Komuna e Kisella Vodës shpalli thirrjen për qytetarët për subvencionimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e druve të zjarrit, për kompensim financiar në shumë prej 500 denarë (me taksën personale) për çdo metër kub (1 m³) të blerë dru zjarri, sasia totale maksimale deri në 10 metra kub (10 m³) I gjithë dokumentacioni dhe kriteret e nevojshme për marrjen e subvencioneve janë të disponueshme në ueb faqen e komunës Komuna Kisella Vodë ndihmon banorët e saj përmes subvencioneve të ndryshme
Author: Jeta almakos
Shkruan: Emir Hamzi Gazetar “I Treturi” është një portretizim i temës së luftës dhe viktimave diskrete që merr ajo, sidomos në aspekt të tëhuajsimit të njeriut, marrëdhënieve njerëzore, familjare dhe brenda komunitetit. I realizuar me një ndjeshmëri të theksuar, narrativi filmik zhvillohet kryesisht rreth Beqirit, një emigrant shqiptar i moshuar, që jeton ditët e tij të fundit larg vendlindjes, në përballje të vazhdueshme me fajin, izolimin dhe trazirat e brendshme që e mundojnë. Filmi përdor një stil rrëfimi jolinear, që luhatet midis së shkuarës dhe së tashmes. Jeta aktuale e Beqirit me gruan e tij zvicerane, karakterizohet nga heshtja – një…
Këshilli gjyqësor sot pasdite me tetë vota “për” vendosi të jetë publike mbledhja në të cilën do të vendoset rreth nismës për përgjegjësi disiplinore të kryetares së Gjykatës supreme, Besa Ademi. Mbledhja është caktuar për këtë të premte. Sipas Ligjit për Këshillin gjyqësor, procedura për konstatim të përgjegjësisë së një gjykatësi është e karakterit të besueshëm dhe duhet të jetë pa prani të opinionit, por gjykatësja Ademi kërkoi në dëgjim të jetë i pranueshëm publiku, përkatësisht të jenë të pranishme mediumet. Nisma për përgjegjësi disiplinore me shkarkim ishte parashtruar pasi që Ademi në intervistë për SAKAMDAKAZHAM.MK theksoi se gjykata me…
Sot nënshkruam kontratë me drejtorin e Klubit TV Sprot, për fillimin e realizimit të një vepre të madhe që do të përshkruajë në detaje rrugën me gunga të sportistit më të mirë të shekullit të kaluar të Maqedonisë, kampionit olimpik Shaban Tërstena.Shkruan Darko Kostovski,kryetar i komunës së Butelit.
Për dy ditë do të publikohet thirrja që do të mundësojë për një numër të përzgjedhur të kompanive vendase të përgatisin projekte dhe plane për investime në zonat e lira, deklaroi sot drejtori i Drejtorisë për Zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) Jovan Despotovski. Thirrja, siç njofton Despotovski i referohet kompanive të mesme dhe të mëdha, ndërsa qëllimi është të jenë pjesë e zinxhirit të furnizimit por edhe të mund të investojnë. “Në bashkëpunim me Korporatat financiare ndërkombëtare (KFN) për dy ditë nga sot do të shpallim thirrje publike ku një numër i përzgjedhur i kompanive vendase, të mesme dhe të…
MPB ka njoftuar se një vajzë 22-vjeçare nga Gazi Baba është larguar nga shtëpia e saj. Më datë 25.12.2023 në ora 13:30 në Stacionin Policor Gazi Babë, I.S.(63) nga Shkupi ka raportuar se vajza e tij A.S.(22) është larguar nga shtëpia. A.S. më parë ajo është larguar disa herë nga shtëpia dhe është kthyer mbrapsht.
Aktvendimi për rastin “Llaskarca” do të kumtohet më 25 janar, pasi që sot në Gjykatën themelore Shkup, u mbajtën fjalët e fundit përmbyllëse të procedurës e cila filloi në vitin 2019. Në rastin i cili ka të bëjë me fatkeqësinë e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 ku jetën e humbën 16 udhëtarë, ndërsa mbi 30 u lënduan, të akuzuar janë Beluli, pronar i kompanisë “Durmo turs”, përgjegjësi për transport në ndërmarrje, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për vepra të rënda të kryera kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.…
Prania e Vetëvendosjes në Maqedoni përmes mbështetjes së opozitës shqiptare do të sjellë ndryshimin politik në vend, thonë njohësit e çështjeve politike. Analisti Arsim Zekolli thotë se reagimet kundër paraqitjes së VV-së janë manifestimi i frikës nga humbja e pushtetit. Ai thotë se Vetëvendosja është pranishme si frymë te rinia shqiptare në Maqedoni.
Sipas përgjigjes nga ISHP Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës – për departamentin për të sapolindur, ka ndodhur një incident fatkeq, kur një mami, gjatë lindjes së një të porsalinduri, i preu aksidentalisht një pjesë të vogël të gishtit të madh të foshnjës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. “Pediatri kujdestar ka vepruar maksimalisht me profesionalizëm dhe me përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është rregulluar lëndimi. Akusherja u suspendua, iu referua Komisionit Disiplinor dhe iu dha dënimi maksimal sipas Ligjit për Kujdesin Shëndetësor, si dhe…
Në Maqedoninë e Veriut vetëm gjysma e qytetarëve kanë arritur të pajisen me dokumentet e reja personale, në të cilat figuron emri i ri i shtetit. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më 25 dhjetor të këtij viti ka dorëzuar 1 milion e 151 mijë e 628 pasaporta të reja, 993 mijë e 966 letërnjoftime dhe 525 mijë e 225 patentë shoferi kundrejt 1 milion e 836 mijë qytetarëve shtetas të Maqedonisë së Veriut. Ndryshe, të gjithë shtetasit maqedonas duhet të ndryshojnë dokumentet personale deri më…
Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti thotë se cigaret elektronike janë po aq të dëmshme sa edhe ato të zakonshme dhe duhet të ketë masa të veçanta për ato cigare. “Nga janari do të ketë masa të reja rigoroze për uljen e numrit të duhanpirësve, por që duhet t’i vendosim me ministrat e tjerë dhe kryeministrin në qeveri”, tha Mexhiti. Ministri thotë se sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), por edhe me hulumtimet e mjekësisë, me parandalimin dhe zvogëlimin e konsumit të cigareve, zvogëlohet edhe numri i sëmundjeve të caktuara. Doktor Petrovski nga Instituti i Shëndetit Publik sqaron se 45%…
“Nuk ka mundësi që partia Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të marrë pjesë në zgjedhjet në Maqedoni”, ka theksuar kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski. Ai shpjegoi për “Republika” procedurën se si duhet të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe se një parti e huaj nuk ka asnjë shans të jetë në lista. Bekim Qoku nga Struga, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti pritet që të jetë pjesë e listave për deputetë në kuadër të Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN). Me këtë nga LEN theksuan se Vetëvendosje është pjesë e koalicionit të tyre dhe se emra…

