Marrëveshja me kompaninë “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve po bëhet prioritet për Qeverinë. Një delegacion qeveritar sot ka paralajmëruar fillimin e ndërtimit të autostradës Gostivar – Bukojçan, që sipas tyre do të thotë se pas 50 vitesh në Korridorin 8 po ndërtohet autostrada e re moderne. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, gjatë një inspektimi të punëve ndërtimore në ndërtimin e autostradës Gostivar-Bukojçan, njoftoi se nga Shkupi për në Ohër dhe Strugë do të duhen vetëm një orë e gjysmë, tranmseton Portalb.mk. “Po fillojmë me punë reale në terren për ndërtimin e autostradës Gostivar-Bukojçan, rruga më e vështirë…
Author: Jeta almakos
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se nuk pret rritje të çmimit të rrymës për amvisëritë në janar. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Mickoski tha se me kohë do të vazhdojë furnizimi me energji elektrike. “Nuk pres të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë këtë janar. Nuk pres. Nga ajo që mund të konstatoj është se qytetarët janë furnizuar me të gjitha sasitë e energjisë elektrike në kohën e duhur dhe do të vazhdojmë t’i furnizojmë në atë mënyrë. Kështu që, së paku nga informacionet që posedoj unë nuk pres të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike…
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se sot me inspektimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8, ku përveç kreut shtetëror mori pjesë edhe vet ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, u demantua edhe një gënjeshtër e BDI-së “Veprat e VLEN-in për çdo ditë dëshmojnë dy gjëra. Mashtrimet me dekada që u ka bërë BDI shqiptarëve dhe përkushtimin tonë si pjesë e Qeverisë, për të ecur në realitet projektet madhore në interes të shqiptarëve por edhe në interes shtetëror! Sot, në inspektimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8, në të cilën përveç…
Deputeti i VLEN-it Bekim Qoku, i cili është përfaqësues i Lëvizjes VetVendosje, ka komentuar fillimet intensive të punimeve në Korridorin 8, ku në FB ai ka shkruar se për dallim nga BDI, VLEN po realizon. “Mbajtën 22 vjet pushtetin pa ndërtuar asnjë km autorrugë, pa përfunduar asnjë rrugë të rëndësishme nga A në B. Asnjë të vetme. Kanë folur gjithmonë në kohën e ardhme. Gojën plot premtime, lajme të rrejshme e propagandë pa fund. Legjitimiteti i tyre ka qenë rrena e mashtrimi, blerja e votës dhe shantazhi. Mungesën e punës dhe rezultateve e kanë mbuluar me premtime të vazhdueshme dhe…
Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, konsideron se artificialisht po krijohen probleme dhe se ka politikë në deklaratat e kryetarëve të komunave të Strumicës dhe Karposhit për largim nga BNJVL. Gjorgjievski theksoi për MTV se kryetari i komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, refuzon komunikimin dhe ndihmën e kolegëve të tjerë, duke i lënë peng qytetarët për qëllimet e tij politike. ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I BNJVL-SË “Praktikisht nuk mbaj mend ndonjë seancë në të cilën është paraqitur, gjithmonë ka dërguar zëvendësues. Në momentet kur u shfaq periudha e krizës,…
Kryeministri Hristian Mickoski thotë se drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski i plotëson kushtet sipas ligjit. I bëri thirrje Komisionit Antikorrupsion që sa më shpejtë të deklarohet për këtë rast pas akuzave nga opozita se Hristovski nuk i plotëson kushtet që të jetë drejtor i ASK-së. “Them se të gjitha kushtet sipas ligjit janë plotësuar. Organi i vetëm i cili duhet të konstatojë nëse ato kushte janë plotësuar është Komisioni Antikorrupsion të cilit i bëj thirrje që ta hetojë shpejtë këtë rast. Jam i bindur se ai i plotëson kushtet. Vallë do të lejonim që të ndodhë një…
“Wir schaffen das”, apo “Ne mund ta bëjmë këtë” – ishte refren i vazhdueshëm i Angela Merkelit në vitin 2015, atëkohë kancelare e Gjermanisë. Me të, shprehte vendosmërinë e saj për t’iu hapur dyert imigrantëve – shumë prej të cilëve iknin nga lufta në Siri, e të tjerët nga Afrika e Veriut, Iraku e Afganistani. Më 2015 dhe 2016, mbi 1.2 milion njerëz aplikuan për azil në Gjermani dhe rreth 800.000 në pjesë të tjera të Evropës, duke shënuar kështu lëvizjen më të madhe të popullsisë në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore. Një studim i publikuar në korrik…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka akuzuar drejtorin aktual të Agjencisë për Siguri Nacionale se ka paraqitur certifikatë false për njohjes e gjuhës angleze, transmeton TV21. A do të kërkojë tërheqjen, është pyetur kryeministri Hristijan Mickoski. Ai tha se nëse këtë e konstatojnë institucionet relevante, atëherë po, do të kërkojë largimin e tij. “Nëse konstatohet ajo nga institucionet përkatëse, e jo LSDM-ja opozitare dhe ish agjentët e frikësuar, të cilët këto institucione të sigurisë i shndërruan në fortesa në luftën kundër opozitës, në kohën kur ne (VMRO) ishte në opozitë, ATËHERË PO!”, tha Mickoski. Më tej Mickoski tha se nuk do…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se kryetari i saj, Ali Ahmeti iu ka dërguar letra drejtuesve të lartë shqiptarë dhe ndërkombëtarë për siç bëjnë të ditur, për “mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe stabilitetit dhe harmonisë ndëretnike që ajo ka ndërtuar”, transmeton TV21. “Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dërguar letra drejtuar Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Edi Rama, Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kancelarit gjerman Olaf Scholz, Presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe…
“Vazhdon keqpërdorimi i zyrave të kryeministrisë nga Izet Mexhiti, për mbledhje partiake Drejtuesit e partive të koalicionit në Qeverinë jolegjitime po bëjnë keqpërdorime flagrante të institucioneve dhe resurseve shtetërore. Edhe si kuadër i BDI, edhe si kryetar i Komunës së Çairit, por edhe tani si kuadër i VLEN, Izet Mexhiti keqpërdor zyrat e kryeministrisë për mbledhje dhe aktivitete partiake. I bëjmë thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të hap procedurë për keqpërdorimin e institucioneve shtetërore nga zyrtarët politik për qëllime partiake. Gjithashtu ftojmë edhe zëvendës kryeministrin për qeverisje të mirë që të kryejë detyrën zyrtare dhe të sanksionojë…
Kim Mehmeti Maqedonia është shtet i rrallë që e poshtëron vetveten duke festuar betejat që e nënshtruan dhe e bënë pjesë të mbretërisë serbe. Andaj ajo i rindërtoi të gjitha monumentet që dinastia e Karagjorgjeviqit i ndërtoi në Banovinën e Vardarit që nga viti 1918 deri në vitin 1941, përfshi edhe Shtëpinë e Oficerëve të ndërtuar mbi themelet e Burmali Xhamisë. Në të vërtet Maqedonia kurrë nuk u çlirua dhe as që ka dashur të çlirohet nga mendësia politike serbe, sepse për elitat maqedonase, më e pranueshme është robëria serbe se sa liria që duhet ta bashkëjetojnë me shqiptarët.
Është e qartë se Qeveria mendon se Komisioni për Falje duhet të bëhet “kurban” që të shpëtohen Siljanovska dhe porositësit e këtyre faljeve skandaloze, reagojnë nga LSDM-ja. Sipas tyre, duhet të ketë përgjegjësi për Presidenten dhe porositësit e amnistive. “Presidentja Siljanovska vendos për faljet, e jo komisioni dhe përgjegjësia e plotë është e saj. Për faljet skandaloze patjetër të ketë përgjegjësi edhe për Siljanovskën edhe për porositësit. Në Prill 2023, Presidentja hungareze, Katalin Novak, u dorëhoq për shkak të skandalit me faljen e një personi. Siljanovska amnistoi narko-bosin dhe kriminelë të dënuar të implikuar në afera spiunimi. A janë Hungaria…

