Nga Qyteti i Shkupit kanë reaguar në lidhje me deklaratën e LSDM-së. Na vjen keq që ende ka njerëz që mendojnë se një gënjeshtër e thënë 1000 herë do të bëhet e vërtetë, por realiteti politik në Maqedoni i krijuar nga koalicioni LSDM-DPMNE bazohet vetëm në gënjeshtra dhe trillim, thonë nga Qyteti i Shkupit. Ata theksojnë se Qyteti i Shkupit nuk është as i bllokuar dhe as i falimentuar. „Detyrimet aktuale servisohen rregullisht dhe të gjitha projektet realizohen pa pengesa. Sipas tyre Qyteti i Shkupit është i vetmi institucion në Maqedoni që punon me rezultate pozitive përkundër obligimeve politike dhe…
Author: Jeta almakos
Një 48 vjeçar nga Kumanova ka arritur që brenda një dite të arratiset nga burgu e më pas duke u kanosur me armë zjarri ndaj punonjësit të një bastoreje, ka arritur të grabisë afër 10 mijë euro nga arka. Më tej e ka mbyllur me çelës punëtorin e bastores e në përpjekje për t’u larguar, pranë bastores që e grabiti është kapur sërish nga policët, informon Klan Macedonia. “I dënuari është arratisur nga INK ‘Idrizovë’, ku është dashur të vuajë dënimin me burg që nga janari i vitit 2027. Më pas ka ardhur në një lokal bastesh në lagjen Maxhari,…
Peshevski: S`ka çmim që do të detyrojë ndërtimtarët të punojnë 60 orë Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do ta kontestojë vendimin ligjor me të cilin java e punës do të jetë mbi 40 orë, siguron Kryetari i Sindikatës për Ndërtimtari, Ivan Peshevski. Ai në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë, thotë se për ndërtimin e autostradave, nuk ka nevojë të importohen punëtorë nga jashtë për shkak se në vendin tonë ka mjaft të tillë. “Të jetë tragjedia edhe më e madhe, për ligjin e ri për marrëdhënie pune negociojmë tashmë më shumë se pesë vite dhe asnjëherë,…
“Çdo investim i cili ndodh nga një mërgimtarë në RMV do të mbeshtetet deri në 1 milion euro mjete të pakthyeshme nga Qeveria, me qëllim që mundi dhe sakrifica e tyre të kthehet në vendin e vet” – ka deklaruar ministri Bekteshi, në hapjen solemne të fabrikës për prodhimin e telave dhe tubave të bakrit të kompanisë Multipark Izairi në Kamjan të komunës së Bogovinës. Rajoni i Pollogut dhe komunat të cilat gravitojnë në këtë rajon mbështeten me mbi 60% më shumë nga po i njejti investim nëse ndodhë në ndonjë rajon tjetër duke filluar nga rajoni i qytetit të…
Në Bullgari është rikthyer sërish në diskutim çështja e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zëvendëspresidentja Iliana Lotova ka kërkuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, pasi kjo e fundit do ta ketë të vështirë përparimin në këtë proces për shkak të refuzimit për të njohur pakicën bullgare. “Bullgaria nuk ka asnjë pretendim ndaj Shqipërisë”, deklaroi zyrtarja e lartë bullgare, duke shtuar Tirana duhet të vijojë procesin e ndarë nga Shkupi. Për dy vite me radhë Shqipëria u bllokua në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian për shkak të vetos që Bullgaria vendosi ndaj Maqedonisë së Veriut.…
A do të mbetet VMRO-DPMNE-ja me “Levicën” apo do të kyçet në bllokun evropian?! E ardhmja e vendit është në BE. Është koha për votën për Evropë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, për të vazhduar rrugëtimi evropian I vendit – thonë socialdemokratët duke dërguar mesazhe edhe për opozitën, njofton KlanM. “Përgjegjësia e 120 deputetëve është që të kyçen në procesin e reformave të rëndësishme për të ardhmen evropiane. VMRO-DPMNE duhet patjetër duhet të vendos nëse do të mbetet me “Levicën” pro-ruse në bllokun anti-evropian ose interesin shtetëror do ta vendos në vend të parë dhe do t`i bashkangjitet bllokut…
Me datë 20.05.2023 në ora 01:00 në një objekt hotelerik në rrugën “Boris Kidrich” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar shkupjanen S.J.(37) nga Saraj, Shkup, pasi e ka sulmuar fizikisht punonjësin respektivisht kamarierin T.K.(31) nga Tetova, njofton SPB e Tetovës. Pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës.
Në një aksion të koordinuar të policisë është arritur të asgjësohet një grup i organizuar kriminal, që merrej me shitjen e drogës. Aksioni është kryer gjatë ditës së djeshme, në zonat e Shtipit, Koçanit, Vinicës e Berovës. Sipas MPB-së, grupi i dyshuar kriminal ka pasur mbështetje logjistike nga një punonjës policie nga Berova, i cili iu ka ndihmuar duke dhënë informacione. “Gjatë hetimeve penale në prill dhe maj të vitit 2023, tashmë janë siguruar prova dhe janë sekuestruar marijuhanë dhe amfetamina, për çka janë ndjekur penalisht dy persona në Shkup dhe një në Vinicë, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim”,…
Largohet nga puna punëtori që lejoi të miturin të hyjë në bastore Me xhirime të kurdisura dhe në mënyrë të ulët e të pamoralshme, dikush po përpiqet ta njollosë emrin e kompanisë “Mozzart”. Në këtë mënyrë ka reaguar kjo kompani për lojra fati, pasi Klan Maqedoni, publikoi një video ku shihet një i mitur duke “provuar fatin” në një nga aparatet në këtë bastore. “Pas bisedës me punonjësin dhe shqyrtimit të pamjeve nga kamerat e vëzhgimit të objektit, është më se e qartë se e gjithë kjo situatë ishte e planifikuar paraprakisht për të dëmtuar kompaninë. Kur punonjësi ka vërejtur…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski në një takim me qytetarë ka bërë një sërë akiuzash dhe krahasimesh për qeverisjes LSDM-BDI dhe projekteve të drejtuara prej tyre, përcjell KlanM. “Më duhet t’i përgjigjem kolegut Kaevski se VMRO-DPMNE është dashur të hipë në trenin evropian. VMRO-DPMNE ka kohë që ka hipur në trenin evropian, treni në të cilin lëviz LSDM është tren mallrash dhe ai tren është i ngarkuar me paratë e qytetarëve që po grabiten nga BDI dhe LSD. Ai tren drejtohet nga BDI-ja, ndërsa LSDM-ja qëndron vetëm në vagonin e saj dytësor. Se ai tren nuk ec nëpër binarët evropianë…
Një autobus i kompanisë “Galeb” nga Ohri është djegur tërësisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Kërçovës. Sipas policisë, në momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë në të, sepse ka qenë duke u parkuar. Në momentin kur shoferi ka vënë re flakët, ka braktisur menjëherë autobusin dhe ka lajmëruar zjarrfikësit që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga ajo që ka mbetur nga atobusi. “Autobusi i cili morri flakë është i linjës “Galeb” ka qenë duke shkuar për tu parkuar, nuk ka pasur pasagjer në autobus, gjatë lëvizjes në rrugë shoferi ka vërejt…
“Për shkak të politikave katastrofike të kuadrove jokompetente të LSD-së dhe BDI-së që udhëheqin sektorin e energjisë në 7 vitet e fundit qytetarët paguajnë rrymën 100% më shtrenjtë”, reagojnë nga VMRO-DPMNE pas paralajmërimit të LSDM-së që së shpejti do të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektike. “Kthimi i tarifës ditore është një pikë në oqean, në krahasim me gjithçka që u kanë bërë keq qytetarëve të Maqedonisë. Tani është vonë që ata të bëjnë PR pasi i kanë varfëruar nqytetarët e thjeshtë ndërsa vetës dhe oligarkëve të tyre u kanë siguruar prona dhe para për tre breza”. Nga…