Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy.
“Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Ulusoy bashkëbiseduan rreth shumë çështjeve në vend dhe rajon si integrimin europian të vendit, marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve tona, partneriteti strategjik me Republikën e Turqisë, legjitimitetin, situatën në Maqedoni të veriut, etj.
Ahmeti njoftoi Ambasadorin Ulusoy që BDI nuk lëkundet aspak nga përkushtimi për ta integruar vendin në Bashkimin Europian dhe do të vijojë të veprojë për realizimin e këtij synimi.
Gjithashtu, jemi të përkushtuar për të ndërtuar partneritet strategjik me Republikën e Turqisë e cila na ka mbështetur pa rezervë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Europian.
Sa i përket Qeverisë pa legjitimitet etnik e cila ka përjashtuar përfaqësuesit e etnive, z. Ahmeti thekson që duhet ndalur menjëherë mos respektimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe nënçmimi i komuniteteve në vend. BDI mendon që zgjidhja më e mirë nga situata me marrëdhënie të tensionuara ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe pa perspektivë europiane, janë zgjedhjet e përbashkëta parlamentare dhe lokale në tetor 2025. Prandaj, ne e pranuam sfidën publike të z. Mickovski dhe mirëpresim gatishmërinë edhe të partive tjera opozitare për tu përballur në zgjedhje vitin e ardhshëm”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Data 31.08.2026
Aktuale
- Belgjika bën helmetën të detyrueshme për skuterët elektrikë
- Kupa Botërore e Kikboksit në Budapest: Turker Ismail përsëri fiton medalje të artë
- “Divjaka bashki”, Qytetarët 31 ditë në protestë kundër shkrirjes dhe bashkimit me Lushnjen: Këtu vendosim ne!
- Kida më në fund po bëhet nuse: Nisin përgatitjet për dasmën e madhe – dalin pamjet e para dhe shumë madhështore
- 31-vjeçarja vdes gjatë lindjes së djalit, mijëra njerëz i dalin në ndihmë familjes
- Jonida e dha lajmin se s’do të jetë më në Big Brother, por a e dini se kush do të jetë në skenë në vend të saj? Nuk do ta besoni
- “Historia e Shqipërisë nuk ka parë kurrë një protestë si kjo”, Gazetari Osman Stafa: Kjo është beteja për të ardhmen tonë! Duam një vend me dinjitet
- Më në fund, Edi Kuçi “lajmërohet” në rrjetet sociale /FOTO



