Shkruan: Bedri Ajdari Çfarë asoconi ka ndermjet vrasjes makabre qe ndodhi diteve te fundit ne RMV dhe vrasjes tjeter te Liqeni i Smilkoves para 11 viteve?! Vrasja eshte e njejte, mizore dhe per qellime te njejta T’a shesesh femijen per t’a vrare dikush tjeter, te marresh nga vrasesit para per t’a heshtur zerin e arsyes, te kesh qellim destabilizimin e vendit me keto pislleqe nuk eshte veper e shqipetareve as e radikalizmit Islam, kjo veper u perket te tjereve qe e kane ne gjak vrasjen e femijeve te vet per t’ua hudhur fajin te tjereve! Mediat maqedone nuk bene propagande per…
Author: Jeta almakos
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit-Palço, i cili mbrëmjen e djeshme u arrestuar në Balikesir të Turqisë. Kujtojmë se Palço është i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. “Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga ka nënshkruar kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit dhe pasi të përkthehet në gjuhën turke, menjëherë do t’u dërgohet autoriteteve turke, gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Turqisë. Presim bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë dhe veprim nga ana e tyre në një kohë sa më të…
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihu, udhëheqësja e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Doc. Dr. Hatibe Deari – Zeqiri dhe shefja e kabinetit, Valmisa Novi, i pritën në takim drejtorin gjeneral të Fondacionit për Studime Ballkanike, Dr. Sevba Abdula, drejtorin e Qendrës për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale në kuadër të Fondacionit, Doc. Dr. Bujamin Bela dhe drejtorin për çështje Edukative-Arsimore, z. Metin Xhelil. Në këtë takim u diskutua për një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet dy institucioneve në organizimin e paneleve të diskutimit, ku kryesisht do të…
Është arrestuar edhe një person për rastin e vrasjes së 14-vjeçares, Vanjës nga Shkupi, transmeton TV21. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin nga Shkupi, i cili dyshohet se e ka ndihmuar të dyshuarin e parë në rast, Lupço Palevskin – Pallço gjatë ikjes së tij nga Bullgaria për në Turqi. Siç bëjnë të ditur nga Prokuroria, me këtë person është realizuar bisedë informative dhe me kërkesën e tyre, gjykata ka shqiptuar edhe masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Siç thonë nga Prokuroria, personi dyshohet se ka kryer vepër penale, e cila ka të bëjë me shpalljen e fletarrestit ndërkombëtar. Më…
Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë ka dalë me deklaratë për incidentin e armatosur në qendër të Kumanovës, transmeton TV21. Thuhet se një 44-vjeçar ka gjuajtur me armë drejt një 49-vjeçari, i cili më pas ka marrë lëndime në këmbë dhe ka përfunduar në spital. “Më datë 05.12.2023 në ora 17.17 në SPB Kumanovë është denoncuar se në rrugën “Boris Kidriq” në Kumanovë, M.S.(44) ka gjuajtur me armë dhe e ka lënduar T.Sh.(49) në këmbë. Sipas të denoncuarës, shkak kanë qenë raportet e papastruara të ndërmjetme. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftim.
Lupço Palevski – Palço i cili është i dyshuari i parë për kidnapimin dhe vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit është arrestuar nga policia. Për më shumë detaje është caktuar konferencë për shyp nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Vrasja e Liridona Ademajt, rast për të cilin njëri prej të dyshuarve është bashkëshorti Naim Murseli, vazhdon të mbetet enigmatik. Ndonëse organet e drejtësisë po punojnë për ta gjetur autorin dhe kuptuar motivet, shumë verzione deri më tani, gjithsesi të pakonfirmuara, kanë dalë në publik. Por çka ndodhi ditën e krimit? Murseli së bashku me familjen e tij ishin ndalur për të blerë gjësende në një market rrugës për në shtëpinë e tyre në lagjen luksoze në Bërnicë. Me të ndodhur vrasja, Murseli ishte kthyer në market dhe kishte kërkuar ndihmë nga pronari i saj. Lajmi.net mëson se çka biseduan…
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas disa ditësh nga vrasja makabër e Liridona Ademajt prej bashkëshorti i cili kishte inskenuar vrasjen e saj. Ai ka reaguar përmes një statusi në facebook duke treguar edhe arsyet se përse nuk kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të së ndjerës, si një përgjigje ndaj të gjitha spekulimeve për të. Ndërkohë bëhet me dije se Pacolli ishte edhe ‘Nuni’ i fëmijëve të Liridonës. “Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes sime janë me…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski është për vizitë pune në Bruksel. Kovaçevski nesër do ta hapë sesionin e fundit nga skriningu kushtuar Klasterit 6, i cili përfshin: kapitullin 30 – marrëdhëniet e jashtme dhe kapitullin 31 – politikën e përbashkët, të jashtme dhe të sigurisë. Siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, me mbylljen e këtyre kapitujve, skrining procesi për Maqedoninë e Veriut do të përfundojë zyrtarisht. Kryeministri Kovaçevski do të realizojë takim pune në Parlamentin Evropian me deputetë dhe me anëtarë të Grupit parlamentar të socialdemokratëve. Temë e bisedave, siç u paralajmërua, do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe rëndësia e…
Aleati dhe miku më i madh i shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çdo ditë po zbardhin fytyrën kriminele të pushtetit aktua që udhëhiqet nga BDI, LSDM dhe paterica ASH. Me vendosjen në Listën e zezë edhe të ish-zëvendëskryeministrit dhe biznesmenit më të afërt të pushtetit Koço Angjushev, u dëshmua se shumica e funksionarëve dhe ish-funksionarëve të këtij pushteti, ose drejtpërdrejtë janë të mbytur në korrupsion, ose po e mbështesin në mënyrë indirekte krimin. Andaj, përzemërsisht e falënderojmë aleatin tonë strategjik, SHBA-në, që po nxjerr në pah të korruptuarit. Me këtë rast, u bëjmë thirrje institucioneve të vendit tonë…
Forca policore dhe autoambulanca janë parë në lagjen “Boris Kidriq”, në qendër të Kumanovës, ku këtë pasdite është regjistruar një incident i armatosur. Në këtë përleshje, ka mbetur plagosur një person i cili për momentin gjendet në Klinikën për kirurgji vaskulare në Shkup, transmeton TV21. Ende nuk ka informacione zyrtare, por jozyrtarisht mësohet se i plagosuri është i moshës 50-vjeçare.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore vitin 2023 e përmbylli me organizimin e ngjarjes tradicionale të saj TOP-100 për të trembëdhjetën herë radhazi, duke e kremtuar së bashku suksesin e kompanive në vend, si dhe kontributin e tyre për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Kryetari i Odës Mendi Qyra, renditi problematikat me të cilat janë përballur kompanitë viteve të fundit, si pandemia me Covid19, kriza energjetike dhe largimin e fuqisë punëtore dhe emigrimin në masë nga vendi. E për këtë të fundit Qyra theksoi se kanë hartuar një propozim plan afatgjatë për të ruajtur perspektivën socio-ekonomike. “Fatkeqësisht ky fenomen do…

