Author: Jeta almakos

Një kryq gjigant është vendosur në hyrje të tregut të gjërave të vjetra në lagjen Kojnare të Kumanovës. Lajmi është shpërndarë me komente të ndryshme nga qytetarët, përcjell INA. “E çka pat nevojë që ky kryq të vendoset në hyrje të tregut të gjërave të vjetra në Kumanovë?! Kush e vendosi, në çfarë prone dhe me leje të kujt u vendos ky kryq? A ka dhënë leje Komuna për vendosjen e tij dhe me mjete të kujt është vendosë i njejti?”, shkruan ish-këshilltari komunal, Osama Muadini. Po ashtu ka reaguar edhe ish-ushtari i UÇK-së, Driton Iseni. “E tash kjo a…

Lexo më Shumë

Të shtunën është shënuar Dita e Komunës së Gostivarit. Në këtë manifestim kryetri i komunës, Arben Taravari së bashku me ekipin e tij kanë nderuar personalitete të ndryshëm gostivaras për arritje vendore dhe ndërkombëtare. Ngjarja ishte e veçantë sepse kishte mirënjohje për personalitetet që kanë kontribuar në arsim dhe që kanë investuar në dije. Mësuesja Lirie Ismaili u shpall qytetare nderi, për të cilën Taravari shprehu mirënjohje të veçantë. “Ky event i madh nuk kishte si të kalonte pa momentin që të shpallet qytetare nderi një personalitet shumë i çmuar, veprimtaria e së cilës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në…

Lexo më Shumë

“Blerja e duhanit ka nisur zyrtarisht më 15 dhjetor, të gjitha pikat janë të hapura dhe kemi regjistruar 263 pika blerjeje me 280 peshore. Deri tani ka blerë mbi 500 tonë duhan, që mendoj se është pak për këtë periudhë të sezonit të blerjeve, por shpresojmë që dinamika të rritet nga java e ardhshme ose pas Vitit të Ri”, tha drejtori i Inspektoratit të Shtetit të Bujqësisë, Jane Stankoski. Ai shtoi se blerja e duhanit varet nga blerësit dhe apeloi që të rrisin çmimet sipas klasave dhe të mos manipulojnë duhanxhinjtë. “Ka informacione se prodhimi është ulur. Janë lidhur rreth…

Lexo më Shumë

Deri sot (e diel, 24 dhjetor) zgjat afati për paraqitje në thirrjen publike për mbështetje financiare për nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura të përgjithshme prej neto-pagave deri në 50.000 denarë. Mënyra e paraqitjes është përshkruar në thirrjen e publikuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), e cila ka siguruar dhe është përgjigjur për pyetjet më shpesh të parashtruara për këtë masë. Për studentët, të cilët aplikojnë për kompensim financiar për mbulimin e një pjese të shpenzimeve për transport mes qyteteve, afati është deri nesër (e hënë, 25 dhjetor).…

Lexo më Shumë

Një pjesë e skenarit integral të Strategjisë nacionale të zhvillimit për periudhën 2024-2044 janë: normа mesatare e rritjes ekonomike prej 4.7% në 20 vitet e ardhshme, përshpejtimi i rritjes së standardit jetësor me PBB 70% më të lartë për banor, si dhe ulja e dukshme e shkallës së varfërisë. Ky skenar është i arritshëm vetëm nëse ka konsensus shoqëror për prioritetet kryesore të zhvillimit, krijimin e ekonomisë më konkurruese, teknologjive të avancuara dhe zhvillimit të qëndrueshëm, standardit dhe cilësisë më të lartë jetësor, mjedisit të pastër, vendit të sigurt dhe me prosperitet, thekson në kolumnën e tij të fundit, ministri…

Lexo më Shumë

Nga partia në pushtet, LSDM lavdërohen për punën që ka bërë ekzekutivi në sektorin e bujqësisë. Nga kjo parti thonë se janë siguruar 20 milionë euro shtesë për bujqit. “20 milionë euro mbështetjes shtesë për fermerët e Maqedonisë janë siguruar deri në fund të këtij viti. Për herë të parë deri më tani, fillon pagesa e subvencioneve në shumën prej 30%. Për 40,000 fermerë do të paguhen 750 milionë denarë! Për herë të parë, fermerët marrin avans të subvencioneve, kur ata kanë nevojë për to më së shumti, në mënyrë që ata të fillojnë të korrat e reja në kohë…

Lexo më Shumë

Rruga “August Cesarec” mori emrin e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, atdhetarit nga Tetova, Mehmet Gega. Në përurimin e rrugës morën pjesë familjarët e Mehmet Gegës dhe vajza e tij Valdete Gega, krerët e komunave të Çairit dhe Tetovës dhe përfaqësues të spektrit politik në vend. Sipas kreut të Komunës së Çairit emërtimi i kësaj rruge bart në vete shumë simbolika. Mehmet Geg ishte mësues, aktivist për të drejtat e njeriut, veprimtar i çështjes kombëtare, i dënuar disa herë me burg nga pushteti ish-jugosllav. Inaugurimi i Rrugës në Komunën e Çairit përkon edhe me 55 vjetorin e demonstratave të…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri Artan Grubi është takuar me liderin e partisë, Ali Ahmeti dhe kryeparlamentarin, Talat Xhaferi. “Me liderin që bën presidentë, kryeministra e kryeparlamentar dhe që theu të gjitha barierat drejtë barazisë së plotë e që asnjëherë nuk pranoi postet më të larta për veten e tij Ali Ahmetin, dhe me kryeministrin në ardhje, Talat Xhaferi”, ka shkruar ai.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi, njoftojnë nga LAMM. Nga LAMM thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuara, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë qytetarët që të vozitni me kujdes dhe të rregulloni shpejtësinë sipas kushteve të rrugës. Nga atje thonë se rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin përgjatë prerjeve dhe gropave, të cilat pastrohen rregullisht.

Lexo më Shumë

Në vitet e kaluara LSDM-ja u ktheu qytetarëve 2,6 milionë euro, nga pavarësia e deri më sot nuk ka ndodhur një mbështetje kaq e madhe financiare, këtë e dinë qytetarët dhe të gjithë jemi krenarë për këtë, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në forumin e sotëm “Më shumë për të gjithë” në Koçan. Qytetarët e dinë se me LSDM-në ka më shumë për të gjithë, shtoi Kovaçevski. “Vetëm në vitet e kaluara LSDM-ja u ka kthyer qytetarëve 2.6 milionë euro. Që nga pavarësia e deri më sot, një mbështetje kaq e madhe financiare, aq shumë para nuk janë drejtuar…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ngritur alarmin se Serbia po planfikon sulme të reja ndaj Kosovës. Në konferencën e thirrur për media, Kurti tha se dyshohet se arsenal armatimi po fshihet në një hotel në Novi Pazar, transmeton Telegrafi. “Një arsenal armësh po duket që po fshihet në një hotel në Novi Pazar, rreth 25 kiliometra distancë  nga pika kufitare në  Jarinjë. Aty ka të fshehur armatim të ngjashëm që është  përdorur në sulmin terrorist në Banjskë”, tha Kurti. Tutje, kryeministri deklaroi se Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës dhe se po mban takime sekrete…

Lexo më Shumë