Policia e Serbisë organizoi një operacion të gjerë antidrogë në mbarë vendin, në fund të të cilit ranë 13 persona, pjesë e një organizate kriminale që trafikonte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokainë. Operacioni i policisë erdhi pas hetimeve disa mujore dhe u shtri në qytetet e Beogradit, Nishit, Llazarevcit, Suboticës dhe Zrenjaninit. Në një komunikatë për shtyp për këtë operacion, shefi i policisë, Ninosllav Cmolliç bëri me dije se të arrestuarit ishin pjesë e rrjetit më të madh të kokainës në rajonin e Ballkanit. Sipas tij, “Karteli ballkanik” siguronte sasi të mëdha kokainë në Kolumbi, Brazil dhe…
Author: Jeta almakos
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte në një intervistë televizive për Kanal 5 tha se do të jetë kryeministër edhe 11 vitet e ardhshme, transmeton Lideri.mk. Këtë ai e ka thënë në fund të emisionit kur drejtuesi i ka kujtuar se në intervistën e kaluar ka thënë se do të qeverisë edhe 12 vite, pas së cilës Kovaçevski ka shtuar se tani kanë mbetur edhe 11 vite.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka hedhur poshtë si spekulime informacionet se ka dhënë dorëheqje. “Nuk ekziston diçka e tillë dhe mund të shkoni ta vërtetoni në arkiv. Diçka e tillë nuk ekziston si dokument. Sigurisht kjo është ndonjë spekulim”, deklaroi sot Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje pas vendosjes së gurthemelit të fabrikës së re të kompanisë kanadeze “Magna” në Shtip. I pyetur se dorëheqja ishte e shkruar me dorë nga ana e tij, pas përplasjes që e pati me një deputet të tij, Kovaçevski u përgjigj se nuk ka pasur asnjë përplasje.
Pas reagimeve të Sofjes zyrtare për shkak të ndalimit të hyrjes në Maqedoninë e Veriut të eurodeputetit bullgar, Andrej Kovaçev, kryetarit të Fondacionit “Bugarska Memorija”, Milen Vrabeskit, si dhe tre shtetasve të tjerë bullgarë, Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme nëse Shkupi ka një listë të shtetasve bullgarë të cilëve u ndalohet hyrja në këtë shtet. Kjo ministri nuk i është përgjigjur direkt pyetjes së REL-it, por ka thënë se “në bazë të Ligjit për të huajt, refuzimi i hyrjes është kompetencë ekskluzive MBB-së”, ndërsa caktimi i masës “ndalimi i hyrjes” mund të shqiptohet nga…
Kryetarja e grupit të punës për përgatitjen e propozim-nismës për nevojën për ndryshime kushtetuese dhe ish gjykatëse Margarita Caca Nikollovska, pas përfundimit të mbledhjes së sotme të grupit, deklaroi se debati për rregulloren ka përfunduar dhe se i njëjti do të votohet të premten e ardhshme. “E shqyrtuan Rregulloren dhe e përfunduam, kurse të premten do ta votojmë. Kjo ishte përmbajtja e seancës së sotme”, u shpreh Nikollovska pas përfundimit të seancës. Në lidhje me deklaratat nga Qeveria se deri në fund të muajit maj pritet të bëhet publik teksti për ndryshimet kushtetuese, ajo tha se nuk është koha për të…
Autoritetet e Kosovës së pari duhet t’i njohin aktvendimet e gjykatave tona. Dokumentacioni ende nuk është kompetuar. Pasi që të kompletohet, do të mendohet për variantet e mu ndshme dhe në koordinim me MPB-në dhe autoritetet kosovare do të vërtetohet nëse ekziston mundësia për një gjë të tillë, bëjnë të ditur nga Ministria e Drejtësisë pas shkrimeve në disa media se nuk përjashtohet mundësia që 13 të burgosur nga i ashtuquajturi Grupi i kumanovës për rastin “Lagjja e trimave” nga “Idrizova” të transferohen në Kosovë. “Koha” e Kosovës, e transmeton intervistën e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga për Radion Evropa…
Më datë 10.05.2023 në orën 17:55 në SPB Shkup, nga burgu i Shutkës në Shkup është raportuar se rreth orës 17:00 në pjesën gjysmë të hapur të burgut ku mbahen të burgosurit është gjetur një sasi e konsiderueshme marijuane. Efektivët e policisë së burgut kanë konfiskuar drogën dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski sot para gazetarëve ndër të tjera theksoi se rritjen e pagës prej 72.000 denarë i ka dhuruar për donacion. Presidenti Pendarovski më herët konfirmoi se ka marrë 78% pagë më të lartë për muajin pril, ndërsa sot bëri të ditur se me nga 36.000 denarë ka dhuruar në dy organizata joqeveritare. “Paga e vjetër ishte 93.000 denarë, e reja është 165.000. Këtë e publikuan edhe mediat”, theksoi Pendarovski. Kujtojmë se me vendimin e fundit të të Gjykatës Kushtetuese që çfuqizoi vendimin për kufizimin pagave për funksionarët shtetërorë, për 1.600 funksionarë u rrit paga për 78%.…
Rritja e pagave të funksionarëve u erdhi peshqesh nga Gjykata Kushtetuese, të cilat për 78% më të larta do ti marrin deri në miratimin e ri të Ligjit të Pagave. Derisa kategori të shumta të të punësuarave me pagë minimale patën një rritje prej 2 mijë denarëve në muaj, kjo rritje për ironi të fatit koincidon me rritjen ditore të pagës së funksionarëve, që i bie se çdo ditë e marrin rritjen që punëtorët me pagë minimale e marrin një herë në muaj. Nga LSM thonë se ky hendek ka irrituar çdo familje në vend. “Një familje prej katër anëtarësh…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar në lidhje me punësimet e 8 maqedonasve që u paraqiten si shqiptarë në komunën e Kumanovës. Ai thotë se ky ka rast ka ndezur ka rast ndezur sirenat e alarmit, edhe tek ata të cilët me vite nuk i dëgjojnë këto sirena, pasi ky është një zakon shumëvjeçar në vendin tonë. Taravari kritikon po ashtu edhe dhe faktin se në institucione si Agjencia Rregullative e Sektorit Hekurudhor, Komisioni Rregullativ për Banim ose Drejtoria për Siguri nga Rrezatimi numri i shqiptarëve të punësuar është i barabartë me zero. Po ashtu, sipas Taravarit,…
Nga mbledhja e fundit dhe pas daljes zyrtarisht si fraksion të grupit të zjarrit, nuk ka pasur tema për të cilat është dashur të bisedohet me kreut e BDI-së, Ali Ahmeti dhe për këtë arsye nuk ka pasur komunikim mes tij dhe anëtarëve të grupit zjarrit. Kështu deklaroi në “Rruga drejt” sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti. “Nuk ka pasur mbledhje, ndërsa për të komunikuar duhet të kemi tema. Nuk kemi asnjë problem personal askush me askënd, ne që në fillim nuk kemi kontestuar Ahmetin, por kemi kontestuar qeveritarët të cilët fatkeqësisht bënë uzurpimin e politik bërjes, vendimeve, pa mbledhje…
Gazetari Erdem Ahmet në emisionin “Intervistë në SHENJA”, i pyetur se përse këto zgjedhje janë të rëndësishme që Erdogan t’i fitojë, tha se çdo politikanë dëshiron të fitojë. Ai tha se është më i ri se kundërshtari i tij dhe përse të mos dëshirojë të jetë fitues. “Me kushtetutën e re, nga sistemi i ri kjo i mbetet mandati i dytë. Në thelb, kjo është mandati i dytë, do të marr pjesë do të tentojë të fitojë dhe kjo është e drejta e tij legjitime. Unë shoh se të gjithë debatet thonë se askush nuk mund ta thotë se kush…