Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), organizata më e madhe për mbrojtjen e të drejtave të muslimanëve në SHBA i bëri thirrje Donald Trumpit, presidentit të 47-të të zgjedhur të SHBA-së që t’i japë përparësi përmbushjes së premtimit të tij të fushatës për kërkimin e paqes jashtë vendit, përfshirë edhe përfundimin e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Drejtori i CAIR, Nihad Awad në deklaratën e tij kërkoi nga zyrtarët demokratë që të nxjerrin mësim nga humbja e mbështetjes së muslimanëve dhe votuesve të tjerë ndaj zëvendës presidentes dhe kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris e cila kundërshtoi…
Author: Jeta almakos
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se përfshirja e plotë e Türkiyes në përpjekjet e mbrojtjes të Bashkimit Evropian (BE) është e domosdoshme për paqen dhe sigurinë e Evropës, tha se nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm pse procesi i anëtarësimit të Türkiyes “po bllokohet me vite”, raporton Anadolu. Erdoğan mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Ai tha se përfshirja e plotë e Türkiyes në përpjekjet e mbrojtjes të Bashkimit Evropian është e domosdoshme për paqen dhe sigurinë e Evropës. “Nuk ka asnjë…
Britania e Madhe do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën për të parandaluar dhe shtypur migracionin e paligjshëm, njoftoi qeveria britanike, raportoi BBC. Marrëveshjet do të rrisin shkëmbimin e informacionit të inteligjencës dhe bashkëpunimin me tre vendet e rajonit, transmeton Portalb.mk. “Ky rajon është një rrugë kyçe e përdorur nga ata që përfundojnë ilegalisht në Bashkimin Evropian ose në Mbretërinë e Bashkuar, me pothuajse 100.000 emigrantë që kaluan tranzit nëpër Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar”, tha qeveria britanike. Kryeministri Keir Starmer do të shpallë planet në takimin e sotëm të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në…
Vauçerat e fituar nga Ministria e Energjetikës për inverter, ka shkaktuar rrëmujë të madhe nëpër vendet ku jepen të njejtat. Televizioni Shenja vizitoi nga afër sallën “Boris Trajkovski”, ku shumë qytetarë të rajonit të Shkupit, ishin duke pritur të vijnë në rradhë. Disa prej tyre, përfshirë edhe qytetarë të shtyrë në moshë, ishin aty nga mëngjesi dhe pritja e tyre ishte mbi 3 orë. QYTETAR “Diku rreth tre orë pres, por edhe sa do të presim nuk e di. Tash më informuan se edhe nesër mundë ti marrim vaucherat. Po, më ekonomike është të nxehemi me inverter se sa me…
Të ngrirë nga frika se mashtrimi i Lotarisë po zbardhet dhe marrëveshjet e turbullta të Artanit dhe Përparimit po dalin në sipërfaqe, ata e sajuan një ide origjinale – të akuzojnë Izet Mexhitin, Arben Taravarin dhe Koalicionin VLEN për marrëveshjet e tyre të bixhozit. Kjo shtirje në rolin e budallait nuk është parë asnjëherë deri më tani në pluralizmin tonë politik. Ja edhe faktet: Vendimi për themelimin e Video Lotarisë Shtetërore – VLT me partnerin CasinosAustria është miratuar në vitin 2013, kur në Qeveri ishin VMRO-BDI dhe kur koalicioni Gruevski, Mijalkov-Ahmeti lulëzonte. Atëherë zëvendëskryeministër ishte Musa Xhaferi, i cili sot është deputet i BDI-së, derisa ministra ishin…
Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetit e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Gazi Babë, Saraj dhe Gjorçe Petrov, njoftoi QRMK – Shkup. Në periudhën prej orës 08:30 deri në orën 12:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Borivoe Milloshevski”, “Vera Radosavleviq”, “Zendel Xhemail” dhe objektet te Tregu me shumicë në Komunën Gazi Babë. Në periudhën prej orës 09:30 deri në orën 13:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Kondovë, Vollkovë, Kuçkovë, Graçan, Karaulla Çashkë, Radushë, Dvorcë, Orashë, Rashçe, Bojanë, Kopanicë dhe Svillare në…
Bitcoin kaloi një rekord të ri prej 75,000 dollarësh pas lajmit për suksesin e ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet e fundit. Presidenti i zgjedhur republikan nxiti entuziazmin e investitorëve për kriptovalutat gjatë fushatës së tij, duke premtuar se do ta bëjë SHBA-në “kryeqytetin e kriptove në planet”. Në tregtimet e mëngjesit herët, kjo monedhë dixhitale u rrit me afro tetë për qind, duke thyer rekordin e mëparshëm të arritur në mars. Edhe kriptovalutat e tjera ndoqën këtë prirje në rritje; Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, u rrit gjithashtu me tetë për qind, ndërsa Dogecoin, i preferuar…
Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sonte në Tetovë është duke mbajtur një tryezë të rrumbullakët. Blerant Ramadani nga kjo parti, i pyetur në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, tha se ata nuk i kanë problem zgjedhjet, por vlerësojnë se tani për tani këto zgjedhje do të ishin të palogjikshme ngaqë Kuvendi funksionon me shumicë prej 80 deputetësh dhe se vendin e presin procese të rëndësishme. “Ne realisht jemi subjekt që vijmë nga një opozitarizëm i gjatë dhe jo kemi problem të hymë në zgjedhje të parakohshme, por është një shumicë stabile prej afro 80 deputetë dhe besoni se…
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se “ne do të punojmë me të gjitha forcat tona për ta bërë periudhën e ardhshme Shekullin e Botës Turke”, raporton Anadolu. “Ne kemi ardhur deri në këtë ditë duke tejkaluar pengesat, por kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë”, tha presidenti Erdoğan në fjalimin e tij në Samitin e 11-të të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Shteteve Turke (OTS). Ai gjithashtu tha se shpreson që përfitimet e Azerbajxhanit në teren, do të konsolidohen në tryezë, duke nënshkruar një marrëveshje paqeje. Në vitin 1991, ushtria armene kishte pushtuar Karabakun, një…
Donald Trump, i cili fitoi në zgjedhjet amerikane kundër zv.presidentes Kamala Harris, duke fituar mandatin e dytë jo të njëpasnjëshëm si president, po bën titujt jo vetëm për qëndrimin e tij ndaj luftës Rusi-Ukrainë, por edhe për shkak të betejave të tij ligjore të vazhdueshme dhe veprimet e kaluara. 78-vjeçari Trump doli fitimtar në “shtetet luhatëse” që u cilësuan si shtete kyçe, duke përfshirë Karolinën e Veriut, Pennsylvania-n dhe Georgia-n, duke mundur kundërshtaren demokrate Kamala Harris dhe duke u bërë presidenti i 47-të i SHBA-së. I njohur për ngritjen e tij nga një manjat i pasurive të paluajtshme në një…
Mirënjohje e madhe për Policinë e Maqedonisë, e cila, krah për krah me policitë nga mbi 116 vende të botës, me sukses dhe në mënyrë profesionale mori masa brenda LIBERterra II të Interpol-it, e cila u promovua gjatë Asamblesë së Përgjithshme në Glasgov, Mbretëria e Bashkuar, kumtuan sot nga MPB-ja. Në fillim të tetorit 2024, Ministria e Punëve Brendshme ishte nikoqire Shtabit Evropian Operativ, i vendosur në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar LIBERTERAA II, i koordinuar nga Interpol-i, me pjesëmarrjen e 116 vendeve të botës. Operacioni global kishte për qëllim identifikimin, zbulimin dhe agjësimin e grupeve kriminale të përfshira në kontrabandë…
Liderët politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë reaguar ndaj shpalljes së fitores nga republikani Donald Trump, në garën presidenciale në SHBA kundër demokrates Kamala Harris. Edhe pse fitorja e Trumpit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, ai i është afruar fitores në zgjedhje, pasi ka siguruar 267 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t’u shpallur president. Trumpin e ka uruar për fitoren e pretenduar kryemninistri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjithashtu falënderoi presidentin aktual të SHBA-së, Joe Biden, për bashëkpunimin. “Ishte një nder i vërtetë të punoja krah për krah me presidentin e 46-të të Shteteve…

