Derisa reparte të tëra në spitalet e vendin mbyllen në mungesë të mjekëve, qytetarët detyrohen të udhëtojnë nga një vend në tjetrin për kontrolle, shkruan Alsat. Një nga zgjidhjet për këtë situatë shihet në rajonalizimin e spitaleve apo bashkimin e tyre. “E gjithë kjo pjesë e Maqedonisë, duke filluar me Qendrën e kardiologjisë në Ohër, spitalin e Ohrit, spitalin ortopedik, Shën Shtefani, Instituti i nefrologjisë dhe ne si spital i përgjithshëm konsiderohemi si klinika e pestë në Maqedoni, e kombinuar në një. Varësisht se cili repart funksionon më shumë dhe më mirë, për shembull në kirurgjinë tonë, do të ishte…
Author: Jeta almakos
Problemit me mungesën e autobusëve akoma nuk po i shihet fundi. Derisa transportuesit privatë presin përgjigje pozitive lidhur me kërkesën e tyre për rritje të çmimit për kilometër, gjendja në kryeqytet vazhdon të duket kështu. Qytetarët thonë se ata po e vuajnë çmimin e këtyre mosmarrëveshjeve mes institucioneve dhe kompanive private. Ata shpesojnë për një zgjidhje të shpejtë, pasi thonë se mezi po e durojnë këtë situatë. “Pritet rreth një orë, pavarësisht se cilën linjë. Më së shumti këto linjat periferike”, tha një qytetar. “Shumë keq, pret pret dhe këto njoftimet, shkruan për 5 minuta, pastaj e kthejnë për 20,…
Ministri i Punëve të Brendshëm Pançe Toshkovski sot i kërkoi falje gazetarit Furkan Saliut, i cili u arrestua para disa muajve, pasi siç tha ka vlerësuar se veprimet e Saliut kanë elemente të veprës penale. “Të kërkoj falje që prokurori publik ka vlerësuar se ka elemente të shkeljes dhe jo të veprës penale, por në pjesën e asaj që keni pasur kontakt fizik me zyrtarin policor, nëse dëshironi edhe fizikisht mund të ja u tregoj se si ka qenë”. Shkup, 4 nëntor – Këtë vit janë regjistruar 4 raste më serioze shkelje të të drejtave të gazetarëve dhe një sërë…
Kryetari i ASh – VLEN, Arben Taravari është mysafir në Click Plus në TV21. Ai ka komentuar deklaratën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti të thënë në Kumanovë, që nëse merr edhe një votë më pak se oponentët e tij, do të shkojë në shtëpi, duke menduar për pensionimin politik. Taravari është kthyer në kronologji dhe deklaroi se Ahmeti shumë herë i ka humbur zgjedhjet, por arriti të qëndrojë në pushtet duke përçarë opozitën. “Ali Ahmeti është duke i humbur zgjedhjet prej vitit 2011. Tre partitë shqiptare opozitare të atëhershme që nuk arritën të bashkoheshin, mendoj për RDK-në, DR-në dhe PDSh-në kishin…
Ministri i transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski në një intervistë për Alsat tha se ish drejtuesi i Ndërmarrjes “Rrugët Shtetërore”, kuadër i BDI-së, në bashkëpunim me struktura të tjera të Qeverisë nëpërmjet projektit të autostradës Shkup-Bllacë kanë dashur vetëm të përfitojnë materialisht. Deri tani tha se traseja është ndërruar tre herë duke bërë që të ndryshojë edhe çmimi. Ai tha se kompania ‘Suez’ e ka njoftuar Ndërmarrjen “Rrugët Shtetërore” se projekti me tunelet, është i dështuar dhe mënyra se si janë projektuar tunelet, nuk mund të realizohet në praktikë pasi është në kundërshtim me standardet evropiane dhe BE-ja nuk do…
Lëkundje të tokës janë ndjerë në Maqedoninë e Veriut. Ende nuk ka të dhëna për lartësinë e termetit, por në bazë të Rrjetit Sizmologjik Europian thuhet se tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë e Serbi.
Zv. kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, së bashku me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska dhe ud. drejtori i Ndërmarrjes Publike “Drislla” Nenad Josevski ka vizituar deponinë “Drislla”. Gjatë kësaj vizite u diskutua për rëndësinë e investimeve në landfill, me qëllim që ai të jetë plotësisht funksional dhe të ofrojë shërbime më të sigurta dhe më efikase. Mexhiti, thuhet në njoftim, theksoi nevojën e mbylljes së deponisë, para së gjithash për arsye sigurie, dhe kjo do të mundësojë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik. Ai theksoi se investimet e nevojshme do…
“Të shtrembëruara, të vjetërsuara, të mbuluara me there dhe të shkruara gabimisht në secilën gjuhë! Kjo është gjendja e tabelave rrugore në magjistralet dhe autostradat e vendit. Në vitin 2021 premtuan nga “Makedonija Pat” e atëhershme se do t’i ndërrojnë të gjitha tabelat e vendit në rrugët kryesore, por deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë”, raporton Salije Sadiku Pinjolli – gazetare e TV21. Në këtë gjendje siç janë tabelat rrugore vështirë se mund të orientohesh, madje më alarmante është situata tek shenjat për shpejtësinë e vozitjes të cilat në shumë vende janë të pa dukshme dhe jo të vendosura…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte takoi qytetarët e Kumanovës. Ai në fjalimin e tij tha se Ushtria Çlirimtare Kombëtare ruajti Maqedoninë e Bashkuar, ndaj edhe qytetarët maqedonas duhet ta dinë se pa shqiptarët ky shtet nuk do të ekzistonte. “UÇK e ruajti këtë Maqedoni të bashkuar, ndaj këtë duhet ta dini mirë komuniteti maqedonas, sepse pa ne, Maqedonia nuk do të ekzistonte. Ne lehtë e kishim t’i bashkohemi Shqipërisë ose Kosovës por nuk e bëmë, sepse edhe ne jemi dalëzotës në këtë vend”, tha Ahmeti. Ai shtoi se nuk është koha që të preken plagët e…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku, kanë inauguruar sot Urën e Madhe të Kukësit, pas disa muaj vonesë nga premtimi fillestar i shefit të qeverisë. Ura e re me një kosto prej 40 milionë eurosh lehtëson trafikun drejt Kosovës duke evituar urën e vjetër në hyrje të qytetit të Kukësit. “Një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh dhe i jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha qyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth,” ka shkruar Rama në Facebook.
LSDM ka propozuar ligj për ulje të TVSH-së për produktet ushqimore nga 5 në 0%. Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe tha se LSDM ka dorëzuar sot në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar. Ai thotë se me këtë ligj qytetarët do të mund të kursejnë nga 1200 deri në 2000 denarë. VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar parasheh heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore, pra nga 5% në zero % të TVSH-së për të gjitha produktet ushqimore bazë. Propozimi përfshin…
Këtë vit janë regjistruar 4 raste më serioze shkelje të të drejtave të gazetarëve dhe një sërë kërcënimesh online dhe 8 të ashtuquajtura “padi të verbëra”. Këtë e bëri me dije kryetari Shoqatës së Gazetarëve, Mlladen Çadikovski, me rastin e 2 nëntorit, Ditës ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së sulmeve ndaj gazetarëve. Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së “Ky është një një sinjal alarmant për zmadhimin e pasigurisë fizike dhe juridike, me të cilën po përballen gazetarët në kryerjen e punës së tyre. Dua të theksoj dy rastet më specifike, të cilat kërkojnë hetim urgjent dhe përgjigjen e duhur janë: …

