Author: Jeta almakos

Aktvendimi për rastin “Llaskarca” do të kumtohet më 25 janar, pasi që sot në Gjykatën themelore Shkup, u mbajtën fjalët e fundit përmbyllëse të procedurës e cila filloi në vitin 2019. Në rastin i cili ka të bëjë me fatkeqësinë e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 ku jetën e humbën 16 udhëtarë, ndërsa mbi 30 u lënduan, të akuzuar janë Beluli, pronar i kompanisë “Durmo turs”, përgjegjësi për transport në ndërmarrje, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për vepra të rënda të kryera kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.…

Lexo më Shumë

Prania e Vetëvendosjes në Maqedoni përmes mbështetjes së opozitës shqiptare do të sjellë ndryshimin politik në vend, thonë njohësit e çështjeve politike. Analisti Arsim Zekolli thotë se reagimet kundër paraqitjes së VV-së janë manifestimi i frikës nga humbja e pushtetit. Ai thotë se Vetëvendosja është pranishme si frymë te rinia shqiptare në Maqedoni.

Lexo më Shumë

Sipas përgjigjes nga ISHP Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës – për departamentin për të sapolindur, ka ndodhur një incident fatkeq, kur një mami, gjatë lindjes së një të porsalinduri, i preu aksidentalisht një pjesë të vogël të gishtit të madh të foshnjës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. “Pediatri kujdestar ka vepruar maksimalisht me profesionalizëm dhe me përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është rregulluar lëndimi. Akusherja u suspendua, iu referua Komisionit Disiplinor dhe iu dha dënimi maksimal sipas Ligjit për Kujdesin Shëndetësor, si dhe…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut vetëm gjysma e qytetarëve kanë arritur të pajisen me dokumentet e reja personale, në të cilat figuron emri i ri i shtetit. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më 25 dhjetor të këtij viti ka dorëzuar 1 milion e 151 mijë e 628 pasaporta të reja, 993 mijë e 966 letërnjoftime dhe 525 mijë e 225 patentë shoferi kundrejt 1 milion e 836 mijë qytetarëve shtetas të Maqedonisë së Veriut. Ndryshe, të gjithë shtetasit maqedonas duhet të ndryshojnë dokumentet personale deri më…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti thotë se cigaret elektronike janë po aq të dëmshme sa edhe ato të zakonshme dhe duhet të ketë masa të veçanta për ato cigare. “Nga janari do të ketë masa të reja rigoroze për uljen e numrit të duhanpirësve, por që duhet t’i vendosim me ministrat e tjerë dhe kryeministrin në qeveri”, tha Mexhiti. Ministri thotë se sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), por edhe me hulumtimet e mjekësisë, me parandalimin dhe zvogëlimin e konsumit të cigareve, zvogëlohet edhe numri i sëmundjeve të caktuara. Doktor Petrovski nga Instituti i Shëndetit Publik sqaron se 45%…

Lexo më Shumë

“Nuk ka mundësi që partia Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të marrë pjesë në zgjedhjet në Maqedoni”, ka theksuar kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski. Ai shpjegoi për “Republika” procedurën se si duhet të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe se një parti e huaj nuk ka asnjë shans të jetë në lista. Bekim Qoku nga Struga, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti pritet që të jetë pjesë e listave për deputetë në kuadër të Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN). Me këtë nga LEN theksuan se Vetëvendosje është pjesë e koalicionit të tyre dhe se emra…

Lexo më Shumë

Mbi 160 mësimdhënës të shkollave fillore në Haraçinë mbetën pa regresin e pushimit vjetor të paraparë me marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik, shkruan Alsat.. Mësimdhënësit shprehen të revoltuar dhe të diskriminuar duke kujtuar se po përsëritet manipulimi që i’u bë në kohën e pandemisë, kur bën punë të dyfishtë me prezencë fizike dhe nuk u paguan shtesë. “Në rast se nuk i marrim, jemi të gatshëm kështu të gjithë së bashku me kolegët e mi, me revoltin tonë mos të heshtim dhe njëherë e përgjithmonë të përfundon ky manipulim me mësimdhënësit. Të gjitha shkollat i kanë marrë, pse…

Lexo më Shumë

Në prag të festive të fundvitit përdorimi i mjeteve piroteknike nga ana e të rinjëve në vend është rritur me të madhe. Përdorimi i mjeteve piroteknike pothuajse për çdo vit rezulton me pasoja të mëdha tek të rinjët të cilët iu drejtohen klinikave për intervenim. Pavarësisht apeleve të institucioneve kompetene dhe ndalesave për shitblerje të këtyre mjeteve ato sërisht vazhdojnë të jenë të pranishme kudo. Qytetarët e intervistuar nga televizioni SHENJA vlerësojnë se kjo dukuri negative është e kahmotshme dhe theksojnë se duhet fëmijët që në moshë të hershme në shkolla të njoftohen me rreziqet që sjellin këto mjete. QYTETAR “Duhet…

Lexo më Shumë

Ipeshkvia e Tetovë – Gostivarit ka njoftuar se e kanë marrë vendimin nga Komuna e Tetovës për mënjanimin e kryqit të vendosur në pronën kishtare në Kodrën e Diellit. Lidhur me këtë vendim ata kanë paralajmëruar se do të parashtrojnë ankesë. IPESHKVIA E TETOVËS “KOM – Arqipeshkvia e Ohrit, Ipeshkvia Tetovë – Gostivar, të drejtat e tyre për të zgjidhur këtë çështje, do t`i mbrojë përmes mekanizmave juridik. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve të shpeshtuara dhe t`i përkushtohen paqes dhe marrëdhënieve të mira ndërfetare”. Ndërkaq, LSDM ka kërkuar që Koalicioni BESA – VMRO DPMNE…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot fjalën përfundimtare të rastit“Llaskarca” e ka dhënë mbrojtja e të akuzuarit të pestë, Jane Bovrovski, i cili është njëri nga të akuzuarit në aksidentin e trafikut në të cilin kanë humbur jetën 16 persona dhe kanë mbetur të lënduar mbi 30. Sipas avokates Ivanka Jakimovska, mbrojtëse e të akuzuarit Bovarski, në procedurën e provave nuk është vërtetuar as motivi dhe as qëllimi, e së paku, siç tha ajo, qëllimi i veprave që i ngarkohen të pandehurit Bovarovski. IVANKA JAKIMOVSKA, AVOKATE “Nuk ka asnjë provë që e vërteton gjithë këtë në lidhje me të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, së bashku me drejtoreshën e Klinikës për Kirurgji Plastike Sofia Pejkova dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq Sait Saiti, morën pjesë në ushtrimin demonstrues në Sheshin Maqedonia në kuadër të fushatës për parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike “Pushkaliqe Jo, Siguria Para Së Gjithave”. Spasovski tha  se ekipet e përbashkëta nga departamentet e parandalimit të MPB-së dhe mjekët nga Klinika e Kirurgjisë Plastike gjatë këtij muaji vizituan mbi 50 shkolla të mesme në Shkup dhe në vend, ku u mbajtën mbi 200 prezantime dhe aktivitete parandaluese me këtë temë, dhe më…

Lexo më Shumë

Në konferencën e mbajtur sot, Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me, siç thotë ai, një nga dilemat më të mëdha në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai tha se ato jenë me frontin evropian me frontin e së mirës, me atë që është e ardhmja e Maqedonisë. “Kjo është dilema më e madhe që ndodh në në RMV-së por mua më gëzon fakti që si anëtar, Aleanca është vendimtare se cili me kë do të kualicionon e vendos Aleanca. Ne jemi për të ardhmen në frontit evropian të shkojmë drejt të mos humbim kohë…

Lexo më Shumë