Author: Jeta almakos
Një tërmet me magnitudë 3.6 ka ndodhur pak pas orës 1:30 të mëngjesit të së hënës në Follorinë. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e lëkundjes ndodhej 18 kilometra në veri-veriperëndim të Krystallopigi, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 10 kilometra. Instituti Euro-Mesdhetar i dha të dhënat e tërmetit me magnitudë 4 ballë, ndërsa raportohet se lëkundjet janë ndjerë si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.
Një person është vrarë dhe të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm në një muze në Kupyansk në rajonin e Kharkiv. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Ukrainës, në një mesazh në Telegram. “Kupyansk, qendra e qytetit, muzeu i historisë lokale. Vendi terrorist po bën gjithçka për të na shkatërruar plotësisht. Historia jonë, kultura jonë, populli ynë. Vrasja e ukrainasve me metoda absolutisht barbare. Nuk kemi të drejtë ta harrojmë për asnjë sekondë. Ne duhet dhe do të përgjigjemi! Deri më tani bëhet e ditur për një punonjës të muzeut të vdekur dhe dhjetë të plagosur.…
Në mesnatë, në Sudan ka hyrë në fuqi një armëpushim 72 orësh. Kjo është hera e tretë që palët arrijnë marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve që kur shpërtheu dhuna më herët gjatë këtij muaji, por marrëveshjet e mëhershme të armëpushimit janë shkelur. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se është arritur një marrëveshje midis ushtrisë dhe grupit paramilitar të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, pas 48 orësh negociata. Të paktën 400 persona janë vrarë që kur nisën luftimet më 15 prill. Të dyja palët e përfshira në konflikt kanë njoftuar ndarazi për marrëveshjen e armëpushimit. Sekretari i Përgjithshëm i…
Në Gjykatën Themelore në tetove sot duhet të mbahet seanca në të cilën do ët thuhen fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të akuzuarve, të cilët akuzohen për disa vepra penale të ndërlidhura me zjarrin në spitalin modular që ndodhi në shtator të vitit 2021, me çrrastë jetën humbën 14 persona. Gjykimi për këtë rast ka filluar në dhjetor të vitit 2022.
Prjekti i Korridorit 8 dhe 10 D është më i madhi në historinë e Maqedonisë dhe prandaj po ngjallet reagim në opinon, media dhe tek partitë politike. Kështu mendon Artan Grubi, Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Maqedonisë, i cili i ftuar në Klan Debat ka folur për rëndësinë e këtij projekti. “Mendoj se ndoshta tani është kuptuar nga opinioni që ky projekt do të realizohet dhe të gjithë skeptikët që kishin menduar se ky prpjekt nuk do të vijë në këtë ditë, tahmë janë zgjuar nga gjumi dhe e shohin se është realitet dhe që kontrata është nënshkruar dhe asgjë më…
Çmimi i naftës pas mesnate do të ulet për 3 denarë, ndërsa çmimi benzinave për 1,5 denarë, përcjell TV21. Nga KRRE bëjnë të ditur se edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë do të ulet për 2,5 denarë.
Qendra shtetërore e provimeve ka nisur një grevë për paga më të larta, çka e bën të pamundur zhvillimin e provimit të maturës shtetërore. Sindikata kërkon nga Ministria e Financave miratimin e ndryshimeve tashmë të nënshkruara në kontratën kolektive, me të cilat, siç thonë ata, punonjësit do të merrnin paga dinjitoze. Theksohet se të 29 punonjësit janë anëtarë të sindikatës, ndërsa nëse greva do të zgjaste më shumë se 1 javë do të nënkuptonte pamundësinë e kryerjes së maturës shtetëror. “Të gjitha proceset në juridiksionin e Qendrës Shtetërore të Provimeve (Matura Shtetërore, testimi shtetëror, trajnimi dhe provimi për drejtorët, provimet…
MPB njofton se dje një punëtor shtetas i Kinës ka marrë lëndime të rënda trupore gjatë punimeve të ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër. “Më datë 23.04.2023, në SVR Ohër, nga Spitali Special “Shën Erzamo” në Ohër, është raportuar se me lëndime të rënda fizike, është sjellë Sh.Ç.(40) nga Kina. Sipas njoftimit, ai është lënduar rreth orës 10:00 gjatë kryerjes së detyrave të punës në magjistralen në ndërtim e sipër Ohër-Kërçovë, afër fshatit Orovnik”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Policia nga SPB Ohër ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi të hënën se dhuna midis palëve ndërluftuese në Sudan “mund të përfshijë të gjithë rajonin dhe më gjerë”. Antonio Guterres tha në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi multilateralizmin se situata në Sudan “vazhdon të përkeqësohet”. Të paktën 427 njerëz janë vrarë dhe pothuajse 4.000 janë plagosur në dhjetë ditë luftime midis forcave besnike të dy gjeneralëve rivalë, shkruan REL. “Dhuna duhet të ndalet. Ajo rrezikon një konflikt katastrofik brenda Sudanit që mund të përfshijë të gjithë rajonin dhe më gjerë,” tha ai. Guterres shtoi se ai është “në kontakt të…
Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në Gjevgjeli kanë ndaluar shtetasin B.A.(42) nga fshati Bogorodicë i Gjevgjelisë. Gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij në qytetin e Gjevgjelisë dhe në një objekt të braktisur në fshatin Bogorodicë, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 15 kilogramë marijuanë. Personi është ndaluar në stacionin policor të Gjevgjelisë dhe pas zbardhjes dhe dokumentacionit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim nga neni 215 i Kodit Penal.
Mësimdhënësit do të ngelën pa punë, nëse do të bashkohen shumë lëndë në “Histori dhe Shoqëri”. Kështu kanë reaguar nga Sindikata e Pavarur e Arsimit. Me konceptin e Ministrisë së Arsimit prej vitit 2021, lëndët “histori, edukata qytetare dhe gjeografi” shkrihen në “Histori dhe Shoqëri”. SINDIKATA E PAVARUR E ARSIMIT “Bëhet fjalë për konceptin që u fut në vitin 2021 dhe që filloi me nxënësit e atëhershëm të klasës së parë dhe të katërt, pastaj kishte risi në program kur ata nxënës arritën në klasën e dytë dhe të pestë dhe në vjeshtë duhet t’i mbulojë kur janë në klasën…