Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim ka dhënë detaje për takimin djeshëm në Reçicë të Vogël. Është njoftuar se pas një shqyrtimi dhe diskutimi gjithëpërfshirës, anëtarët e Kryesisë Qendrore kanë arritur në konkluzione unanime lidhur me çështjet kryesore. Theksohet se rruga e përshpejtuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian nënvizon domosdoshmërinë e përmbushjes së detyrimeve si shtet përmes ndryshimeve kushtetuese. Kryesia ka njoftuar se pika e dytë ka qenë diskutimi për zhvillimet e mbrendshme partiake. Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim “Kryesia Qendrore konstaton dhe shpreh keqardhje të thellë për vendimin e pesë anëtarëve të kryesisë për vetëlargim nga…
Author: Jeta almakos
Zv/Kryeministri i parë, Artan Grubi ka inspektuar punimet në ndërtimin e poliklinikës në Saraj. Grubi tha se objekti i poliklinikës së shpejti do ti dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë. “Pas përfundimit të projektit të ndërtimit të poliklinikës në Saraj, me asfaltimin e rrugës rreth objektit përfunduan edhe punët shtesë nga aneks kontrata e që nuk ishin paraparë në projektin bazë. Javën para nesh, objekti i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa edhe pajisjet janë të siguruara tashmë”, tha Grubi. Grubi në këtë inspektim ishte i shoqëruar nga deputeti i zonës, Arben Ziberi dhe koordinatori i caktuar për Saraj, Rafiz Haliti, ndërsa nuk u…
A u larguan apo u vetëlarguan anëtarët e të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” që u ndanë si fraksion? Pas mbledhjes së mbrëmshme të kryesisë, nga BDI kumtuan se ndjejnë keqardhje për vetëlargimet e disa anëtarëve, duke aluduar në lëshimin e mbledhjes së 1 prillit nga 5 anëtarë. “Kryesia Qendrore konstaton dhe shpreh keqardhje të thellë për vendimin e pesë anëtarëve të kryesisë për vetëlargim nga Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, vendim që ata e morën në mbledhjen e KQ në 1 Prill 2023.”- thanë nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Këta anëtarë, siç mësohet, janë figurat kyçe të fraksionit…
Bashkim Ameti U deshën 6 (biles edhe 16) vjet që mjegulla të zhduket dhe gjërat të qartësohen. Grackat, shpifjet dhe linçimi publik ndaj aktivitetit dhe personalitetit tim ishin forma që “shoku me shokë” zgjodhën para 5-6 vitesh për asgjësimin tim politik biles edhe fizik, me qëllim “eliminimin e rrezikut” për karrierat personale. Harxhova kohë por edhe shëndet e mjaft energji e angazhim duke u ballafaquar ne luftën brenda llojit, derisa u bëra imun ndaj sulmeve e intrigave të një pushtetari absolut lokal por edhe të nivelit qëndror, gjithmonë afër qendrës së vendosjes. I kalitur nga sfidat e vështirsitë e kohës,…
Policë nga Departamenti për Polici Kriminale – Sektori për krim ekonomik dhe korrupsion, gjatë një aksioni të përbashkët e të koordinuar me zyrtarë të doganave nga Sektori për kontrolle dhe hetime pranë në disa lokalitete të Shkupit, kanë zbatuar masa dhe aktivitete kundër trafikimit të mallrave të akcizës dhe shmangies së të dhënave për shitje të duhanit. Gjatë kontrollit është konstatuar se në objektin shitës, pronë e XH.A, janë gjetur dhe konfiskuar 90 kilogram duhan me vlerë 193 mij denarëve. Krahas kësaj, siç njofton MPB-ja, është konstatuar se objekti nuk ka të regjistruar person juridik, për çka do të pasojë…
Kjo është rruga Jurišićeva në qendër të Zagrebit. Hyrja nën këtë fasadë që duket se e ka hëngër dhëmbi i kohës dhe e kanë dëmtuar pasojat e tërmetit më 2020, sot të shpie te restoranti “Gjirafa” [Žiraffa Mood]. Mediat e Zagrebit nuk kanë fjalë të mira për cilësinë e ushqimit të këtij lokali me kuzhine latinoamerikane. Gazeta “Jutarnji list” me nostalgji kujtonte që në vitin 2008 se këtu, në këtë hyrje që të çon në një bodrum, në fillim të viteve…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka marrë marrëveshjen me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka” të cilin e këtrkoi si pjesë e dokumentacionit për çështjen që ka hapur në lidhje me projektin për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d pas raportimeve të mediave rreth përzgjedhjes së mbikëqyrjes dhe tashmë ka formuar një ekip prej katër këshilltarësh për analizën e temës. “Marrëveshjen e kërkuam, e morëm dhe jemi duke punuar në të gjitha dokumentet. Analiza është në proces”, ka thënë Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit. Ivanovska tha se nuk mund të thotë afate, por theksoi se kjo temë “është më…
Përmes takimit të sotëm me liderët e partnerëve të koalicionit, kryeministri Dimitar Kovaçevski dërgoi porosi të drejtpërdrejtë dhe të qartë deri te opozitarja VMRO-DPMNE për të mbështetur integrimin europian të vendit. Ai në këtë takim informoi edhe për vizitën në SHBA dhe bisedimet me Blinken dhe Eskobar, ku u tha se Maqedonia duhet të bëhet pjesë e BE-së. Qëllimi ynë është anëtarësim i plotfuqishëm në BE deri në vitin 2030, porositi Kovaçevski dhe i thirri partitë, posaçërisht VMRO-DPMNE-në, që të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për proceset euro-integruese. “Ata që e bllokojnë vendin tonë drejt rrugës europiane duhet të…
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan u takua me Sinan Ogan, kandidatin presidencial të Aleancës ATA në zgjedhjet e mbajtura më 14 maj. Pritja e mbyllur për shtypin në Zyrën e Punës Dolmabahçe zgjati rreth 1 orë. Presidenti Erdogan u largua nga Dolmabahçe pas takimit.
Ukraina i ka dërguar Maqedonisë së Veriut kërkesë të re për ndihmë ushtarake, e cila aktualisht është duke u shqyrtuar nga Shtabi i Përgjithshëm. Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, tha se kërkesa është duke u analizuar dhe nëse Qeveria merr vendim shtesë për dërgimin e ndihmave ushtarake do të njoftohet opinioni. “Po bëhet analizë, jemi të hapur përderisa ka nevojë për mbështetje”, tha Petrovska. Ajo sqaroi se kjo është kërkesë e klasifikuar, andaj nuk mund të jep detaje se çfarë lloj armësh i duhen Ukrainës. “Informacioni për ndihmën që tashmë është dërguar është deklasifikuar dhe bërë publik”, tha ministrja. Maqedonia…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka pasur takim me ambasadoren e SHBA-së në vend, Angela Price Aggeler, njoftojnë nga shtypi i qeverisë. Takimi, thonë nga atje, është në kuadër të dialogut të rregullt me ambasadoren amerikane për temat e përbashkëta të agjendës në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vjen pas vizitës së kryeministrit Kovaçevski në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar. “Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e padyshimtë për vendin tonë që ka marrë nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, në takimin e mbajtur më 9 maj në Uashington, veçanërisht në pritje…
Është e papranueshme të përdoret shqetësimi për të drejtat elementare të një komuniteti të caktuar si arsyetim për sulme të pabaza ndaj një shteti anëtar të Bashkimit Evropian, reagon MPJ bullgare pas fjalimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski në Këshillin e Sigurimit. “Deklarata e Kovaçevskit edhe një herë tregon qartë qëndrimin e vërtetë të Shkupit ndaj vlerave themelore të BE-së dhe refuzimin e të drejtës për të reaguar ndaj mangësive ekzistuese”, theksojnë nga MPJ-bullgare. Ata thonë se çdo analogji me vuajtjet e popullit ukrainas në luftën aktuale të pajustifikuar të Rusisë është cinike dhe e papranueshme. Në deklaratë thuhet se në…