Edhe një tjetër person është arrestuar për rastin e vrasjes së 14-vjeçares Vanja. Bëhet fjalë për një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Ljupço Palevskin-Palço të arratiset nga vendi. Sipas informacioneve, ai e ka ndihmuar Palçon që të largohet nga vendi dhe të kalojë kufirin për në Bullgari. “Prokuroria Themelore Publike Shkup, në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit 48 orësh ndaj 46 vjeçarit nga Shkupi, nën dyshimin se ka kryer vepër penale nga neni 365 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Dyshimi i bazuar…
Author: Jeta almakos
Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka nisur marshi protestues në kërkim të drejtësisë për vrasjen mizore të Liridona Ademajt më 29 nëntor dhe për të gjitha gratë që u vranë nga burrat. “Edhe sa thirrje të humbura” , “Liri, barazi, solidaritet”, “Drejtësi për gratë e vrara” janë disa nga pankartat e brohoritjet e protestuesve. Ata kanë protestuar duke thënë se “vrasjet e grave duhet të trajtohen me urgjencë kombëtare” dhe “poshtë patriarkati”, raporton RTV Dukagjini. Protestuesit kanë hedhur tym të zi në drejtim të policisë. Para prokurorisë në Prishtinë ata…
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sonte ka mbajt fjalim në Parlamentin Evropian në Bruksel, Belgjikë, në seminarin e organizuar nga grupi parlamentar Socialistët dhe Demokratët, me temën “Formimi i agjendës progresive për zgjerim”. Në panel, Mariçiq pasqyroi vlerat më progresive të Bashkimit Evropian, prej nga vijnë vizionet më të avancuara dhe të bazuara në mënyrë të arsyeshme për të ardhmen e komunitetit tonë evropian. Ky është përcaktimi shtytës i grupit të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian, nga i cili, në një situatë jashtëzakonisht komplekse gjeostrategjike, dolën rekomandimet që u përkthyen në një Rezolutë të Parlamentit Evropian për…
Para disa minutave në qendër të qytetit në Kumanovë është regjistruar një incident i armatosur. Jozyrtarisht një person ka gjuajtur me armë në drejtim të një personi të cilin e ka plagosur në këmbë. Policia ka dalë në vendjn e ngjarjes dhe po kryen hetime.
Në rrjetet sociale po shpërndahet një peticion i titulluar “Dënimi me vdekje për vrasësit e Vanjas” dhe thirrjet nga të gjitha anët për përgjegjësi dhe dënime maksimale nuk po pakësohen. Qytetarët nuk reshtin së kërkuari drejtësi dhe thonë se burgimi i përjetshëm për autorët është një dënim shumë i vogël dhe ndaj kërkojnë që vrasësit e Vanjas të marrin dënimin me vdekje./Telegrafi/
-Vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe kidnapimi nga shkolla e më pas vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska në Shkup, na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona, këtë e tha mes tjerash kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Konferencën Rajonale “Të bashkuar kundër dhunës-Mjaft” në Prishtinë, përcjell TV21. Kurti tha se nuk po mjafton arrestimi i kriminelëve. “Kemi nevojë që sistemi i drejtësisë t’i bëjë prioritet trajtimin e rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave dhe të japë dënimet meritore për dhunuesit dhe kriminelët. Nuk kemi si të themi më prerazi se na duhet dënim meritor.…
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska u rrëmbye dhe u vra. Deri tani 5 persona dyshohen se janë të përfshirë në këtë krim të rëndë por dhe në vrasjen e 74-vjeçarit nga Velesi i Maqedonisë së Veriut, trupi i të cilit u gjet së bashku me të miturën. Autopsia do të përcaktojë dhe kohën dhe shkaqet e vrasjes së 14 vjeçares e cila u zhduk më 27 nëntor pak pasi kishte dalë nga banesa për të shkuar në shkollë dhe u gjet më 3 dhjetor e vrarë…
Ndërkohë ka reaguar Koço Angjushev, në cilësinë e pronarit dhe drejtor ekzekutiv i grupit Fero Invest dhe BRAKO. Ai pretendon se gjatë mandatit në Qeveri ka punuar me respekt të plotë të të gjitha ligjeve dhe dispozitave kushtetuese të shtetit dhe në interes të ekonomisë maqedonase. “Katër vjet pas dorëheqjes sime të vetëiniciuar nga Qeveria, nuk ka asnjë proces gjyqësor për asnjë segment të punës sime, për arsye që nuk kanë asnjë bazë. Në Maqedoni kam të punësuar 1000 persona, ndërsa gjatë mandatit tim kompanitë e mia kanë shënuar vetëm rënie dhe humbje, gjë që është e regjistruar edhe në…
Avokati Tomë Gashi është shprehur se autorët e vrasjes së Liridona Ademajt vepruan si një organizatë kriminale, duke qenë se tre persona ishin në dijeni për atë që do të ndodhte. Gashi tha se Naimi foli suedisht në gjuhë të koduar në momentin që makina me vrasësit i doli para dhe u bëri thirrje fëmijëve që të dilnin nga makina, duke lënë vetëm Liridonën brenda. Po ashtu ai tha se dyshimet e Policisë për bashkëshortin e Liridonës, Naimin, si të implikuar në vrasje nisën që ditën e parë, por vetëm pas dëshmisë së vrasësit ata mundën që ta arrestonin. “Sa…
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi, zhvilloi sot një takim me anëtarët e Redaksisë për përgatitjen e Enciklopedisë Shqiptare. Në këtë takim të kryesuar nga Prof. Dr. Valbona Toska – anëtare e Redaksisë qendrore (Shqipëri), morën pjesë edhe Prof. Dr. Aziz Pollozhani – redaktor përgjegjës i Redaksisë së posaçme për Republikën e Maqedonisë, si dhe anëtarët e saj, Prof. Dr. Fatmir Sulejmani, Prof. Dr. Fehari Ramadani, Prof. Dr. Dita Starova – Qerimi dhe Prof. Dr. Zeqirja Ibrahimi. Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli shprehu konsideratat më të…
Përmes një manifestimi solemn, Bashkia e Tropojës nderoi sot kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me titullin Qytetar Nderi. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili ishte dhe i pranishëm në këtë ngjarje, ka uruar në Facebook kryetarin Ahmeti për titullin e akorduar. Grubi shton se ky vlerësim është mirënjohje për veprimtarinë e Ahmetit si në luftë ashtu dhe në paqe. Statusi i plotë: Sot lideri i shqiptarëve të Maqedonisë Veriut, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe prijësi ynë drejt proceve progresive kombëtare, Ali Ahmeti u shpall qytetar nderi nga ana…
Kryetari i Оdës Еkonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Mendi Qyra në aktivitetin e sotëm “ TOP 100” deklaroi se për herë të parë neto fitimi i top kompanive në vitin 2022 ka tejkaluar vlerën prej 100 milionë eurove. Sipas të dhënave të Odës, TOP 100 kompanitë më të mira, në vitin 2022 në kushtet e krizës botërore ekonomike dhe energjetike, kanë rritur numrin e të punësuarve në krahasim me vitin 2021 dhe kanë punësuar 9.441 bashkëqytetarë tanë, kanë realizuar 1.3 miliardë euro të ardhura dhe investime prej 64.6 milionë euro. MENDI QYRA KRYETAR I ODËS EKONOMIKE TË RMV-SË “Kompanitë tona sipas…

