Bujar Zhuri është një sipërmarrës i suksesshëm shqiptar në vendet nordike si Suedia dhe Norvegjia. Ai ka treguar se e njeh Naim Murselin prej 12 vjetësh. Ata kanë pasur marrëdhënie dhe kontakte pune, janë takuar dhe kanë drekuar e darkuar shpesh me njeri-tjetrin. Hera e fundit që Naimi e ka kontaktuar ka qenë rreth 3 muaj më parë dhe mesa duket ka qenë në gjendje të rëndë ekonomike dhe psikologjike. Në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tregoi se Naimi i ishte afruar shumë vite më parë për një marrëdhënie biznesi dhe i kishte dhënë përshtypjen e një djali…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj analistit nga Shqipëria, Arjan Curri, i cili para disa ditësh ka dhënë disa komente mbi vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli. Curri gjatë një emisioni në Shqipëri kishte thënë se janë disa dyshime që Naim Murseli, bashkëshorti i Liridonës, mund të ketë qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë. Gjithashtu, ai kishte parashtruar disa pikëpyetje se pse Behgjet Pacolli nuk ka qenë në varrimin e Liridonës, transmeton Telegrafi. Për këto komente të tij, ka reaguar ashpër Pacolli, i cili ka thënë se deklaratat e tij kanë tentuar të poshtërojnë…
Ende nuk ka arritur paralajmërim për takim me Kovaçevskin, ndërsa vendimi për pjesëmarrje të VMRO-DPMNE-së në qeveri teknike do të sillet javën e ardhshme, informojnë nga VMRO-DPMNE për MIA-n. Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se së shpejti do të ketë takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për qeveri teknike. Anëtarë të kryesisë më të lartë të partisë në deklarata të ndryshme për mediume theksuan se VMRO-DPMNE do të vendosë për pjesëmarrje në qeveri teknike, edhe pse ka mendime se nëse nuk bëhen pjesë e asaj qeverie që do ta kryesojë Talat Xhaferi, nuk do të ketë kontroll që do…
Sot në Shkup janë ndarë 206 kontrata për fermerët për masën e re “Plan biznesi në bujqësi”. Kontratat, të cilat janë pjesë e Programit për Zhvillim Rural për vitin 2023, të cilat u janë ndarë fermerëve përfitues të mbështetjes, janë në formë të bashkëfinancimit deri në 10 mijë euro për përfitues. 206 kërkesat e miratuara për grant janë në shumë të përgjithshme prej 86.000.000 denarëve apo 1.5 milionë euro. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili foli në këtë ngjarje, theksoi se një vend i qëndrueshëm dhe i suksesshëm është ai që mbështetet në burimet e veta. Ai thekson se janë fermerët…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje te kryetarët e partive opozitare shqiptare Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Bilall Kasami, Arjanit Hoxha dhe Skender Rexhepi Zejd e dërgoi Raportin e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedHjeve dhe emërimeve me listë të vërtetuar të kandidatëve për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). “Po e bashkëngjis Raportin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht, ju njoftoj se në përputhje me nenin 29 paragrafi 1 i Kodit Zgjedhor, brenda tri ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi, jo më vonë se data 18 dhjetor 2023…
Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror mëngjesin e sotëm i ka dërguar njoftim drejtorit të M-NAV, Fahrudin Hamidi ku kanë njoftuar se do të hyjnë në grevë nga 31 dhjetori, festa e Vitit të Ri, deri më 2 janar, nëse nuk i tërheq dy konkurset për punësim, që sipas tyre, i ka shpallur fshehurazi, përcjell TV21. Sipas Aleksandar Tasevskit, kryetar i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, menaxhmenti nën udhëheqjen e drejtorit Fahrudin Hamidi e ka shkelur marrëveshjen e arritur para ministrit të transportit Bllagoj Boçvarski, dhe para festave ka shpallur konkurs për punësim për njerëz joadekuatë. Tasevski thotë se…
Gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar moti i keq me reshje shiu, ndërsa në zonat malore janë rikthyer edhe reshjet e borës. Situatë më e vështirë paraqitet në Strazhë, në magjistralen Gostivar-Këçovë. Për momentin rrugë është e kalueshme vetëm për automjetet e vogla, ndërsa për kamionët është vendosur ndalim qarkullimi i tyre prej orës 16:05. Njoftimi i Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë: Nga ora 16:05 në rrugën Gostivar-Strazhë-Mavrovë për shkak të reshjeve të dendura të borës është vendosur ndalimi i lëvizjes së automjeteve të rënda . Nga ora 14:15 ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në Qafën e Gjavatos,…
Lidhja Evropiane për Ndryshim thonë se shqetësime të shumta kanë arritur nga ana e qytetarëve të cilët janë ankuar për presione të vazhdueshme nga ana e drejtuesve të institucioneve për të shkuar nëpër tubimet partiake të BDI-së. Sipas LEN, pagën që me shumë mund e fitojnë të punësuarit detyrohen t’ua kenë borxh të fortëve të partisë në pushtet. Nga opozita shqiptare theksojnë se presioni më i ri vjen përmes paralajmërimit për trajnime dhe testime rigoroze ndaj administratorëve. “Natyrisht që ne jemi për avancimin e diturive të të punësuarve, trajnimin e tyre, por këto vendime, tani, paraqesin vetëm presion për nëpunësit…
Ukraina dhe Moldavia filluan bisedimet qasëse për anëtarësim në BE. Shtetit të Gjeorgjisë ju dha statusi i kandidatit. Për Bosnjë dhe Hercegovinën u vendos të mbetet rekomandim i kushtëzuar për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Maqedonisë së Veriut ju tha të kryejnë ndryshimet kushtetuese, për të përfunduar fazën e hapjes së negociatave për antarsim. Këto ishin vendimet e vendeve antare të BE-së, sa i përket zgjerimit të Unionit, ndërkaq, Shqipëria nuk u përmend në konkluzionet e KE-së. Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, akuzoi VMRO-DPMNE-së, që vendi nuk vazhdoi fazën e dytë të hapjes së negociatave qasëse. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Konkluzionet…
Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti edhe njëherë bëri thirrje që Prokuroria të ketë epilog për rastin e Onkologjisë dhe të dëshmojnë të kundërtën e asaj që sistemi gjyqësor në vend, nuk funksionon. Fatmir Mexhiti, Ministri i Shëndetësisë “Edhe njëherë ju bëjë thirrje, unë dhe zëvendësja jemi më kompetentët, Prokuroria është koha e fundit, por edhe ata vetë ta largojnë atë rëndësi që e kanë mbi vete, se sistemi gjyqsor nuk funksionin në shtet, le të urdhërojnë zotërinjtë dhe të të dalin me përgjigje konkrete dhe të dihet njëherë e përgjithmonë se kush është fajtorë”. Përndryshe, më herët, Prokuroria Publike reagoi…
Ndryshimet në Ligjin për Masa Kufizuese, ishte një nga temat e takimit të zëvendëskryeministres përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska dhe koordinatorit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Anti-Korrupsion Global, Richard Nephew. Bëhet fjalë për Ligjin i cili duhet t’u mundësoj institucioneve të marrin masa, pas publikimit të emrave të veçantë në “listën e zezë” amerikane. Takimi mes Gërkovskës dhe Nephew është zhvilluar në kuadër të Konferencës së shteteve nënshkruese të Konventës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kundër korrupsionit, që po mbahet në Atalanta të SHBA-ve, informoi Qeveria. Zëvendëskryeministrja Gërkovska ka bërë të ditur se javën e…
Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski pret që së shpejti të ketë takim me kryetarin e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Për kohën se kur do të jetë ky takim, ai vetëm tha se kjo do të ndodh së shpejti dhe shtoi se të diskutohen vetëm çështjet e Qeverisë teknike. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Mendoj se kjo do të ndodh shpejti, megjithatë pasi që bëhet fjalë për çështje teknike, do të ketë komunikim normal, nuk do të jetë ndonjë takim liderësh me pompozitet, siç dijnë të jenë zakonisht”. Për gjasat se sa janë reale që vendi të shkoj në zgjedhje pa Qeveri…

