Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, burri i saj Naim Murseli që dyshohet si organizator dhe porositës i vrasjes, Granit Plava që dyshohet si ekzekutor dhe Kushtrim Kokalla i dyshuar për ndihmë ndaj dy të dyshuarve kanë pasur mundësi të flasin e shihen çdo ditë, ka mësuar Paparaci. Ata janë vendosur në të njëjtën qendër paraburgimi ka mësuar Paparaci.com dhe gjatë kohës së shëtitjeve kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Paparaci.com merr vesh se ky skandal i Shërbimit Korrektues u ka mundësuar të dyshuarve të flasin për rastin, çka mund të ketë konsekuenca në trajtimin dhe hetimet mbi vrasjen e…
Author: Jeta almakos
Sot në mediat e vendit u raportua se i dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, është rrahë në burgun e Prishtinës gjatë pasditës së djeshme. Lajmi.net ka kontaktuar me studion ligjore e cila ka nën mbrojtje Plavën. Ata thanë se kanë dërgjuar për këto informata, por nuk kanë diçka zyrtare, dhe se nesër do të shkojnë ta vizitojnë klientin e tyre në burg. “Nuk kemi të konfirmume diçka, edhe ne i kemi marrë këto informacione, nesër shkojmë e vizitojmë dhe shohim se çka ka ndodhë”, thuhet në përgjigjen e GHG Laë Firm për lajmi.net. Kujtojmë që Naim Murseli,…
Paparaci ka mësuar se të premtën rreth orës 16:00, gjatë kohës së shetitjeve në burgun e Prishtinës është rrahur fizikisht, Granit Plava i dyshuari per vrasjen e Liridona Murselit. Ai është rrahur nga të paraburgosurit tjerë në shenjë hakmarrje për vrasjen e nënës së dy fëmijëve, kanë thënë burime brenda burgut për Paparacin. Gardianet kanë ndërhyrë duke e vënë situatën nën kontroll. Të shtunën gardianet i kanë gjetur në dhomë Granit Plaves një litar të iprovizuar për varje. Këtë e ka konfirmur për Paparacin Prokuroria Themelore në Prishtinë. Granit Plava u arrestua dy ditë pas vrasjes së Liridonës, pas varrimit…
Shërbimet tona të sigurisë përfunduan në mënyrë profesionale dhe menjëherë punën e tyre kur bëhet fjalë për gjetjen dhe më pas ndalimin e personave të përfshirë. Kush janë ata ata dyshojnë për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pavle Zhezovskit nga Velesi. Sqarim shtesë për opinionin vendor është fakti se pavarësisht se sa efektive janë institucionet maqedonase në dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm nga autoritetet turke për dorëzimin e të dyshuarit Ljupço Palevski për krimet e kryera në vend, ekzistojnë procedura ligjore ndërkombëtare që duhet të i respektuar dhe i vëzhguar – thotë profesori universitar Metodat Hadzi Janev gjatë një…
Një këmbësor nga Nov Dojrani ka humbur jetën pasi automjeti i “Chevrolet” e ka përplasur mbrëmjen e djeshme në rrugën kryesore të Nov Dojranit. “Një automjet i “Chevrolet” me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga S.G.(26) nga Gjevgjelia, dje në ora 21:10 në rrugën “Marshal Tito” në Nov Dojran ka goditur këmbësorin D.G.(48) nga Nov Dojrani. Ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i urgjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij”, njoftojnë nga MPB. Inspektim është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga Stacioni Policor Gjevgjeli.
Ende pa u mbushur java që nga varrimi i vajzës së re, Vanja Gjoçovska, që u rrëmbye e u vra, partitë tashmë disa ditë partitë akuzojnë njëra-tjetrën duke kërkuar përgjegjësi dhe lidhjet e tyre me vrasësin. Dragan Kovaçki nga opozitarja VMRO-DPMNE i rikërkoi Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski të sqarojë nëse vrasja e Vanjës ka mundur të parandalohet. “Spasovski hesht dhe nuk përgjigjet nëse automjeti i Pançes së vrarë, me të cilin u rrëmbye Vanja, 3 ditë lëvizte në rrugët e Shkupit. Kjo është e rëndësishme sepse nëse Ministria e Punëve të Brendshme do të kishte lëshuar një njoftim qendror…
Është publikuar videoja e momentit kur Granit Plava, i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, hyn në restorantin ku ajo po darkonte me dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen e saj. Pamjet tregojnë se Plava është futur në restorantin ku po darkonte familja Murseli pak pas tyre dhe i njëjti është kamofluar me një kapelë në kokë. Sipas Gazetës Sinjali e cila i ka publikuar pamjet, bëhet fjalë për natën e 29 nëntorit, kur Liridona u vra nga i dyshuari Plava. Pas përfundimit të ndejës së tyre, Naimi bashkë me Liridonën…
Orët e fundit të jetës së saj, 30-vjeçarja Liridona Ademaj, i kaloi në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Naim Murseli dhe dy fëmijëve të tyre, 4 dhe 6-vjeçar. E ndjera nuk e kishte idenë se darka në restorantin ‘Etno Kuca’ në Graçanicë, do të ishte e fundit për të. Pak orë më vonë, ajo dyshohet se u vra me armë zjarri nga tashmë i arrestuari, Granit Plava. Ky i fundit, dyshohet se armën drejt Liridonës e shkrepi me porosi të Naimit, i cili dyshohet se pagoi 30 mijë euro për ta privuar nga jeta bashkëshorten. Janë publikuar pamje ekskluzive nga…
Potenciali për bashkëpunim më dinamik shumësektorial ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është vërtet i madh. Vitin e kaluar kemi pasur një nivel historikisht të lartë të tregtisë mbi një miliard euro. Parashikimet për këtë vit janë se do të arrijmë të njëjtin nivel, e ndoshta edhe pak ta tejkalojmë nivelin e shkëmbimit tregtar që arritëm vitin e kaluar, tha ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Agnesa Rusi Popovska, shkruan AIM, përcjell Nistori. Në një intervistë për TV Nova bullgare, ajo thekson se ka rezultate pozitive të vazhdueshme edhe në bashkëpunimin ndërkufitar. “Korridori 8 është një projekt strategjik mes dy vendeve…
Dy fëmijët e Liridona dhe Naim Murselit kanë udhëtuar drejt Suedisë, të shtunën, më 9 dhjetor. Sipas Klan Kosova, shteti suedez i ka marrë në mbrojtje dy të miturit, pasi kanë nënshtetësi suedeze.Liridona Ademaj Murseli u vra më 29 nëntor në Prishtinë në rrugën “Dalip Alshiqi”. Si i dyshuar për këtë vepër është arrestuar edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe tre persona të tjerë. Ditën e djeshme, më 9 Dhjetor u arrestua Tomë Dodaj nga Gjakova, personi i katërt i përfshirë në ngjarje, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe…
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, ka konfirmuar se e ka takuar djalin e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Takimi mes tyre, sipas Shaban Murselit, ka ndodhur gjatë ditës së premte. Murseli pohon se djali i tij i kishte thënë se nuk ka ditur për vrasjen atë natë.“Sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka pagu 30 mijë euro, as nuk ka ble armë e as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë,” tha Shaban Murseli. Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë…
Me ligjin e ri, propozues i të cilit është Ministria e Drejtësisë, Zyra për kthimin e pronës (ARO), do të ketë kompetencë për marrjen e informacioneve dhe të dhënave për gjetjen dhe identifikimin e të ardhurave dhe pronës tjetër ose përfitimit pronësor në vend ose jashtë vendit lidhur me shtetasin vendas ose rezidentin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, personin pa shtetësi ose të huaj, si dhe për nevojat e procedurës për konfiskim pa përcaktimin e përgjegjësisë penale të rregulluar në përputhje me ligjin, që kanë rrjedhë ose janë të lidhura me vepra penale të përfshira me nenin 6 të…

