Author: Jeta almakos

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se paqja dhe prosperiteti global nuk do të jenë të mundshme derisa të përfundojë masakra në Gaza, e cila është nën rrethimin e Izraelit, transmeton Anadolu. Zyra e Kryeministrit të Pakistanit njoftoi se Sharif në kuadër të vizitës së tij në kryeqytetin e Katarit, Doha, është takuar me Emirin Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani. Në njoftim u theksua se gjatë takimit u diskutua për çështje të tilla si tregtia, investimet, energjetika dhe kultura mes dy vendeve, ndërsa palët diskutuan edhe për situatën në Rripin e Gazës. Duke i cilësuar si “të paprecedentë në…

Lexo më Shumë

Korniza ligjore që rregullon mediat në Maqedoninë e Veriut nuk është plotësisht në përputhje me legjislacionin evropian, veçanërisht me Ligjin Evropian për Lirinë e Medias, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit në rrugën evropiane për vitin 2024 në pjesën që i referohet medias dhe lirisë së medias. “Maqedonia e Veriut është ndërmjet një niveli të caktuar të përgatitjes dhe një niveli të moderuar të përgatitjes për lirinë e shprehjes dhe ka progres të kufizuar në këtë fushë”, vlerëson Raporti. Komisioni Evropian thekson se edhe pse me ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale, të…

Lexo më Shumë

Ka vazhduar edhe sot debati lidhur me projektin e Korridorit 8 mes opozitës dhe Qeverisë. Kreu I opozitws Venko Filipce nga foltorja e parlamenti ia kujtoj kryeministrin Mickovski deklaratat e tij kundwr projektit tw koridorit 8 tw cilin e quante projekt kriminel. “Nga momenti kur u ulët në karrikën e kryeministrit z.Mickoski marrëveshja me Bechtel Enkan nga krim historik dhe vjedhje historike u transformua në sukses historik i mirë për shtetin dhe qytetarët. Filluat të krenoheni me projektin e njëjtë të LSDM-së. Dukeni qesharak kur fotografoheni në lokacionet e njëjta në të cilën zyrtarë të ish Qeverisë vetëm kishin bërë promovimin.…

Lexo më Shumë

Emërimi i Bojan Hristovskit drejtor në Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, vazhdonë të jetë temë diskutimi në opinion, ku opozita maqedonase akuzon të njejtin se ka falsifikuar certifikatën për njohjen e gjuhës angleze. Ndërkaq, kryetari i parlamentit, Afrim Gashi, ka deklaruar se nëse Hristovski nuk posedon certifikatën më të lartë të sigurisë nuk do të mund të hyjë në të ashtuquajturën dhomë e shurdhër e bërë me materiale që pengojnë monitorimin dhe përgjimin e paautorizuar, e cila u vu në përdorim në Kuvend dhjetë ditë më parë. AFRIM GASHI, KRYETAR I PARLAMENTIT “Nuk jam unë ai që miraton se kush hyn…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, azilanti në arrati, Nikolla Gruevski është parë sërish në një vend publik në Budapest mbrëmjen e së mërkurës (30 tetor 2024), përcjell TV21. Gruevski i cili u arratis në Hungari në nëntor të vitit 2018, është fotografuar nga një gazetar i shërbimit hungarez të Radio Evropa e Lirë, në restorantin “Tokyo”, në qendër të Budapestit. Ai ishte ulur në një tavolinë pranë dritares, në shoqërinë e një zonje. Gruevski u dënua me dy vjet burg, ndërsa duhej të shkonte në burg më 8 nëntor 2018, por në vend të kësaj, ai vendosi që të ikë…

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e Vlen-it, Bekim Qoku ka komentuar protestën e sotme në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell agjencia e lajmeve INA. “Blerim Bexheti, Musa Xhaferri, Ismail Jahoski … protestojnë në kuvend! Imagjinoni nivelin e degradimit të politikës në MV. Këta super milionerë të politikës, organizatorë të krimit të organizuar, shkatërrues të sistemit të drejtësisë, hajdutët dhe të korruptuarit e shekullit mbajnë në duar banderola proteste në vend se të mbajnë prangat. Këto fotografi janë imazhe dëshpëruese. Jo më kot ata janë shkaktarët kryesorë që rreth 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vatrat e tyre. E parëndësishme sepse dihej, thjesht sa për…

Lexo më Shumë

Duke komentuar letrat e dërguara nga kreu i BDI-së drejtuar faktorit ndërkombëtar dhe kreut të Qeverisë, Hristijan Mickoski, deputeti i VLEN-it, Halil Snopçe e pyeti Ahmetin se pse derisa ishin në pushtet asnjëherë nuk ka dërguar letra të tilla edhe pse siç thekson, shqiptarët kanë qenë në gjendje shumë më të vështirë. Ndërkohë deputeti i BDI-së Ilir Hasani, thotë se të gjitha të arriturat e deritanishme janë bërë me shumë mund dhe çështjet që kanë ngelur në gjysmë, janë pjesë e një procesi afatgjatë. “Nuk është në rregull të dërgosh letër vetëm kur je në opozitë. Ka pasur shumë fenomene…

Lexo më Shumë

“Mund të ju tregoj SMS nga anëtarë të BDI-së të cilët më shkruajnë se BDI është e gatshme ë hyn në qeveri nëse i jepet vetëm gjysma e saj që e ka marë VLEN-i. Kjo qeveri që duhet të kthen dinjitetin, krenarinë dhe legjitimitetin shtetit dhe është qeveri edhe e maqedonasve, edhe e shqiptarëve, serbëve, turqve, vllehëve, romëve, boshnjakëve dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoni dhe ashtu do të vazhdojë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti. Mickoski e porositi Bexhetin se BDI ka kohë të riorganizohet në opozitë, të…

Lexo më Shumë

Në seancën për pyetje të deputetëve, deputetët e Frontit Europian penguan me afishe fjalimin e kryeministrit Hristijan Mickoki, në shenjë proteste ndaj punës së qeverisë. Në afishe shkruhej: “PO EUROPËS, JO RUSISË”, “Pa përkatësi etnike nuk ka Marrëveshje të Ohrit”, “Larg duart nga gjuha shqipe”

Lexo më Shumë

Fatkeqësisht, aktorë të caktuar në Bullgari, të cilët nuk janë të interesuar të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për të kapërcyer pengesat për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian, në vend të kulturës për dialog, po e keqpërdorin situatën. Ky koment vjen nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, ministrja e së cilës Sanja Bozhinovska u gjend sërish në lajme sot pasi agjencia bullgare BGNES publikoi deklaratën me të cilën ajo deklaroi në tetor 2004 se ka vetëdije bullgare dhe origjinë bullgare, transmeton Portalb.mk.  Në deklaratën e dërguar nga Ministria për MIA-n, thuhet se Bozhinovska ka…

Lexo më Shumë

Me rastin e 101-vjetorit të shpalljes së Republikës së Türkiyes, në Shkup është organizuar panel me temë “Republika dhe letërsia turke në 101-vjetorin e shpalljes”, raporton Anadolu. Në aktivitetin e organizuar nga Konsulenca e Arsimit pranë Ambasadës së Türkiyes në Shkup, me mbështetjen e Departamentit të Turkologjisë pranë Universiteti Shën Kirili dhe Metodij, morën pjesë ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, zv/këshilltari i konsulencë së arsimit, Cüneyt Talha Özyürek, kreu i Turkologjisë, Prof. Dr. Osman Emin, përfaqësues të institucioneve turke në vend, akademikë dhe studentë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori Ulusoy rikujtoi se në kuadër të festimeve…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se nuk do të ketë iniciativë për ndryshimet kushtetuese me zbatim të prolonguar, para formimit të Qeverisë në Bullgari. Sipas Mickoskit një lëvizje e tillë do të ishte naive dhe do ta rrezikonte procesin eurointegrues të vendit. “Do të ishte naive sikur ta bënim… Një lëvizje e tillë unilaterale do të nënkuptonte rrezikim i plotë të eurointegrimeve, tashmë të rrezikuara për shkak të avanturave të pushtetit të kaluar. Kuptohet se duhet të merret ndonjë sinjal që të bëjmë çfarëdo hapi përpara. Nuk do të futemi në asnjë avanturë, përndryshe ne mund ta bënim më herët…

Lexo më Shumë