Në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) pritet të shpërthejnë skandale serioze për keqpërdorime të buxhetit nga ana e kompanive që kanë përfituar para përmes projekteve “fantazmë” apo të pa finalizuara. Ushtruesi i detyrës së drejtorit në FIZHT, Nikolla Dodov theksoi se rreth 60 kompani kanë përfituar miliona euro nga shteti për projekte inovative dhe zhvillimi dhe në vend që t’i zbatonin ato, ose nuk kishin rezultate ose ishin për projekte “fantazmë”, duke e dëmtuar buxhetin me 3.2 milion euro. Revizioni i brendshëm brenda këtij institucioni po vazhdon hetimet ku kanë rezultuar parregullsi serioze, në kundërshtim me dispozitat e…
Author: Jeta almakos
Kryetari BDI-së, Ali Ahmeti ka publikuar një video përmbledhje me deklarata të kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që sipas kreut të integristëve, janë udhëzime publike që i pari i ekzekutivit po u jep gjykatësve në Kushtetuese. “Kronikë e shkurtër e një paralajmërimi të dokumentuar paraprak të vendimeve të qeverisë dhe të udhëzimeve të drejtpërdrejta dhe publike politike për Gjykatën Kushtetuese!”, ka shkruar Ahmeti në postimin e bërë të video materialit.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas ka dhënë mbështetje për Maqedoninë e Veriut në rrugën e realizimit të reformave të kërkuara nga BE, transmeton TV21. Pasi dorëzoi raportin te kryeministri Hristijan Mickoski, Rokas tha se e rëndësishme është se nuk ka kthim pas në reformat. “E rëndësishme është se nuk ka kthim pas dhe ne me të vërtetë do të punojmë të përkushtuar, dorë për dorë, bashkë, të arrijmë edhe më shumë se sa që është arritur për një vit”, tha Rokas.
Presidentja Gordan Siljanovska Davkova fajin për faljet e hedh tek gjykata pasi atje fillojnë procedurat. Sipas saj, se janë në bisedime për krijimin e përbërjes së re të Komisionit për Falje, Presidentja thotë se nëse anashkalohet e drejta e faljes, së shpejti mund të ballafaqohemi me vërejtje nga Këshilli i Evropës për suspendim të të drejtës për falje. “Mendoj se edhe anëtarët e Komisionit, edhe unë, jemi udhëhequr nga filozofia për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Unë kam besuar dhe ende besoj që njerëzit edhe kur janë në burg, janë njerëz, ndoshta janë çnjerëzuar në ndonjë moment, por nuk…
Komuna e Çairit sot shpalli gjeneralin Wesley Kanne Clark si “Qytetar Nderi”. Ky vendim u miratua me unanimitet nga Këshilli i komunës dhe përfaqëson një njohje të merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Ky titull nderi, që do të jepet më 13 nëntor, shënon një moment të rëndësishëm për të gjithë ne, veçanërisht në kuadër të Ditës së Veteranëve të Shteteve të Bashkuara, që festohet më 11 nëntor. Gjenerali Clark, i njohur për rolin e tij të rëndësishëm në rivendosjen e paqes në Kosovë gjatë Luftës së Kosovës, do të vizitojë…
Me rastin e 29 Tetorit, 101 vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, mbrëmë u organizua pritje solemne në ambasadën e Turqisë në Shkup. Në këtë pritje të organizuar nga ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, të pranishëm ishin edhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, kryeparlamentari Afrim Gashi, kryeministri Hristijan Mickoski, si dhe ministra, deputetë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe shumë të ftuar. Ky aktivitet filloi me intonimin e himneve kombëtare të dy vendeve, ndërsa më pas u shfaq edhe një videomesazh nga presidenti Rexhep Taip Erdoğan. Ambasadori…
Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe njëherit edhe kryetar i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, thotë se kryetari i Strumicës Kostadin Kostadinov, nuk do ta braktis BNJVL-në, por do të vazhdojë të mbetët në këtë bashkësi. Gorgjievski shprehet i prerë se në BNJVL nuk ka ndarje e as largim të askujt, ndërsa shtoi se nuk do të lejojnë që politika të përzihet. ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I BNJVL-SË “Unë nga fillimi i kam dhënë mundësi vet procesit dhe prandaj nëse më keni ndjekur që nga fillimi, asnjiher me asnjë fjalë nuk kam reagur, kam lënë hapsirë që…
Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe njëherit edhe kryetar i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, thotë se kryetari i Strumicës Kostadin Kostadinov, nuk do ta braktis BNJVL-në, por do të vazhdojë të mbetët në këtë bashkësi. Gorgjievski shprehet i prerë se në BNJVL nuk ka ndarje e as largim të askujt, ndërsa shtoi se nuk do të lejojnë që politika të përzihet. ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I BNJVL-SË “Unë nga fillimi i kam dhënë mundësi vet procesit dhe prandaj nëse më keni ndjekur që nga fillimi, asnjiher me asnjë fjalë nuk kam reagur, kam lënë hapsirë që…
Maqedonia e Veriut duhet të përshpejtojë tempon e reformave që kanë të bëjnë me BE-në dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përparim në procesin e negociatve qasëse, thuhet në raportin më të ri të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut. Edhe këtë vit, raporti përmban më së shumti kritika sa i përket gjendjes me sundimin e së drejtës, gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit, ku KE pret zbatimin e reformave efikase. Po ashtu, komisioni porosit vendin se, duhet të përforcohet besimi në sistemin gjyqësor, korrupsioni duhet të zgjidhet pa ndërprerje, ndërsa rastet gjyqësore të profilit të lartë duhet të kenë…
Një rrahje është regjistruar në Burgun e Idrizovës, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. Rrahja ka ndodhur mes dy personave, por që i dëmtuari është një 52-vjeçar me iniciale N.D. “Më 29.10.2024 në ora 17.48 në SPB Shkup nga Burgu i Idrizovës është denoncuar se më datë 26.10.2024, N.D.52) nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga O.D.R., që të dy të burgosur. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Përveç miratimit të ndryshimeve kushtetuese, në Raport theksohet nevoja e “zbatimit me vullnet të mirë” të marrëveshjeve dypalëshe me vendet fqinje, gjegjësisht Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Bullgarinë Bruksel, 30 tetor – Maqedonia e Veriut përfaqëson shembull të mirë për ndërtimin e shoqërisë multietnike, por vendi duhet ta fuqizojë besimin në sistemin gjyqësor, ta intensifikojë tempon e reformave lidhur me BE-në si dhe ta përmbushë detyrimin e ndërmarrë për kompletimin e ndryshimeve kushtetuese. Këto janë një nga porositë kryesore që përmban Propozim-raporti për progresin e vendit në rrugën drejt BE-së nga “Pakoja…
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska vlerëson se raportet ndonjëherë mund të jenë të padrejta, se vendi i ka plotësuar kushtet dhe se është koha e fundit që fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, sipas kriterit të Kopenhagës. Nëse keni pasur 16 raporte pozitive, atëherë është në pikëpyetje poashtu edhe kredibiliteti i atij që i shkruan raportet. Nëse keni 16 ‘po’ nga Parlamenti dhe nëse keni 16 ‘po’ nga Komisioni dhe 16 ‘jo’ nga Këshilli, ndërsa keni pasur situata të anëtarëve kur kanë pasur dy ‘jo’ të Parlamentit dhe Komisionit dhe një ‘po’ nga Këshilli, atëherë mendoj se edhe Këshilli duhet…

