Moti gjatë fundjavës do të jetë i me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Për nesër moti pritet do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e pasdites priten reshje lokale të shiut. Temperatura minimale do të lëvizin prej 8 deri në 15, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 21 deri në 28 gradë. Në Shkup moti paradite do të jetëm me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare, pasdite në pjesë të luginës do të jetë jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë. Mot të ngjashëm pritet të ketë edhe ditën e diell.
Author: Jeta almakos
Eroll Kadriu: Drejtësinë do ta kërkoj në gjykatë Ndoshta po e hap derën e parcelës së tij për herë të fundit. “Vlera do të ishte diku 2 milion e gjysmë euro. Tash duan të na lënë edhe pa pronë por edhe borxhlinj duke qenë pala tjetër borxhliu”, thotë Eroll Kadriu. Kështu shprehet Eroll Kadriu i cili në vitin 2010 bleu tokë me vlerë 470 mijë euro, mori lejen e ndërtimit në Komunë Qendër, zgjodhi një kompani për ndërtim dhe filloi punën. Por atëherë i filluan problemet. “Na erdhi një informatë se kjo kompani nuk ka licencë. Prej këtu filloi problemi…
Sot (02.06.2023) në ora 12:30 në kryqëzimin Demir Kapi, një shërbim patrullimi nga stacioni policor i mbikëqyrjes kufitare i ka dhënë shenjë ndalimi automjetit të pasagjerëve “Alfa Romeo” me targa të Shkupit, automjeti nuk është ndalur por ka vazhduar me shpejtësi në drejtim të Negotinës. Pas veprimeve të ndërmarra nga ana e policisë në orën 12:50 në kryqëzimin e Negotinës, vetura është ndalur nga një tjetër shërbim patrullues së Stacionit Policor dhe në të janë gjetur 2 emigrantë nga Siria. A.N. nga Shkupi, i cili drejtonte veturën është arrestuar, ndërsa është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë do…
Presidenti Stevo Pendarovski, më 3 qershor 2023, të shtunën, në Ankara do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, njofton Zyra e Presidentit. Pas ceremonisë së inaugurimit është planifikuar të marrë pjesë në një darkë zyrtare në Kalanë Cankaya, e cila organizohet nga nikoqiri për krerët e shteteve dhe qeverive dhe të ftuar të tjerë të rangut të lartë që do të jenë të pranishëm në inaugurimin në Ankara, thuhet në njoftim. Ndryshe, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të betohet në parlamentin turk të shtunën, ka thënë drejtori i komunikimit i vendit.…
Tri gra kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjera janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Shtip – Miladinovci, rreth gjysmë kilometër nga vendkalimi në afërsi të fshatit Kadrifakovë. Aksidenti ka ndodhur në orën 12:10 mes dy automjeteve. Zëdhënësja e SVR Shtip, Gordana Panajotova, konfirmon se ka qenë një aksident në të cilin një vajzë 15-vjeçare nga Shkupi, një grua 62-vjeçare nga fshati Ularci i Koçanit dhe një grua 37-vjeçare nga Shkupi vdiq në vend dhe iu nënshtrua plagëve të marra në Spitalin klinik në Shtip. Jozyrtarisht bëhet fjalë për nënën, vajzën dhe…
Përkrahja në formë të subvencioneve për lehtësimin e efekteve të krizës energjetike do të vijojë edhe këtë vit. Në buxhet parashihen mjete për këtë destinim, me të cilat do të përkrahen qytetarët, por edhe kompanitë e vogla dhe të mesme për uljen e nivelit të efekteve të krizës energjetike, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në emisionin Win Win. “Në buxhetin e këtij viti janë paraparë 225 milionë euro për përkrahјen e qytetarëve dhe ekonomisë për përballimin e krizës, prej të cilave një pjesë është destinuar për EMV-në”, theksoi Besimi dhe shtoi se edhe Bashkimi. Evropian ka ndarë 84 milionë…
Presidenti Bajram Begaj ka pritur këtë të enjte homologen hungareze, ku pjesë e diksutimeve dypalëshe ishin tensionet në Kosovë. Katalin Novak ka deklaraur që përvecse Kosovës, vëmendje e shtuar duhut treguar edhe në Bosnjë Hercegovinë, si vende që mund ta kërcënojnë sigurinë në rajon dhe Europë. Presidentja e Hungarisë Katalin Novak, kërkon që vëmendja të mos përqendrohet vetëm tek lufta në Ukrainë, por edhe tek Ballkanit Perëndimor. Ajo deklaron se përvecse Kosovës, vëmendje e shtuar duhut treguar edhe në Bosnjë Hercegovinë, pasi mund të kërcënojnë sigurinë në rajon dhe Europë. “Ballkani Perëndimor është një rajon ku shumë shpejt mund të…
Takimi i liderëve ndërmjet kryeministrit dhe kryetar i LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe ekipeve të tyre do të mbahet në ditët në vijim. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistë për TV Sitel sonte i përsëriti temat e paralajmëruara për bisedë nga ana e tij. “Do të bëj thirrje për takim lidershipi dhe tema do të jenë siç thashë, vendimet që duhet të merren për vazhdimin e integrimeve evropiane të vendit dhe anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030 dhe si temë në lidhje me marrëdhëniet me fqinjët sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore…
Kanë kaluar dy muaj që kur janë raportuar ankesat e qytetarëve të cilët frekuentojnë rrugën Tetovë – Jazhnincë për shkak të barikadave të pa sinjalizuara që janë të bëra në këtë rrugë e që janë realizuar nga Ndërmarrja Publike Rrugët e Shtetit, raporton TS. I pyetur për këtë ështje drejtori i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi para dy muajëve u shpreh se është çështje ditës projekti për sinjalzimin horizontal dhe vertikal i barikadave në rrugën Tetovë – Xhepiçsht, por pas dy muajve ai sërish u shpreh se është çështje ditësh projekti për sinjalzimin horizontal dhe vertikal. “Rruga nga Tetova…
Ndryshe nga partnerët e koalicionit, BDI dhe LSDM, Aleanca për Shqiptarët, vlerëson se tani është koha për ta hequr nga kushtetuta termin 20% që i referohet përdorimit të gjuhës shqipe. Në një intervistë për gazetën LAJM, Taravari tha se tani duhet të shfrytëzohet momenti sepse nuk dihet më kur do të hapet përsëri kushtetuta. Kreu i ASH-së ka komentuar edhe zërat për pakënaqësi brenda partisë që drejton, duke pranuar se ka persona të pakënaqur, por ka mohuar të ketë fraksione apo përcarje më të thella. Në intervistën për gazetën LAJM, Taravari ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese dhe është shprehur…
Në takimet me krerët evropianë është biseduar edhe për “rolin konstruktiv të Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e kontesteve”, veçanërisht në organizimin e takimit të nivelit të lartë në Ohër, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski. Duke folur për këtë takim, shtoi se nga të gjithë liderët e rajonalë dhe evropianë, është thënë se të gjitha shtetet e rajonit duhet t’u përmbahen marrëveshjeve të nënshkruara mes shteteve, pasi siç tha Kovaçevski, kjo do të mundësojë integrim të suksesshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. “Të gjithë kryeministrat dhe presidentët e rajonit potencuam se të…
SPB Shkup, gjegjësisht Njësia për siguri në komunikacionin rrugor nesër dhe pasnesër (02.03.06, e premte dhe e shtunë) dhe për shkak të festës së ardhshme fetare Dita e Shpirtrave, do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, për qarkullim të sigurt dhe të qetë. Përkatësisht, duke filluar nga ora 06.00 e datës 2 qershor, qarkullimi deri te varrezat e qytetit të Butelit do të zhvillohet në një drejtim (rrethor), pra të gjitha mjetet do të shkojnë përgjatë rr. “Butelska”, në të majtë përgjatë rr. “Aleksandar Urdarevski”, në të majtë përgjatë rr. “Boca Ivanova” dhe në të djathtë në…