Author: Jeta almakos

Reparti i policisë kriminalistike-Sektori për krim ekonomik dhe korrupsion në koordinim me Repartin për parandalimin e krimit të organizuar dhe serioz, deri te Prokuroria publike Shkup, dorëzoi kallëzim penal kundër kryetarit të Karposhit Stevço Jakimovski dhe pesë personave të punësuar në sektorin për urbanizëm në këtë komunë dhe një personi juridik nga Shkupi. Ka bazë për dyshim për vepër të kryer penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Arsyeja është legalizim të fushave tenisi afër hotelit Aleksandar Palas. Nga komuna Karposh reaguan duke hedhur poshtë akuzat dhe duke thënë se në komunë punojnë zyrtarë profesionistë, që punën e tyre e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Türkiyes, Numan Kurtulmuş, ka pritur në një takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, raporton Anadolu. Pritja u realizua në ambientet e parlamentit turk, ku pas takimit kokë më kokë dhe atij midis delegacioneve, dy kryeparlamentarët mbajtën një konferencë të përbashkët për media. Në fjalën e tij, Kurtulmuş shprehu kënaqësi për takimin zyrtar, duke e quajtur atë produktiv. Duke folur për rëndësinë e vizitës së Gashit në Türkiye, ai shprehu shpresën e tij që në të ardhmen marrëdhëniet mes dy vendeve të vazhdojnë të zhvillohen tutje. Duke tërhequr vëmendjen për…

Lexo më Shumë

Realizimi i projekteve të autostradave që janë pjesë e korridoreve 8 dhe 10d, përballet me shumë probleme sfiduese, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski. Ai tha se, edhe pse u paralajmëruan me shumë pompezitet, nuk është punuar pothuajse asgjë ku ende ka probleme të shumta me shpronësimin si dhe në pjesët pyjore që gjenden në trasenë. Madje, ministri tha se, në pjesën e trasesë Prilep – Manastir, ka probleme me bomba dhe mina të papastruara nga Lufta e Parë Botërore. Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit “Për dikë, kjo mund të duket qesharake apo diçka e vogël, por…

Lexo më Shumë

Gjashtë kallëzime për dhunë nga bashkëmoshatarët kanë arrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) që nga fillimi i vitit shkollor dhe janë duke u trajtuar, ka thënë Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Ajo theksoi se vendi ka sistem për t’u kujdesur për shëndetin mendor të të rinjve përmes shkollave, përfshirë edhe Ministrinë me shërbimin e saj pedagogjik, por theksoi se është i nevojshëm edhe bashkëpunimi ndërinstitucional i disa ministrive, organizatave joqeveritare dhe ekspertëve. “Është e një rëndësie të veçantë kur vetë të rinjtë janë të përfshirë në proces dhe është gjithmonë mirë të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe së…

Lexo më Shumë

Një në nëntë gra gjatë periudhës së jetës së tyre do të kenë paraqitje të karcinomit të gjëndrës së gjirit, respektivisht kancerit të gjirit. Onkologu Ilir Ismaili thotë se rritja e numrit të të prekurve nga kanceri i gjirit është trend botëror. Sipas tij, shqetësues është fakti se mbi 39 për qind të pacienteve paraqiten në fazë të vonshme tek mjeku. “Për fat të keq le të themi që viteve të fundit kemi parë një rritje të lehtë të paraqitjeve të rasteve të sëmundjeve të karcinomit të gjëndrës së gjirit. Gjegjësisht ku numri luhatet nga 900, 1000 apo edhe 1100…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza sot pasdite njoftoi se shuarja e zjarrit në tërësi në Çair të Shkupit po zhvillohet me vështirësi dhe se në ndihmë duhet të arrijë një automjet special zjarrfikës i Armatës. “Shuarja e zjarrit në Çair të Shkupit po zhvillohet me vështirësi për shkak të sasisë së madhe të tymit dhe temperaturës së lartë në bodrumet, ku ruhej sasi e madhe e materialeve djegëse. Po ashtu, në ndihmë të zjarrfikësve të Shkupit, do të arrijë edhe një automjet special zjarrfikës i Armatës”, qëndron në informacionin e QMK-së. Gjithsej 43 persona janë shtruar në spital pas zjarrit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Populli – pjesë e Frontit Europian Skender Rexhepi Zejdi, në një dalje për media, theksoi se koalicioni VLEN në qeveri hyri me legjitimitetin e VMRO-DPMNE-së. “I pritshëm, sepse kjo qeveri nuk merret me çështje të rëndësishme, por po prek cështjet shqiptare, prek balacuesin I cili ka realizuar mbi 30 mijë punësime shqiptare në shtet, larguan qindra shqiptarë nga puna, deshqiptarizuan institucionet, penguan Korridorin 8, largaun drejtorët ekonomike nëpër institucionet shëndetësore, e tashme merren edhe me gjuhën shqipe në Gjykatën Kushetetuese. VLEN po e jetëson këtë rregullore të VMRO-se, u futën në qeveri pa legjitimitet, por me legjitimitetin…

Lexo më Shumë

Tridhjetë persona të rritur dhe 12 fëmijë ishin në mesin e të helmuarve nga tymi në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një ndërtesë në lagjen Çair të Shkupit. Drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev, tha se në Klinikë janë drejtuar rreth tridhjetë persona me simptoma të helmimit nga tymi. Pjesa më e madhe e tyre janë liruar për mjekim në shtëpi, por katër të moshuar me gjendje më të rëndë klinike janë mbajtur për trajtim spitalor. Në Klinikën e Fëmijëve janë sjellë 12 fëmijë, më i vogli 5 muajsh dhe më i madhi 11 vjeç. Të gjithë…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Fronti Europian nuk është i interesuar të bëhet pjesë e Qeverisë. Ndërkaq, Ahmeti në fjalën e tij tha se Fronti Europian është përfaëqsuesi legjitim i shqiptarëve dhe komuniteteve më të vogla, duke shtuar se koalicioni VLEN nuk i ka fituar zgjedhjet. “Ne jemi përfaqësues legjitim të shqiptarëve, nuk i kanë fituar zgjedhjet, një ditë do t’ua bëjmë 8 me 2, dalim vendvotim më vendvotim se si shqiptarët kanë votuar Frontin Europian”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Mes tjerash Ahmeti tha se shqiptarët sot përfaqësohen nga “objekti” me emrin VLEN, njëjtë si një…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi nuk do të jetë më pjesë e koalicionit opozitar Fronti Evropian, mëson INA nga burime partiake. Siç bëhet e ditur Thaçi është larguar nga Fronti që udhëhiqet nga BDI dhe se vendimi zyrtar pritet të konfirmohet gjatë këtyre ditëve. Thaçi nuk ka qenë sot në konferencën e liderëve të Frontit Evropian lidhur me 100 ditëshin e Qeverisë. Thaçi si deputet nuk ka qenë i pranishëm as edhe në takimet e tjera të fundit të Frontit. Kreu i BDI, Ali Ahmeti sot nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarëve se përse nuk është i pranishëm Thaçi.…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, pjesë e Frontit Europian i bëri thirrje koalicionit VLEN që të bëhen pjesë e Frontit Europian dhe Fronti të bëhet kuptimplotë dhe t’ia tregojnë vendin Hristijan Mickoskit. Sela mes tjerash shtoi se Mickoskit duhet ti tregohet se deri ku ka të drejtë të merret dhe të sillet me këtë popull. “Nuk e kemi qëllimin e pushtet e Qeverisë, ne nuk jemi histerik për pushtet, ajo çka ne ju themi juve është: nuk vim ne te pushteti, hajdeni ju te ne, ta bëjmë Frontin tama kuptimplotë e të ia tregojmë vendin Hristijan Mickoskit, duke ia treguar…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministrini Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot mori pjesë dhe kishte paraqitje në Festivalin e parë gastronomik shqiptar që tuboi në një vend 110 komapani nga Ballkani, si dhe bëri bashkë ata me vendimmarrësit politik nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Në panelin me temë ‘Ku tradita takohet me tregëtinë’ nën praninë e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ministrin për Evropë dhe Punë të Shqipërisë Igli Hasani, ministrin e Ekonomisë dhe Punës së RMV-së Besar Durmishi, kryetarin e Tetovës Bilall Kasami, Mexhiti tha se diaspora e madhe dhe e suksesshme shqiptare, po…

Lexo më Shumë