakë duhet t’i japin dritën jeshile propozimit…
“Ndotja e ajrit është e lartë këto ditë, veçanërisht në kryeqytet, ndaj për të mbrojtur efektet e dëmshme të mundshme shëndetësore të suspenduara (grimcave lundruese), në momentet kur përqendrimet e tyre janë rritur në mënyrë drastike”, thekson Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) përmes një sërë rekomandimesh që duhet ndjekur, përcjell INA. “Në qytetet me një indeks “jashtëzakonisht të keq (të dobët)” të cilësisë së ajrit, popullsia duhet të qëndrojë në shtëpi. Zvogëloni sforcimin fizik, veçanërisht jashtë dhe veçanërisht nëse keni simptoma të tilla si kolla ose dhimbje të fytit. Të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive, të rriturit me…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në intervistë për Alsat ka folur për zhvillimet e fundit politike me të cilat opozita shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes, sidomos me prezencën e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në hapjen e shtabit qendror të Lidhjes Europiane për Ndryshim. “Prezenca e Bekim Qokut la të kuptohet se ai do të jetë pjesë e listave të deputetëve në zgjedhjet e ardhshme”, tha Kasami. Ai shtoi se Qoku do jetë i barabartë si të gjithë kandidatët tjerët. “Nuk kemi folë kush ku do jetë në lista zgjedhore, por me koalicionin jemi dakorduar që Qoku do…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska ka ironizuar aksionin e policisë Finaciare për të hetuar blerjen e bredhit të vitit të ri. Ajo ka shpërndarë një fotografi duke luajtur shah me një babadimër, duke e shoqëruar me një koment ironik. “Duke pritur rezultatet e hetimit për bredhin”, ka shkruar Arsovska në Facebook. Reagimi vjen pasi sot u njoftua se inspektorët e Policisë Financiare do të hyjnë në qytetin e Shkupit për të shqyrtuar blerjen për dekorimin e kryeqytetit për Vitin e Ri, gjë që shkaktoi një ortek komentesh dhe reagimesh, ngriti edhe pyetja nëse ishte shpallur në tender. Arsovska…
Anketa e dhjetorit e MKD.mk, që e ka realizuar agjencia Market Vision, krahasuar me ato të mëparshmet, tregon se numri i qytetarëve që do të dilnin për të votuar në zgjedhjet e ardhshme është në rritje. Dhe ky sondazh konfirmoi trendin në rritje të popullaritetit të VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj Hristijan Mickoski dhe rënien e LSDM-së. Në mesin e të anketuarve filloi të shfaqet partia e re politike e Maksim Dimitrievskit. Në pyetjen se “në cilin lider politik keni më shumë besim”, 12,95 për qind e të anketuarve kanë thënë se Hristijan Mickoski, 6.65% e tyre kanë zgjedhur kreun…
Izet Mexhiti nga Lidhja Europiane për ndryshim përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka takuar Vlera Gjakovën, ish-kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete në Kosovë. Mexhiti thotë se e ka falënderuar Gjakovën për mbështetjen që LVV-ja po i jep LEN-it. “Sot kisha kënaqësinë e veçantë të takoj ish-bashkëpunëtoren time në Komunën e Çairit, ndërsa sot përfaqësuesen e Lëvizjes VETËVENDOSJE znj. Vlera Gjakova, me prejardhje nga Shkupi me të cilën mes tjerash biseduam për aktualitetin politik duke shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që LVV për Lidhjen Europiane për Ndryshim. Gjatë takimit mes tjerash, theks të veçantë zuri tema…
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ka përgënjeshtruar homologen e tij bullgare, Marija Gabriel, e cila së fundmi deklaroi se, ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm i anëtarësimit të vendit në BE. Sipas Osmanit, korniza negociuese paraqet mur dhe qeveritë e ardhshme bullgare, qofshin ato edhe më nacionaliste, nuk do të mund të vendosin kushte të reja. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka siguruar se, protokollet nuk janë pjesë e kornizës negociuese me BE-në dhe se, qeveritë e ardhshme bullgare, nuk do të mund t’i vendosin kushte të reja anëtarësimit të vendit në BE. Duke komentuar deklaratën e ministres së…
Gjatë ditës së sotme në Bit Pazar të Shkupit është arrestuar një 35-vjeçar pasi i njëjti është kapur duke shitur mjete piroteknike në mënyrë të paligjshme, përcjell TV21. Nga MPB thonë se nga i njëjti janë sekuestruar 2619 mjete të ndryshme piroteknike. “Sot (24.12.2023) në territorin e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkupi kanë privuar nga liria V.V. (35) nga Shkupi, i cili u gjet duke shitur lëndë të ndryshme piroteknike në një tezgë të improvizuar. Në total janë sekuestruar 2619 mjete të ndryshme piroteknike. Pas dokumentimit të rastit, kundër V.V. do të bëhet kallëzim penal përkatës”, thonë…
Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Bekim Qoku thotë se dëmi më i madh kapital në këto vite është që ASH-ja është bërë pjesmarrës në pushtet me BDI-në. “Dëmi kapital i pjesëmarrjes së ASH-së në pushtet me BDI-në, si dhe përpjekja e lidershipiti de fakto të saj për t’u shkrirë në BDI, është relativizimi i dëmeve të pariparueshme që BDI ia ka shkaktuar bashkësisë së dytë më të madhe në Maqedoninë e Veriut” ka shkruar këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Qoku.
Mbështesim Maqedoninë e Veriut në përcaktimin që të jetë anëtare fuqiplotë e BE-së, siguron Ambasadori i Spanjës në Shkup, Hoze Luis Lozano Garsija, në intervistën për Radion Evropa e Lirë. Ai nuk përjashton mundësinë që në procesin e negociatave të hapen edhe kërkesa të reja nga vende tjera anëtare, madje edhe nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, nga të cilët varet mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare. Në vitin 2024 Maqedoninë e Veriut e presin zgjedhjet, qeveria teknike dhe shpërndarja e parlamentit. Fakt është se nuk ka konsensus për ndryshimin e Kushtetutës, njofton KlanM. Por, nëse do të ketë konsensus nga përbërja…

