Naser Pajaziti Më çudit fakti se si Aleanca për Shqiptarët dje gjatë gjithë ditës nuk e tha asnjë fjalë apo reagim pas shpalljes së dënimeve apo qortimeve sa për sy e faqe për të akuzuarit në rastin e djegies së Spitalit modular në Tetovë, ku u dogjën të gjallë 14 qytetarë. Sa për kurreshtje shfletova arkivën një vit më parë dhe sa e sa reagime të ashpra, ku më bëri përshtypje një fjali e ashpër kundër partnerëve aktual të koalicionit: “pushteti i regjimit hibrid është më i rëndësishëm sesa jeta e qytetarëve”! Të digjen gjallë 14 njerëz dhe askush të…
Author: Jeta almakos
Djegie për së dyti, thonë familjarët e viktimave të djegura në zjarrin në Spitalin Modular të Tetovës. Mumin Ismaili, i cili humbi nënën e tij në natën e 8 shtatorit të vitit 2021 thotë se vendimi gjyqësor ua ngjalli sërish dhembjen për humbjen e të afërmve të tyre. Ismaili tha se avokatët kanë ankimuar vendimin dhe kërkohet rigjykim i rastit. “Ne nuk jemi të kënaqur aspak me këtë vendim dhe do bëjmë ankesë sot me avokatët tanë që të ketë rigjykim procesi. Në gjykim nuk ishin njerëzit e duhur që dihen kush janë. Sepse këta dy apo tre të akuzuar…
Pas shkarkimit të ish drejtorit të Spitalit Psikiatrik në Shkup, Blerim Halimi, Aleanca për Shqiptarët ka zëvendësuar atë me Muhsin Arifin, përcjell KlanM. Blerim Halimi, kuadër i të njejtës parti, ishte emëruar në pozitën e drejtorit më 27 mars, por u shkarkua brenda pak javësh. Ai kërkoi përgjigje nga Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe nga kryetari i ASH-së, Arben Taravari, për arsyet e shkarkimit. Muhsin Arifi është arkitekt me profesion, ndërsa në krye të Spitalit Psikiatrik vjen si kuadër i ASH-së, konkretisht kryetar i degës së kësaj partie në Saraj, përcjell KlanM. “Nuk është sekret që kushtet e spitalit…
Ish-ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në debatin “Fronti Evropian”, organizuar me rastin e përvjetorit të BDI-së në pushtet tha se shumë nga ata që mbështesin tezën e ndryshimeve kushtetuese duhet të kuptojnë edhe ata qytetarë që thonë jo “Teza se nuk ka alternativë, për mendimin tim nuk funksionon. Shumë nga ata që mbështesin tezën e ndryshimeve kushtetuese duhet të kuptojnë edhe ata qytetarë që thonë jo. Ata janë kryesisht maqedonas, por ky numër nuk është për t’u nënvlerësuar. Shumica e njerëzve që janë kundër ndryshimeve kushtetuese nuk janë kundër BE-së. Nuk kemi nevojë t’i bindim se BE-ja është e rëndësishme,…
“Grupi i zjarrit” nuk do të formojë parti të re. Kështu është shprehur Saranda Imeri, sekretare për barazi gjinore në BDI, e cila tha se pjesëtarët e këtij grupacioni nuk janë vetëlarguar nga partia dhe se ky term është i shpikur nga rivalët politikë. Ajo tha se do të vijojnë të funksionojnë si fraksion brenda BDI-së. “Ne do të vazhdojmë ende luftën tonë brenda partisë, me mjete demokratike. Deri sot nuk jam hasur në terminologji “vetëpërjashtim” apo “vetëlargim”, kjo është diçka e shpikur dhe mendoj se ata që e kanë deklaruar duhet seriozisht ti qasen kësaj. Ne nuk jemi vetëlarguar,…
Në shkollën shtetërore të kulturës fizike “Metodi Mitevski- Brico” në Shkup sot ka shpërthyer zjarr, i cili siç informojnë për MIA-n nga Brigada zjarrëfikëse të Shkupit, është shuar me sukses dhe nuk ka shkaktuar dëme të mëdha. “Kishte tym në hapësirë. Në terren u dërguan 11 zjarrëfikës, respektivisht tre automjete zjarrfikëse si masë parandaluese, por zjarri nuk ka qenë i madh dhe shumë shpejtë u lokalizua” deklaroi komandanti i Brigadës zjarrfikëse në Qytetin e Shkupit, Xvonko Tomeski. Shkaku për zjarrin do të përcaktohet më tutje.
Në këtë veprimtari artistike morën pjesë katër profesoresha nga Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, Jëlldëz Asani, në cilësinë e koordinatores, Lulzime Leka Mulaku-piktore, Drenusha Palloshi-piktore dhe Teuta Halimi- muzikologe. Këtij grupi iu bashkëngjit edhe ish-studentja e Fakultetit të Arteve, Ebru Selman-piktore. Koordinatorja e këtij projekti thekson se sfera e muzikës ndikon te individi në mënyra shumë të ndryshme dhe individuale, prandaj artistet u ftuan që të dëgjojnë pjesën muzikore, këngët tona të zgjedhura dhe të interpretuara në piano nga profesoresha Teuta Halimi dhe lejuan që po aty, duke i dëgjuar tingujt e pianos imagjinata e tyre të fillojë…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një takim me lidershipin e partisë dhe bashkëpunëtorët e tij. Siç raporton gazeta “Dnevni Avaz”, Vuçiq tha se “është gati të vdesë, më mirë se ta lë Serbinë në dorë të llumit”. “Unë do t’i shpall të gjitha zgjedhjet, jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam fare frikë. Ja, po pres që ata frikacakët të vijnë të më vrasin, por nuk do t’ua dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjidhje”, tha ai.
Muaji maj është muaji kur bëhet mbjellja e duhanit. Në gjithë Maqedoninë kemi 13 mijë hektarë tokë të mbjellë me duhan të cilën e punojnë rreth 17 mijë familje, ku 65% prej tyre janë familje nga Dollneni dhe Prilepi, të cilat më së shumti merren me këtë punë. Mende Stomnaroski, kryetari i Lidhjes së Shoqatës Bujqësore në rajonin e Pellagonisë, thotë se këtë vit janë dakorduar me blerësit për prodhimin e rreth 26.400 tonë duhan, që është sasi më e madhe se vitin e kaluar, dhe ata presin një vit më të suksesshëm. Kultivuesit e duhanit kërkojnë rritje të çmimit…
Pasi 21 vjetëve Bashkimi Demokratik për Integrim shënon përvjetorin e themelimit ndaras. Grupi i Ahmetit në Shkup, ndërsa grupi i zjarrit në Tetovë. “Me rastin e 21 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër (e Hënë, 5 Qershor 2023), me fillim në ora 12:00 në hotel Aleksandar Palace në Shkup, kryetari Ali Ahmeti do të organizojë panel debat në temë “Fronti europian”. Në debat do të drejtohen: z. Ali Ahmeti, Radmila Shekerinska, Petar Arsovski, Gazmend Ajdini, Teuta Arifi dhe të tjerë. Pas debatit, në ora 14:00, gjithashtu tek hotel Aleksandar Palace, z. Ahmeti do të ju drejtohet anëtarëve…
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se përderisa Kremlini synon realizimin e botës Ruse apo ‘Ruski Mir’ (Paqja ruse), Beogradi synon të realizojë ‘Botën Serbe’, që është një emërtim tjetër, një eufemizëm për Serbinë e madhe. Në një intervistë për The Geopost, Kurti tha Rusia është e interesuar për destabilizimin e Ballkanit dhe për këtë e përdor Serbinë. Kurti theksoi se Serbia është e gatshme që vazhdimisht t’i ngacmojë fqinjët, herë Bosnje e Hercegovinën, herë Malin e Zi e herë Kosovën sepse vetëm në këtë mënyrë ajo mund ta shmangë vëmendjen nga kriza e brendshme që ka, sepse asnjë popull nuk…
Xhabir Ahmeti KU MUND TA VË NË LËVIZJE E TA KTHEJ NË RRJEDHË LUMI AMULLINË QË ËSHTË KRIJUAR PAS TEJE, BIRI IM Biri im, dy përmujorë më ikën pa i shkruar psherëtimat e mia për largimin Tënd aq të beftë, aq të dhembshëm, aq të trishtueshëm. Sëmundja që më mundon kohëve të fundit m’i mori pabesisht çastet kur në datat e zisë – 25 – të muajve njëzet e pesë e njëzet e gjashtë pa Ty i shkruaja lamentet dhe kështu nuk arrita ta kumtoja fjalën e radhës të pikëllimit time që po më gulçon. Megjithatë në çdo çast kam…