Author: Jeta almakos

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Osliver Spasovski, vlerëson se çështja e të ashtuquajturve “branitela” duhet të mbyllet prandaj insiston në miratimin e propozimligjit të propozuar nga kjo parti. Spasovski në një intervistë për radion evropa e lirë thotë se, LSDM e parashtroi propozim ligjin pasi ishte e qartë përkrahja edhe nga VMRO-DPMNE edhe nga Lëvizja ZNAM. “Duhet të mbyllet kjo çështje e cila shumë gjatë është e hapur. Familjet e “branitelëve” të vrarë gjatë nuk u dëmshpërblyen. Në këtë kategori duhet të futen edhe ata që e dhanë jetën në disa fatkeqësi që ndodhën, apo do të thoja tragjedi,…

Lexo më Shumë

Qeveria dhe opozita edhe sot kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella në lidhje me vendimin e fundit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të ndarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga rruga e integrimit europian. VMRO-DPMNE akuzoi partinë opozitare LSDM si fajtore për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE.  VMRO “LSDM gëzohet që Maqedonia ka ngecur. LSDM-ja punoi shumë që fillimisht të futej në të njëjtin kosh me Shqipërinë, e më pas të na kalojë Shqipëria. LSDM me vetëdije po punon që Maqedonia të mbetet e mbërthyer, duke filluar me  marrëveshjet e nënshkruara…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Arben Fetai në 100 ditshin e formimit të Qeverisë, u shpreh se VLEN-i ishte mrekullia e shumëpritur për dy dekada me radhë. “Guximi ishte motoja e këtij koalicioni. Ndryshimi është kryefjala e asaj që e bëmë të gjithë së bashku! Ia ka vlejt!”, potencoi zv.kryeministri Fetai. Ai tha se mbledhja e sotme është për të shënuar një kapitull të ri në historinë tonë si popull. “Një kapitull i ri pas më shumë se 20 vjet krim e korrupsion, 20 vjet gënjeshtra e mashtrim, 20 vjet vjedhje të parave tuaja dhe pasurim të një klike të vogël profiterësh të shndërruar…

Lexo më Shumë

Kompania “Alkaloid” organizoi sot piknikun humanitar për punonjësit e saj. Me këtë, Alkaloidi ka vazhduar misionin humanitar në eventin e 10-të me radhë humanitar, pas një pauze disavjeçare për shkak të kufizimeve pandemike. Pikniku humanitar u realizua nën kujdesin e Fondacionit “Trajçe Mukaetov” në prani të të punësuarve, familjarëve dhe miqve të tyr, të cilët deri më sot kanë dhuruar rreth 2 milionë denarë. Zhivko Mukaetov, Drejtor i Alkaloid-it “Rreth tre mijë kolegë dhe miq tanë kanë dhuruar mjete përmes Fondacionit “Trajçe Mukaetov”, të cilat do t’i ndahen “SOS Fshati i Fëmijëve”. Ne filluam një bashkëpunim strategjik me këtë organizatë…

Lexo më Shumë

Dje në ora 16:15 në SPB Kumanovë është raportuar se në kryqëzimin nga rr. “315” dhe rruga “312” në Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Hyundai” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga D.J (28) nga fshati Kojnare e Poshtme, Kumanovë, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga një i mitur nga fshati Lopatë, komuna e Likovës. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i SPB Kumanovë.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nga rradhët e Vlen, po na largojnë çdo ditë e më tepër nga integrimi në Bashkimin Europian dhe po e afrojnë shtetin në partneritet strategjik dhe varësi finansiare me Kinën dhe Rusinë. “Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështimi më i madh për qeverinë me legjitimitet monoetnik. Rikujtojmë qytetarët që partitë humbëse shqiptare nënshkruan deklaratë parazgjedhore dhe u zotuan që asesi nuk do të bëhen pjesë e një qeverie pa ndryshimin e kushtetutës dhe zhbllokimin e rrugës…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN sot në një konferencë për mediat shpalos 100 ditëshin e parë të Qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut. Krerët e VLEN do të prezantojnë vendimet e para qeveritare dhe të rezultatet si pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE dhe ZNAM, përcjell INA. Ditë më parë përfaqësuesit e këtyre partive folën se çfarë është bërë gjatë qeverisjes së ditëve të para duke nënvizuar katër prioritete kryesore që janë: Lufta kundër korrupcionit, integrimi, ekonomia dhe decentralizimi. Janë përmendur 30 milionë euro për komunat shqiptare, 34.5 milionë euro për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, mbyllja e kompanive të lojrave të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikoloski, në profilin e tij në Facebook ka publikuar një video nga rindërtimi i autostradës Shkup-Tetovë. Investimi kap vlerën e 9.1 milionë eurove. Vazhdojmë me ritëm të shtuar të punës. Video nga rindërtimi i autostradës Tetovë – Shkup në pjesën para Shkupit, projekt i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore. Do ta bëjmë Maqedoninë vend më të bukur për të jetuar”, paralajmëroi ministri Nikoloski.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE akuzoi sërish partinë opozitare LSDM si fajtore për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. “LSDM-ja e ka fajin për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia, e zhytën vendin në krim për 7 vjet. LSDM gëzohet që Maqedonia ka ngecur. LSDM-ja punoi shumë që fillimisht të futej në të njëjtin kosh me Shqipërinë, e më pas të na kalojë Shqipëria. LSDM me vetëdije po punon që Maqedonia të mbetet e mbërthyer, duke filluar nga marrëveshjet e nënshkruara nga Zaev, duke përfunduar me krimin dhe korrupsionin që mbretëroi 7 vite me LSDM. Besimi 2% në…

Lexo më Shumë

Faqja zyrtare e Bashkimit Demokratik për Integrim nëpërmjet një fotografie në Fejsbuk ku shihen ish funksionerët e kësaj partie ka lajmëruar se ato janë gati, por duke mos dhënë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë. “Atmosferë pune në selinë tonë në Tetovë edhe gjatë ditës së sotme. Ne jemi këtu dhe gati!”, është shkruar shkrimi në foton e postuar.

Lexo më Shumë

Në hyrje të fshatit Bogorodicë të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare në Bogorodica, dje në një automjet udhëtarësh “Audi” me targa të Shkupit kanë gjetur 11 migrantë. Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se dje në ora 03:50, policia në automjetin “Audi” me targa të Shkupit ka gjetur 11 persona migrantë, prej të cilëve pesë nga Siria dhe gjashtë nga Republika e Turqisë. Pasi i ka vërejtur oficerët e policisë, shoferi i automjetit e ka braktisur vendin e ngjarjes. Migrantët janë vendosur në qendrën pranuese – tranzitore në Gjevgjeli. Po ndërmerren masa…

Lexo më Shumë

Gjatë një tribune të organizuar nga Platforma e Organizatave Joqeveritare në Mbështetje të Palestinës, gazetari Yusuf Alhelou një reporter shumëvjeçar nga Gaza, i cili ka raportuar për BBC, TRT, Al Jazeera dhe media të tjera botërore, ka folur në lidhje me “Sfidat e raportimit gazetaresk nga Gaza”. Ai shpjegoi vështirësinë e të raportuarit për situata të tilla se sa rëndë është të raportosh nën trysni dhe kërcënime në mes të luftës, ku edhe bombat janë aktive ngado. Theksoi dhe ngarkesën emocionale tëcilën duhet ta kontrollojnë për të qenë objektiv dhe profesional në punë. Yusuf Alhelou “Ndonjëherë nuk mund të gjeni…

Lexo më Shumë