Author: Jeta almakos

Me 64 vota “pro” Kuvendi në seancën e sotme të 131-të zgjodhi për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese Jadranka Daboviq-Anastasovska. Pas zgjedhjeve, Daboviq Anastasovska nënshkroi deklaratën solemne me të cilën u zotua që detyrën e saj ta kryejë me ndërgjegje dhe përgjegjësi dhe se respekton Kushtetutën dhe ligjet e shtetit. Profesorja e Fakultetit Juridik, Jadranka Daboviq-Anastasovska, është zgjedhur me propozimin e LSDM-së për të zëvendësuar gjyqtarin në pension, Jovan Josifovski, të cilit mandati i ka skaduar në fillim të vitit të kaluar. Daboviq-Anastasovska ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare për të drejtën civile, ndërsa…

Lexo më Shumë

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë Drejtori Imer Imeri me bashkëpuntorin e tij Gafur Zharku morrën pjesë në dy evenimente të rëndësishme mbi Sipërmarrësinë. Në tubimin e parë,organizuar nga Këshilli Rinor Nacional në Republikën e Maqedonisë së Veriut u realizua Konferenca njëditore në Hotel Limak Shkup,me temën “Roli i të Rinjëve në Sipërmarrësinë Sociale.” Me këtë rastë Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut pati fjalë rasti me temën “Ndërmarrësia dhe Roli i të Rinjve në Zhvillimin Ekonomik”. Ku ndër të tjera nënvizoi:” Ndërmarrësia dhe të rinjtë janë…

Lexo më Shumë

Raporti i misionit vlerësues të BE-së për funksionimin e Këshillit gjyqësor për,ban 40 rekomandime, të grupuara në gjashtë segmente – strukturë dhe kompetencë të vetë Këshillit gjyqësor, mandati i anëtarëve të tij, procesi i selektimit dhe zgjehdja e gjykatësve, procedurat disiplinore, çështja e transparencës dhe komunikimi me opinionin dhe resurset dhe financimi. Sfidat momentale në funksionimin e Këshillit gjyqësor, Misioni vlerësues, siç u cek në brifingun e sotëm me gazetarë në Delegacionin e BE-së, i locon si rezultat i problemeve të akumuluara të cilat nuk ishin adresuar me kohë dhe në mënyrë sistematike, tashmë një periudhë të gjatë. Këshilli gjyqësor…

Lexo më Shumë

Sektori për Arsim i Komunës së Tetovës ka reaguar sot ndaj shkurtimit të buxhetit për shkollat nga ana e Ministrisë së Arsimit. Nga kjo komunë kërkojnë nga Ministri që ta rishqyrtojë vendimin sepse në të kundërtën shkollat do hyn në kolaps. Kështu deklaroi Nazmi Dauti, shef i sektorit për arsim në komunën e Tetovës. Dauti tha se me këto mjete të shkurtuara shkollat nuk do të kenë mundësi të furnizohen as me lëndë djegëse për ngrohje. “Në krahasim me buxhetin e vitit paraprak, këtë vit kemi 93.5 për qind të bllok dotacionit të propozuar nga ministria të shkojnë vetëm për…

Lexo më Shumë

Nëpunësit e policisë të Njësisë për Trafikim të Paligjshëm me Drogë në SPB Shkup, sot kanë privuar nga liria shkupjanin  M.K.(37). Siç bëri të ditur SPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në zonën e Kisella Vodës, të kryer me vendim të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar edhe marihuanë dhe rrëshirë hashashi. “Personi është ndaluar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian është optimist se për Shqipërinë do të ketë lajme të mira në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, që do të mbahet nesër. Për Maqedoninë e Veriut, gjërat do të jenë më të qarta gjatë ditës së nesërme, njoftojnë burime të Këshillit Evropian. Shqipëria dhe RMV-ja janë në pakon e njëjtë në rrugën e tyre për integrim në BE. Procesi aderues I RMV-së në BE të vazhdojë me automatizëm sapo të miratohen ndryshimet kushtetuese që janë pjesë e kornizës negociuese – thuhet në draft-konkluzionet e Këshillit për Punë të Përgjithshme në Bruksel. Në dokument përshëndetet progresi i…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë për menaxhimin e pasurive të konfiskuara Driton Nebiu sot në shkollën fillore “Dituria” në komunën e Sarajit do të dorëzojë sende të konfiskuara për nevojat e nxënësve të kësaj shkolle. Nga Agjencia për menaxhim me pasuri të konfiskuar thonë se në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, dhurojnë në mënyrë të vazhdueshme pronën e konfiskuar të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më Shumë

Drejori i Financave në komunën e Çairit, Blerim Sulejmani, së bashku me drejtorët e shkollave fillore që gravitojnë në këtë komunë, kanë reaguar ndaj Qeverisë në përgjithsi dhe ndaj Ministrisë së Arsimit në veçanti, për siç thotë ai, kjo ministri i ka shkurtuar në mënyrë drastike bllok-dotacionet për arsimin fillorë. Sulejmani theksonë se shuma  e cila ju është ndarë komunës për 10 shkollat fillore në Komunën e Çairit, nuk është aspak e mjaftueshme për funskionimin adekuat të procesit edukativo-arsimor. BLERSIM SULEJMANI, DREJTOR I FINANCAVE NË KOMUNËN E ÇAIRIT “Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, planifikimi i bllok-dotacioneve për arsimin…

Lexo më Shumë

Pensionistët nga disa qytete sot kanë protestuar para Kuvendit në Shkup për, siç thonë ata, pakënaqësi me masat kundër krizës. Ata mbeten në kërkesën që pensioni minimal të jetë 18.000 denarë dhe të ketë rritje lineare prej 5.000 denarë për të gjitha pensionet. Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve “Për jetë dinjitoze”, Dragan Ugrinovski tha se i bën thirrje deputetëve që ta miratojnë ligjin para zgjedhjeve. Verçe Janqevska nga bordi inicues i pensionistëve të Prilepit deklaroi se ministria e punës dhe politikës sociale nuk ka bërë asgjë për pensionistët. Ajo akuzoi ministren Jovanka Trenqevska se nuk ka bërë asgjë në këtë…

Lexo më Shumë

Në qoftë se Ministria e Punëve të Brendshme, udhëheqësia e Oliver Spasovskit, do të kishte ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e të vrarit Pançe Zhezhovskit dhe të veturës së tij, vrasja e Vanjas mund të ishte parandaluar. Kështu akuzon deputeti i VMRO-së Dragan Kovaçki. Ai thotë që në vend të inateve, Spasovski dhe Qeveria të mbajnë përgjegjësi. Sipas tij, MPB  e ka ditur që më 24 nëntor se vetura e tashmë të vrarit Pançes, është zhdukur që më 22 nëntor, gjegjësisht 5 ditë para vrasjes së Vanjas Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE “Disa ditë pyesim, kurse Spasovski ikën dhe manipulon. Tani…

Lexo më Shumë

Nuk shkelet ligji për Qeveri, nëse kryeministër teknik bëhet Talat Xhaferi. Kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, i pyetur se a shkelet ligji nëse kryeministrin teknik nuk e propozon LSDM-ja. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Nuk shkelet ligji sepse edhe qeveria paraprake edhe kjo tani është qeveri koaliconesh. Kur e ndanë mandatin kryetari i shtettit, ai ia ndanë koalicionit, që ka më së paku 61 deputetë në Kuvend, kështu që nuk shkelet ligji”. Sa i përket Qeverisë teknike, ai përsëriti se ajo është detyrim ligjor dhe shtoi se partitë duhet të delegojnë përfaqësuesit e tyre, që do jenë në funksion për 100 ditë.…

Lexo më Shumë

Kompanitë MEMO, MEPSO dhe Elektrodistribuimi kanë paraqitur kërkesa për çmimin e ri të energjisë elektrike pas vitit të ri. Siç informon kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, nëse pranohen kërkesat e të gjithëve, faturat e energjisë elektrike do të rriten për 27%. KRRE  është duke i analizuar kërkesat dhe presin që në fund të javës së ardhshme t’i vendosin çmimet për MEPSO-n për trasmetimin, për MEMO-n për organizimin e tregut dhe për Elektrodistribuimin për shpërndarjen e energjisë tek konsumatorët. Elektranat e Maqedonisë së Veriut  kanë ofruar 57 euro në vend të 53 euro për megavat orë dhe në…

Lexo më Shumë