Author: Jeta almakos

MPB njofton se kanë ndaluar një shtetas turk në “Bllacë” për shkak se kërkohej nga Interpoli. “Dje në orën 02:15 në vendkalimin kufitarë “Bllacë”, gjatë rrugës për në vend, punonjësit e policisë kanë ndaluar E.U.K. se ishte në kërkim nga Interpol – Uzbekistan”, njofton MPB. Personi i është dorëzuar Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor për procedura të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami mirëpriti në një takim zyrtarë ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas. Në takimin e zhvilluar në selinë e Lëvizjes BESA, kryetari Kasami ambasadorin e njoftoi për situatën aktuale politike në vendin tonë, për qeverinë e re, me theks të veçantë rolin e rëndësishëm të koalicionit VLEN në Qeveri. Në fokus të bashkëbisedimit ishte gjithashtu procesi euro-integrues i vendit, për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmerren në drejtim të avancimit të vendit në strukturat euro-atlantike. Gjithashtu, në takim u fol rreth ndryshimeve kushtetuese, shfuqizimin e balancuesit dhe ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat,…

Lexo më Shumë

MPB njofton se ka ndërruar jetë një punëtorë ndërtimtarie nga Tetova i cili po punonte në qendër të  Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Me datë 02.11.2024, në ora 20:40 në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 16:30, gjatë punimeve ndërtimore në objektin në ndërtim në zonën e Qendrës, L.Sh.(27) nga Fshati Gjermë i Tetovës ka pësuar lëndime të rënda. Ai është transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, ku ka ndërruar jetë rreth orës 18:30. Në vendin e ngjarjes janë kryer kontrolle inspektuese nga SPB Shkup, është njoftuar inspektori i punës dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i…

Lexo më Shumë

Iluzioni kontabilist është shkalla e interesit prej 3,25% për kredinë hungareze, për shkak se shpenzimi i përgjithshëm ose shkalla efektive e interesit për kredinë është 6,5%. Këto janë reagimet e para të ekspertëve, pasi që Ministria e financave e pranoi se kanë pasur vështirësi në negociatat me bankat vendase me të cilat është arritur marrëveshje që shkalla e interesit prej 3,25% ndaj bankës hungareze Eksport Import të paguhet nga buxheti, ndërsa bankat do ta plasojnë kredinë prej 250 milion eurove ndaj kompanive me shkallë të interesit prej 3,25%. Ministrja të premten deklaroi se shteti do ta subvencionojë shkallën e interesit…

Lexo më Shumë

Votova për zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe sikurse ju pres të shoh se kush do të jetë fituesi, që do të thotë se bashkë do të vazhdojmë të ndjekim se çfarë do të ndodh, deklaroi Ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler. “Si ambasadore e RMV-së, mesazhi im është se me rëndësi thelbësore është që çdo qytetar duhet ta shfrytëzojë të drejtën e votës dhe të votojë. Vota në demokraci është përgjegjësi e shenjtë dhe privilegj I madh. Unë votova. Shpresoj dhe pres se do të kemi tranzicion të qetë dhe korrekt të pushtetit. Kjo është që të gjithë presim dhe…

Lexo më Shumë

“Pres zgjidhje sistematike institucionale për Romët lidhur me Gjuhën” – ka deklaruar Ministri pa portfol i ngarkuar për integrimin dhe implementimin e Strategjisë për inkluzion të Romëve 2022 – 2030, Shaban Saliu, me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Rome. Krahas kërkesës që gjuha rome të jetë i detyrueshëm në shkollat ku shumica e nxënësve janë romë, Sejdiu ka potencuar se nevojitet edhe Katedra e Gjuhës Rome në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, qendra të kulturës në Shkup dhe në katër qytete tjera të vendi, 30.000 gramatika, abetare dhe po aq fjalorë të gjuhës rome. “Duhet të formohet katedra e…

Lexo më Shumë

Çmimet e shërbimeve hotelierike në tetor, krahasuar me shtatorin, shënojnë rritje prej 1,1 për qind, ndërkaq në raport me tetorin e vitit të kaluar rritje për 6,1 për qind. Të dhënat që i publikoi sot Enti shtetëror për statistika tregojnë se indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike në periudhën janar – tetor në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar është rritur për 5,6 për qind, dnërsa në raport me dhjetorin e vitit të kaluar për 3 për qind.

Lexo më Shumë

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska sot mbajti fjalim në Konferencën e nivelit të lartë për bashkëpunim ndërmjet policisë dhe doganave për luftën kundër përhapjes së armëve të vogla dhe të lehta, dhe kontrabandimin e emigrantëve në EJL, organizuar nga OSBE-ja, me ç ‘rast ajo dërgoi porosi për luftën sistematike kundër krimit dhe korrupsionit. “Prioriteti kryesor i programit të Qeverisë për periudhën 2024-2028 është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, krimit dhe tregtisë së paligjshme. Prioriteti ynë është që të krijojmë mjedis të sigurt për jetesë të qytetarëve, mjedis të sigurt për aktivitetin e biznesit, barazi para ligjit, me ç’rast…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov, sot është dekoruar me urdhër të veçantë nga Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryedioqeza e Ohrit. Përveç tij, me urdhrin “Shën Nikolla” është dekoruar edhe vëllai i Sashos, Vladimir Mijalkov. Urdhri u nda nga Mitropoliti i Bregalnicës Hilarion për kontributin e tyre themelues në ndërtimin e kishës “Shën Dimitri” në Novosellë të Shtipit.(INA)

Lexo më Shumë

Dy persona janë privuar sot nga liria në Komunën e Tetovës, që të dy qytetarë të Tetovës. Në raportin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se të njejtit kanë kryer vepër penale “Rrezikim të sigurisë” pasi kanë kanosur një punonjës të Komunës së Tetovës. Raporti i plotë nga MPB: Sot (5 nëntor) në rrugën ,,Dervish Cara” në objektin e komunës së Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat K.I. (34) dhe A.A. (38), të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale,,Rrezikimi i sigurisë” e dënueshme nga neni…

Lexo më Shumë

Vazhdon hetimi për 3 personat, dy prej të cilëve ish nëpunës policorë që kanë përfunduar në paraburgim pas dyshimeve se kanë dhënë sekrete hetimore dhe kanë shitur aksione policore në favor të grupit të Gërçecit. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, konfirmon se si dëshmi janë marrë bisedat e nxjerra nga aplikacioni SKY, ndërsa nënvizon se ekziston një numër i madh i dëshmive për vepra të kryera penale. “Informacionet që janë marrë si material dëshmie, janë prej aplikacionit SKY. Në korniza të së njëjtës, sipas informacioneve që i kam, ekzistojnë numër i madh i dëshmive për vepra të kryera…

Lexo më Shumë

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. “Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Ulusoy bashkëbiseduan rreth shumë çështjeve në vend dhe rajon si integrimin europian të vendit, marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve tona, partneriteti strategjik me Republikën e Turqisë, legjitimitetin, situatën në Maqedoni të veriut, etj. Ahmeti njoftoi Ambasadorin Ulusoy që BDI nuk lëkundet aspak nga përkushtimi për ta integruar vendin në Bashkimin Europian dhe do të vijojë të veprojë për realizimin e këtij synimi. Gjithashtu, jemi të përkushtuar për të ndërtuar partneritet strategjik me Republikën e Turqisë e…

Lexo më Shumë