Analizë e hollësishme e gjetjeve nga raporti i fundit i Komisionit Evropian në pjesën e vlerësimit të situatës me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut, ishte pikë kryesore e seancës së sotme të Organit Ndërsektorial për Koordinim të Aktiviteteve kundër Korrupsionit, me të cilën ka kryesuar zëvendësja e kryetarit të Qeverisë përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska. Përfaqësuesit e institucioneve të cilat janë pjesë e këtij organi koordinues kanë folur edhe për gjetjet dhe rekomandimet në raportin e KE-së dhe kanë informuar për hapat vijues dhe të ardhshëm të cilat i ndërmarrin në kuadër të kompetencave të tyre.…
Author: Jeta almakos
Drejtori i inspektoratit shtetëror të arsimit Halit Ferati ka theksuar se personat që organizojnë protesta në Çashkë i njeh personalisht dhe se pas tyre qëndrojnë VMRO-DPMNE dhe LEVICA duke specifikuar se njëri nga organizatorët është shoferi i kryetarit të komunës. “Edhe për kundër protestave disa ditore nga ana e palës maqedonase kundër paraleles shqipe asnjë reagim nuk ka ndodhur nga ana e opozitës për të mbështetur ministrin Shaqiri dhe për të akuzuar VMRO dhe Levicën për nxitje të urejtjes ndëretnike dhe shkeljen e së drejtës së garantuar me kushtetutë”, theksoi Ferati. Ai në edicionin qëndror të lajmeve në Alsat ka…
Ulje e butë e pronave nën hipotekë, ndërtimi që nuk ndalon me nga 5000 banesa të reja në vit, leje për ndërtim që nuk reshtin së lëshuari, rritje e mëtejshme e kredive banesore dhe numër i madh i banesave të zbrazëta. Këto janë disa nga veçoritë e tregut të patundshmërive. Të dhënat zyrtare tregojnë se vendosja e pronave nën hipotekë , po shënon ulje të butë edhe në raportet tremujore, edhe ato njëvjeçare. Të dhënat e Agjencisë së Kadastrës tregojnë se në periudhën korrik-shtator të këtij viti janë regjistruar 1776 prona me vlerë prej afër 377 milion euro të vendosura…
Arlinda Loncari, avokatja kosovare e cila vepron në Suedi, ka sjellë detaje lidhur me veprimtarinë e Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës, Liridona Ademaj – Murseli. Duke iu referuar mediave suedeze, Loncari ka thënë se Naim Murseli, ka punuar si këshilltar i sigurimeve në njërën prej kompanive më të mëdha në Suedi, “Folksam”. Sipas saj, ai mund të përfitonte nga një polisë sigurimi jetë jashtëzakonisht e lartë në rast se nuk do të zbardhej rasti i vrasjes. Ajo tregoi se polisa më e lartë e sigurimit të jetës në Suedi arrin në vlerën e rreth 8 milionë kronave suedeze, që korrespondon…
Kallëzimi i fundit penal kundër Lupço Palevskit ka qenë në vitin 2020, kur kundër tij u bë një kallëzim penal për armëmbajtje pa leje ose lëndë shpërthyese dhe mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë Lupço Palevski-Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi, ka një sërë kallëzimesh penale në periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2020. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se në vitin 2019, kundër Palevskit është ngritur kallëzim penal për përgjim dhe audio incizim të paautorizuar. Në të njëjtin vit, sipas MPB-së, janë ngritur kallëzime…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot i shprehu ngushëllime familjes së 14-vjeçares Vanja dhe porositi që organet kompetente ta zbardhin rastin deri në fund. “Arsyeja, përgjegjësia për fjalën e thënë dhe përmbajtja nga përhapja e dezinformatave duhet të mbizotërojë në jetën e përditshme të secilit. Rastet e izoluara kriminale nuk duhet të përdoren për politikë ditore dhe as të barazohen me shoqërinë në tërësi”, shkroi pasdite Xhaferi në Fejsbuk. Vanja Gjorçevska (14-vjeçare) ishte denoncuar si e zhdukur më 27 nëntor 2023, ndërsa pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga ana e nënpunësve të policisë nga SPB Shkup dje trupi i…
Para pak minutave në Gjykatën Penale në Shkup është sjellur babai i të ndjerës Vanja Gjorçevska, Aleksandar Gjorçevski, njofton SHENJA. Kryeprokurori Gavrill Bubevski në konferencë për shtyp tha se provat e ndërmjetësimit tregojnë se organizatorët i kanë marrë informatat nga babai i saj për atë se kur vajza do të dalë nga shtëpia.“Për babain tani për tani kemi dëshmi se si ndërmjetësues ka marrë pjesë në informimin kur vajza do të dalë nga shtëpia që të rrëmbehet. Nuk kemi njohuri se është i involvuar në motivin e vrasjes. Një nga personat e dyshuar tha se informatat për vajzën i ka…
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi se për momentin nuk ka të dhëna nëse Ljupço Pallevski ndodhet në shtetin e Bullgarisë. Nga kjo ministri theksojnë se për momentin ende nuk ka fletarrest ndërkombëtar edhe pse një gjë e tillë u paralajmërua se do të ndodhë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Ndryshe, autoritetet e Maqedonisë bënë të ditur se Pallevski i cili akuzohet për vrasjen e 14 vjeçares është arratisur në Serbi dhe më pas në Bullgari. Për rastin në fjalë 3 persona janë të arrestuar./Telegrafi/
Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim kanë braktisur takimin e liderëve pas largimit të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, në momentin kur është diskutuar për anëtarin në KSHZ. “Edhe në dolëm për shkak se nuk kishim me këndë t’i ballafaqojmë argumentet”, tha Mexhiti. MEXHITI, LEN “Pas lëshimi të mbledhjes nga kryetari i parlamentit vlerësuam se nuk ka më kushte, sepse një ndër pikat e rëndësishme ishte zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së për zgjedhej fer dhe demokratike…. Kryeparlamentari Xhaferi po e zvarritë zgjedhjen dhe kjo na nxit të mendojnë se po përgatitet falsifikimi i zgjedhjeve dhe përgjegjësinë do ta ketë Xhaferi” Edhe…
Liderët e partive politike kanë diskutuar sot për datën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Kryeministri i Dimitar Kovaçevski ka shpalosur detaje për takimin e liderëve, duke njoftuar se ka propozuar që rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill ndërsa rrethi i dytë më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare. Ai ka thënë se ndjehet i lumtur që më në fund pas 17 viteve Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbaj zgjedhje të rregullta parlamentare. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Biseduam për ndryshimet kushtetuese, me çrrastë thamë se janë rruga e vetme për integrimin e vendit në…
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, shprehi ngushëllimet e tij familjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe familjes së Pançe Zhezhovski dhe shprehi keqardhje për tragjedinë e madhe në të cilën pa mëshirë u morën dy jetë. Ai tha se sot është ditë pikëllimi për vendin tonë. KRENAR LLOGA, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Askush dhe asnjë fjalë nuk mund ta shlyej atë që ka ndodhur. Ju shpreh ngushëllime famijlarëve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë për këtë ngjarje të rëndë dhe besoj se dënimi më i lartë në vend duhet ti shqiptohet këtyre monstrumeve, këtyre njerëzve të cilët nuk mund të thuhet…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se në takimin e sotëm të liderëve është arritur marrëveshje që raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill të vitit 2024, ndërsa zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 8 maj. “Pas 17 vjetëve, sërish kemi zgjedhje të rregullta parlamentare. Zgjedhjet e fundit të rregullta në vendin tonë kanë qenë në vitin 2006”, tha mes tjerash Kovaçevski. Kovaçevski njoftoi se mbetet në fuqi Marrëveshja e Përzhinos për Qeveri teknike, ndërsa theksoi se do të respektohet edhe marrëveshja me BDI-në, për kryeministrin e parë shqiptar në RMV.…

