Ish ministri dhe kandidati për deputet nga radhët e Bashkimi Demokratik për Integrim, Bekim Neziri, njëherë edhe afarist i suksesshëm në disa sfera ndër vite, është i pari që ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së Çairit, vetëm disa ditë pasi integristët caktuan Ekrem Bunjakun si koordinatorë për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në degën e Çairit. Neziri ka një biografi të gjatë politike dhe para se të konkurrojë për pozitën e të parit të Çairit, në vitin 2015-të ka qenë kryetar i shtabit zgjedhor komunal, kurse në periudhën 2014-2016, për dy vite radhazi ka udhëhequr me Ministrinë e…
Author: Jeta almakos
Vdekja e 19 vjeçarit Memet Kamber nxori në sipërfaqe lëshimet e institucioneve për personat që nuk kanë asnjë dokument identifikimi. I ndjeri Memet Kamber nuk është viktima e parë e sistemit, por fatin e Memetit rrezikojnë ta përjetojnë edhe një mijë persona tjerë -thonë nga organizata joqeveritare “Romalitiko”. Reagimi, vjen pasi më 24 Maj të këtij viti, 19 vjeçari Memet Kamber, ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve serioze të shkaktuar nga diabeti i pazbuluar. Në spital shkoi me librezë të tjetër kujt pasi nuk kishte as sigurim shëndetësor e as shtetësi edhe pse i lindur në vend ku edhe punonte…
Një vajzë 11-vjeçare me emrin Hana, përmes një letre të shkruar me dorë i ka falënderuar ushtarët e KFOR-it për gatishmërinë e tyre për mbrojtjen e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Ajo në letrën e saj, i ka cilësuar si heronjë ushtarët e KFOR-it, ku edhe iu ka dëshiruar shërim të shpejtë 30 ushtarëve të cilët janë lënduar të hënën gjatë përballjes me protestues të dhunshëm në Zveçan. “Më vjen vërtetë keq të dëgjoj që disa prej jush jeni lënduar gjatë shërbimit në veri të Kosovës. Shërbimi dhe sakrifica juaj do të vlerësohet përgjithmonë. Ne jemi mirënjohës për rreziqet nëpër të…
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në rrjetin social Facebook, ka komentuar vizitën e sotme që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e bëri në Broje të Skënderajt, ku e takoi babain e ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe familjarët e tij. Rama ka postuar foton e Ali Ahmetit me babain e Hashim Thaçit, me mbishkrimin e shkurtër, por shumë domethënës. “Burra ”, ka shkruar kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ndryshe, sot kreu i integristëve, Ali Ahmeti, ishte për vizitë në konakun e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, me ç’rast takoi edhe babain e Thaçit. Ahmeti deklaroi se këtë vizitë e bëri për t’iu dhënë zemër e…
Në rast se në vend të takimit të liderëve do të organizohej një takim ekipor në mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, i ftuar në “360 Gradë” në Alsat thotë se një takim i tillë do të duhej të organizohet pa prezencën e liderëve, derisa takimi i liderëve do të organizohej pas shqyrtimit të konkuzave eventuale të dala nga takimi ekipor, shkruan Alsat. “Në rast se ekziston insistim nga ana e bashkëfolësit, që në vend të takimit të liderëve, të ketë një takim ekipor, atëherë propozimi imë, të cilin ja e them publikisht në emisionin tuaj,…
Maqedoninë e presin vendime të vështira, por Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të mbeten miku juaj më i madh, tha ambasadorja amerikane Angela Ageler me rastin e përvjetorit të parë të fillimit të dialogut strategjik mes dy vendeve. Maqedonia është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nis një dialog të tillë me Shtetet e Bashkuara, i cili u zhvillua në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Departamentit të Shtetit, përcjell KlanM. “Përvjetori i dialogut tonë strategjik është një mundësi për të reflektuar mbi më shumë se tre dekada të partneritetit amerikano-maqedonas, atë që kemi arritur…
Republika e Maqedonisë së Veriut duhet ta kuptojë vendin e rëndësishëm që ka puna e Komisionit të Përzier në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Këtë e ka deklaruar për agjencinë bullgare “BGNES”, profesor Angel Dimitrov, bashkëkryetar i Komisionit të përzier bullgaro-maqedonas për çështje historike. Ai në deklaratë ka vlerësuar se në takimet e shumta të deritanishme nuk është arritur asnjë rezultat. Tema për të cilën ata qëndruan më gjatë ishte gjetja e një qëndrimi të përbashkët për përfaqësimin e Arqipeshkvisë së Ohrit, por siç tha Dimitrov, për fat të keq nuk u pajtuan.
Aleanca për Shqiptarët është kundër zgjedhjeve të parakohshme, pasi vlerësojmë se për 3 apo 4 muaj nuk mund të ndryshojë diçka, kështu është shprehur deputeti i kësaj partie në emisionin e pasdites “Pastel” në TV21, Elmi Aziri. “Proceset zgjedhore, koha e mbajtjes së zgjedhjeve është çështje e partive politike. Personalisht nuk e shoh të ngutshme për 2-3 muaj interesin e partive politike. Nuk e di çfarë do të ndryshonte për 3 muaj çështja e mbajtjes së mëhershme të zgjedhjeve”, tha Aziri.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku të pranishëm kanë qenë edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell. Sipas Osmanit, takimi ka qenë më shumë informues sesa negociues, teksa shtoi se kanë ndarë qëndrimet e tyre. Në një konferencë për media, presidentja u shpreh se Vuçiq nuk ka ndarë ndonjë qëndrim, por është ankuar dhe nuk ka treguar të vërtetën. “Nuk mund të them se Vuçiq ka ndarë ndonjë qëndrim, ai po ankohej dhe nuk…
Tre persona të gjinisë femërore të moshës 15, 37 dhe 62 e humbën jetën në aksidentin e rëndë në autostradën Shtip – Milladinovc rreth gjysmë kilometri nga pika pagesore rrugore në Kadrifakovë. Sipas informacioneve të para viktimat kanë lidhje farefisnore dhe janë transferuar me automjetin shevrolet “kalos” me targa të Shkupit, në të cilin kanë qenë edhe dy persona. Sipas SPB – Shtip, në aksident janë lënduar katër persona. Se si ka ardhur drejt aksidentit midis automjeteve tojota “land kruzer” me targa të Koçanit dhe shevrolet “kalos” me targa të Shkupit akoma është duke u përcaktuar nga policia dhe prokurori…
Kabineti i presidentit bullgar Rumen Radev në njoftimin e publikuar pas takimit me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mezola, gjatë Samitit të Dytë të Komunitetit Politik Evropian në Kishinjev, thekson se Radev ngriti çështjen e “ rolit kyç të PE-së në ruajtjen e vlerave evropiane dhe demokracisë në vlerësimin e progresit të Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane”. Megjithatë, ai kritikoi tentativën për të ndryshuar dokumentet evropiane. RUMEN RADEV, PRESIDENT BULLGAR “Јanë të papranueshme përpjekjet për të ndërhyrë për të ndryshuar përmbajtjen e dokumenteve të përgatitura nga institucionet evropiane, përfshirë Parlamentin Europian, nga vendet kandidate për anëtarësim në BE”. Reagimi i…
Silvana Begaj Kosova po kalon ditë të vështira. Në Veriun e Mitrovicës ka shpërthyer një dhunë e egër e bandave të Vuçiç që pretendojnë se po kërkojnë të drejtat e tyre, por që në të vërtetë refuzojnë çdo gjë shqiptare. Refuzojnë që Veriu i Kosovës të jetë pjesë e Republikës së Kosovës. Ëndërrojnë të kenë nën këmbë territoret tona! Bandat e Vuçiç çdo natë ëndërrojnë Serbinë e Madhe! Kjo është e vërteta! Kryeministri Albin Kurti kërkon të vendosë dhe me forcë madje, të drejtën e Kosovës dhe sovranitetin e saj në këtë pjesë të pushtuar nga bandat e Vuçiç. Kjo…