Drejtori i Institutit “Arben Xhaferi”, Arben Fetahi, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se në anketën e tyre që kanë realizuar kanë parashikuar dy skenarë. Njëri ku shkohet me tre blloqe, BDI, LEN dhe Aleanca për Shqiptarët dhe skenari i dytë ku BDI shkon vetme, ndërsa opozita LEN dhe ASH shkojnë bashkë. “Në skenarin e parë ku shkohet ndaras në tre blloqe BDI do të fitonte do të dilte bindshëm e para me 29% të votës, LEN, në atë kohë nuk e kishim në pyetje edhe VV-në, sepse zyrtarisht nuk ishte pjesë e këtij grupimi del e dyta sipas barometrit me…
Author: Jeta almakos
Ka ndërruar jetë Arton Turkaj, personazh i njohur i rrjeteve sociale si dhe botës së gazetarisë. Turkaj, siç raportohet nga kolegë gazetarë, ka ndërruar jetë nga infarkti. I njëjti ishte i njohur në rrjete sociale për statuset e tij me humor e ironi.
Prokurori publik, i cili vepron në rastin e njohur në opinion me emrin “Fenix”, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, ka dorëzuar aktakuzë kundër pesë personave fizikë dhe gjashtë persona juridikë, për kryerjen e veprës penale të pastrimit të parave. Organizatori i grupit akuzohet se në periudhën nga gjysma e dytë e vitit 2008 deri në fund të vitit 2022 ka fshehur dhe disponuar para të marra nga vepra penale, duke krijuar një grup për pastrim parash. Grupi ka vepruar nëpërmjet transaksioneve të dyshimta në financat publike dhe ekonominë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke fshehur origjinën e parave…
Një lehonë nga Dellçeva ka vdekur në klinikën Nënë Tereza në Shkup, përcjell TV21. Sipas informacioneve të para, lehona së pari është sjellë në spitalin në Shtip, për shkak të urgjencës së rastit, mjekët e kanë futur në sallë dhe e kanë kryer lindjen. Lehona ka pasur shumë gjakderdhje pas çka menjëherë është intervenuar nga ana e mjekëve. Nëna dhe foshnja menjëherë janë dërguar në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup, ku lehona ka ndërruar jetë. Nga spitali në Shtip tashmë paralajmëruan më shumë informacione për rastin gjatë ditës së nesërme.
Lidhur me vrasjen e dyfishtë në Çellopek ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Ai ka thënë se dyshohet se motivet e vrasjes janë çështjet e pazgjidhura pronësore. “Kolegët punojnë për momentin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para që më dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullakohet i gjithë ai procesi dhe të kemi detaje nga ngjarja”, ka thënë Spasovski.
Drejtori i Shtëpisë së Shendetit Shkup, Vullnet Selimi në rrjetin social facebook ka shpërndarë një fotografi me 23 të punësuarit që sot iu ka ndarë vendime pune. Ja statusi i plotë: Me 23 vendime ✅ të reja pune që ndamë sot në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit🏥 – Shkup përmbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme vitin kalendarik 2023. ⭕️ Ashtu siç jemi zotuar që në fillim se me punë konkrete kemi vetëm një synim, të përmirësojmë kushtet dhe të rrisim nivelin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Shkupit dhe rrethinës. ⏭️Me përkushtim të njejtë do të vazhdojmë edhe…
Anëtari i fundit i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve i cili me ligj i takon opozitës shqipëtare, sërisht ka shkaktuar tensione dhe debate në kuvend. Në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime u tentua të vendoset në votim kandidati për anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Zylfi Adili-Qufa. Kundërshtime të ashpra pati nga opozita pasi sipas tyre ky vend i zbrazët në KSHZ, i takon opozitës shqiptare, respektivisht Lidhjes Europiane për Ndryshim. Kryetari i Alternativës Afrim Gashi sot në konferencën për media pas debatit për anëtarin në KSHZ, tha se do të bojkotojnë punën e Kuvendit nëse kandidati i tyre për anëtar të…
Oda e mjekëve informoi se në 10 seancat e provimeve të organizuara gjatë vitit 2023, provimin profesional e kanë dhënë gjithsej 440 doktorë të mjekësisë që plotësojnë kushtet për marrjen e licencës së punës. “Interesimi më i madh për dhënien e provimit profesional këtë vit ka pasur në seancën e provimit të dhjetorit, ku kanë kaluar 232 doktorë të mjekësisë”, njofton Oda e Mjekësisë. Studentët e diplomuar në mjekësi, pas përfundimit të shkollës dhe praktikës, duhet t’i nënshtrohen provimit profesional më së voni brenda një viti për të marrë licencën e punës. Organizimi i dhënies së provimit profesional është një…
Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) organizoi në Shkup Takimin e të Diplomuarve në Turqi. Në aktivitet morën pjesë kreu i Bordit drejtues të Fondacionit “İlim Yayma”, Necmettin Bilal Erdogan, kreu i YTB, Abdullah Eren, ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe shoqërisë civile, të diplomuar në Turqi dhe personalitete të jetës akademike dhe politike. Në një fjalim të mbajtur këtu, Necmettin Bilal Erdogan e cilësoi takimin e të diplomuarve në Turqi si një takim kuptimplotë dhe të mirë duke thënë se nga…
Në qytetin e Shkupit hyjnë në fuqi masat dhe rekomandimet për parandalim e rritjes së ndotjes së ajrit. Kështu ka njoftuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pasi që koncentrimi i shtuar i grimcave PM 10 gjatë dy ditëve të fundit rradhazi, ka kaluar pragun e alarmit për ndotjen e ajrit. MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR “Për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit, rekomandohet që punëdhënësit të përjashtojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt ose goditje të mëparshme të miokardit, pavarësisht moshës, me rekomandimin e mjekut amë. Rekomandohet riorganizimi…
Avokati i popullit Naser Ziberi deklaroi se policia ka ushtruar dhunë dhe i ka torturuar të burgosurit gjatë bastisjes në burgun e Idrizovës më 23 tetor të këtij viti. Ziberi ka folur në detaje për gjetjet pas inspektimit që kanë bërë pas kontrollit. Ai tha se sipas deklaratave të të burgosurve dhe sipas video-inçizimeve, pas bastisjes gjithsej 60 të burgosur kanë kërkuar ndihmë mjekësore. NASER ZIBERI, AVOKAT I POPULLIT “Sipas deklaratave të të burgosurve, ata me pa të drejtë kanë qenë viktimë e dhunës që ka ushtruar policia, janë lidhur, janë rrahur nëpër gjithë pjesët e trupit edhe pse nuk…
Beteja për kryeprokuror është ngushtuar , pasi në këtë garë vetëm prokurori Ljupço Kocevski ka marrë dritë jeshile nga Këshilli i Prokurorëve Publikë për të vazhduar garën për kryeprokuror, ndërsa Fatime Fetai dhe Lidija Raiçeviq janë larguar nga gara për pasues të Ljubomir Joveskit. Kocevski ka marrë një mendim pozitiv unanim dhe të gjithë anëtarët e këshillit kanë pasur vetëm fjalë lavdëruese për të gjatë diskutimit. Për dallim nga Kocevski, të gjithë kanë dhënë mendim negativ për prokuroren Lidija Raiçeviq. Një nga anëtarët e qortoi Raiçeviqin se rasti i fundit në të cilin ajo punoi përfundoi me lirim, duke aluduar…

